Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Agron Tufa: Shkrimtari Nasho Jorgaqi, spiun i Sigurimit tė Shtetit

    “Njihej me pseudonimin ‘dragoi’”, Agron Tufa publikon dokumentin: Nasho Jorgaqi, spiuni mė jetėgjatė i komunizmit


    Shkrimtari Agron Tufa ka shėnjestruar njė tjetėr emėr, qė sipas tij ka qenė pjesė e Sigurimit tė Shtetit nė kohėn e komunizmit, ndėrsa ka publikuar njė dokument tė asaj kohe. Bėhet fjalė pėr shkrimtarin Nasho Jorgaqi.

    Pėrmes njė reagimi nė rrjetin e tij social ‘Facebook’, ish-drejtori i Institutit pėr studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa tha se Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, duke e cilėsuar si spiunin mė jetėgjatė tė Sigurimit tė shtetit komunist.

    “Me veprėn e tij ai mbetet njė sigurims trushpėlarės, tė cilit edhe sot e kėsaj dite nuk i ėshtė fikur urrejta pėr ata qė diktatura i quante “armiq tė popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenė “Dragoi””, shkruan Tufa.

    Sipas Tufės, Jorgaqi sponsorizohej fuqishėm nga regjimi diktatorial si agjent edhe pėr diasporėn.

    Emri:  120343896_10223812751617937_1716942588299342084_o.jpg

Shikime: 693

Madhėsia:  42.5 KB

    Emri:  120259934_10223812752177951_7308375033845072179_o.jpg

Shikime: 666

Madhėsia:  40.9 KB

    MESAZHI I TUFES

    NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TĖ SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”


    Autori i (mender me thanė) romanit propagandistik “Mėrgata e qyqeve” nė 2 vėllime, Nasho Jorgaqi, libėr tė cilin e ka ribotuar disa herė, edhe tani, dhe pėr tė cilin kėmbėngul nė intervistėn tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati pėr zv/ministėr me 1997 – ka qenė spiun! Ndoshta spiuni mė i vjetėr e mė jetėgjatė i Sigurimit tė shtetit komunist. Njė spiun, bashkėpunėtor i neveritshėm i Sigurimit. Njė spiun veteran. Njė spiun kan-*** i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisė dhe KQ tė PPSH. Me veprėn e tij ai mbetet njė sigurims trushpėlarės, tė cilit edhe sot e kėsaj dite nuk i ėshtė fikur urrejta pėr ata qė diktatura i quante “armiq tė popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenė “Dragoi”. Dėmi, kuptohet, ka qenė shumė i madh, ka marrė mė qafė shumė njerėz, jo vetėm me spiunimet e para nė Institutin e Lartė Pedagogjik “Aleksandėr Xhuvani”, por mė vonė, me radhė, me shkrimtarė shqiptarė tė Shqipėrisė dhe sidomos tė Kosovės. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishėm nga regjimi diktatorial si agjent edhe pėr diasporėn. Meqenėse njė katastrofe tė tillė personaliteti aq katran, sa ē’ėshtė shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisėsh, po mjaftohemi vetėm me njė kėshillė pėr tė: “Meqė partia ta botoi nė qindramijėra kopje paēavuren tėnde propagandistike mbi “zbulues” krejtėsisht tė dėshtuar si megallomanėt qesharakė Isuf Mullahi e Hasan Luēi, meqė e ke nxirė letrėn me dialogje tė gatshme pėrgjimesh, tani ke rastin tė shkruash romanin tėnd tė jetės, jo mė me spiunė tė dėshtuar, por me njė spiun tejet tė sukseshėm, siē ke qenė vetė”.

    Dhe diēka: ti qe i ke quajtur mėrgimtarėt politikė antikomunistė “qyqe”, ty pra, nuk tė shkon gjithė ai pseudonim i fryrė “Dragoi”. Sepse ti je njė orl, thjesht orl, qė ushqehet me kėrma e coftina.

    P.S: Rezervoj, pas kėsaj njė neveri, qė do ta afishoj publikisht pėr ata miq me dy fytyra qė i qasen, bashkėpunojnė dhe dalin foto me kėtė varrmihės tė kulturės.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Agron Tufa: Shkrimtari Nasho Jorgaqi, spiun i Sigurimit tė Shtetit

    Tufa nxjerr tė dhėna tė tjera pėr shkrimtarin Jorgaqi: Si u martua me agjenten me nofkėn ‘Artistja’, ia hoqi Sigurimi shpenzimet e dasmės me njė pajė

    Ish-drejtori i ISKK-sė, Agron Tufa ka vijuar sėrish me akuzat ndaj shkrimtarit Nasho Jorgaqi, ndėrsa ka publikuar njė dokument ku sipas tė cilit Sigurimi i Shtetit i dha njė shpėrblim tė majmė pėr kohė pėr punėn e tij.

    Sipas Tufės, Jorgaqi u martua me njė grua me nofkėn “Artistja”, tė rekrutuar nga Sigurimi, bashkėshorti i sė cilės ishte nė burg dhe mė pas u pushkatua.

