Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Qeveria mashtroi biznesin e vogël për faljen e tatim-fitimit

    Nga Klodian Tomorri

    Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e karantinës pandemike, kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi public, sqaroi bizneset se qeveria kishte lehtësuar barrën e tyre tatimore.

    “Tatim-Fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për vitin 2020 është falur. Por ama, çfarë është paguar dhe do të vazhdojë të paguhet janë sigurimet dhe natyrisht tvsh-ja. Këto do të vazhdojnë të paguhen” deklaroi kryeministri. (Shiko deklaratën e kryeministrit).

    Në atë kohë, procesi i ligjbërjes ishte totalisht kaotik. Shumica e masave ligjore ndërmerrej përmes akteve normative dhe shpallej nga vet Rama në rrjetet e tij sociale. Megjithatë përgjatë vitit 2020, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore në komunikimet me biznesin përsërisnin premtimin e kryeministrit; tatim fitimi i vitit 2020 ishte falur.

    Madje, të njëjtin qëndrim drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj e përsëriti sërish vetëm pak muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një interviste në televizionin Klan me kolegen Ola Xama. (Shiko intervistën e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve)

    Sipas ligjeve në fuqi, në datën 10 shkurt të këtij viti, bizneset e vogla dorëzuan bilancet financiare për vitin e kaluar. Në mars dhe në prill, nuk ndryshoi asgjë dhe të gjitha bizneset mendonin se tatim fitimi ishte falur. Por sapo përfunduan zgjedhjet dhe qeveria fitoi sërish pushtetin, historia ndryshoi menjehërë.

    Ditët e fundit, administrata tatimore është lëshuar me presion ndaj biznesit të vogël duke i kërkuar të paguajë tatim fitimin e vitit 2020. MCN ka parë një sërë shkresash të lëshuara nga Tatimet, gjatë këtyre ditëve të fundit, ku u kërkohet bizneseve të vogla që të paguajnë tatim fitimin për vitin e kaluar, në të kundërt do të përballen me gjoba dhe masa administrative.

    Madje mënyra se si po