    Emri:  120433497_10223838282056182_2771030693561934990_n.jpg

Shikime: 658

Madhėsia:  61.9 KB

    Emri:  120459145_10223838274615996_5278528206201706681_n-1.jpg

Shikime: 637

Madhėsia:  26.3 KB

    MESAZHI I TUFES

    NASHO JORGAQI NGA SPIUNI-INFORMATOR “DRAGOI”, NĖ AGJENT REKRUTUES E NDĖRLIDHĖS, REZIDEND KYĒ I REGJIMIT.
    SIGURIMI I HEQ SHPENZIMET E DASMĖS ME NJĖ PAJĖ PREJ 30 MIJĖ LEKĖSH


    Nasho Jorgaqi u rekrutua mė 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. pėr 5 vjet ai shėrbeu si polici intelektual i inteligjencies sė kryeqytetit, si pjesė e punės sė seksionit tė tretė tė Drejtorisė sė Punėve tė Brendshme Tiranė. Spiunimet e para tė “Dragoit” ishin kundėr Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, nė Institutin Pedagogjik 2 vjeēar “Aleksandėr Xhuvani” nė Tiranė. Qėllimi ishte kontrolli i studentėve dhe rretheve letrare qė shfaqnin pikėpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.
    Nga punėtori operativ Caci Papajani (ish pastiēier mesatar) Nashua u drejtua nė ndėrmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiēeri vėrente si ai i kuptonte shpejt gjėrat pasi kishte “shkollė tė madhe”. Nė qyrkun e Nashos kaloi edhe Skėnder Luarasi. Nuk e dimė a do dalė kjo gjė nė konferencėn qė do tė organizojė Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) pėr disa figura tė majta, ndėr tė cilėt shihet edhe emri i tė pėrmendurit.
    Operativi Leonidha Petrani ishte shumė i kėnaqur nga Nashua. Pėr kėtė arsye, me rastin e martesės, nė tetor 1960, Nashos i dhanė 3000 lekė shpėrblim. Kjo shumė ishte njė pajė e vogėl me tė cilėn e daroviti Sigurimi martesėn e Nasho Jorgaqit.

    Nė vitin 1960 kaloi pėr llogari tė Degės sė 12-tė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja nė Tiranė. Sė bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi nė drejtimin francez. Me Margaritėn si grua e divorcuar tragjikisht (ish bashkėshorti nė burg, mė pas do tė pushkatohet), ai formonte njė dyshe tė bukur agjenturore. Leonard Tomoso (tė cilit i vunė nofkėn “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte tė mėsonte shqip, ndėrsa Sigurimi e vlerėsonte si “zbulues imperialist”. Operativi Petrani vėrente me kėnaqėsi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtė me partinė e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshėm dhe serioz. Pėr kėto arsye, mė 13.10.1961 nga informator ai u ngrit nė agjent. U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjėrata”. Mirėpo, nė vitin 1966, Nashua u dalldis pas njė historie me nė qendėr ish marinarin Spiro Kote, i cili u bė strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi tė merret me shkrimin e kėsaj ngjarje, duke i dhėnė njė drejtim ashtu siē e donte partia. Por duke humbur kohėn sa nė njė repart e nė njė tjetėr. Duke mos pasur objekt, nė vitin 1967, pas 13 vjetėsh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja pėr Nashon ishte e madhe. Rikthehet nė armėn e dashur tė Sigurimit nė vitin 1973, duke u aktivizuar nė drejtimin e tė ardhurve. Sidomos shkrimtarėt nga Kosova ishin gjahu i parė e mė i urrejtshėm i Nashos.
    Nė vitin 1978 u kthye rekrutues e ndėrlidhės, pra praktikisht njė lloj rezidenti shumė i rėndėsishėm pėr regjimin. Njėri ndėr ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” qė Nashua e mbante nė lidhje. Nė disa ēėshtje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet nė vitin 1991.

    Nga sa thamė pėrmbledhtas, bie poshtė ideja qė enveristėt e tipit Spartak Braho e shumė tė tjerė tė ngjashėm e kanė hedhur vazhdimisht, qė partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkėpunėtorėt vetėm nė klasėn e tė persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnė njė ide tė tillė: vetė rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrėzon kėtė shpifje. Tė mos flasim se sa “dragonj” tė partishėm kanė qenė spiuna tė sigurimit.

    Para ca ditėsh, nė njė intervistė tė fryrė tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatė shkrimit tė romanit “Mėrgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtėsisht i paditur nga puna e agjenturave. Ēfarė hipokrizie! Dhe kush? Njė agjent i regjur si “Dragoi”.

    Balkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-06-2021 mė 00:29

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Agron Tufa: Shkrimtari Nasho Jorgaqi, spiun i Sigurimit tė Shtetit




    Kontributi i Nasho Jorgaqit, tregon anėtari i akademisė sė shkencave Pėllumb Xhufi

Tema tė Ngjashme

  1. Me shkrimtarin Nasho Jorgaqi.
    Nga ChuChu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-08-2022, 15:07
  2. Agron Tufa
    Nga Ifigjeni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-03-2016, 13:52
  3. Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 12:06
  4. Qemal Sakajeva, ish-spiun i Sigurimit te Shtetit
    Nga qorri_30 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 07:58
  5. Vdekja e leximit dhe Kainėt e librit - Agron TUFA
    Nga [xeni] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 05:19

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •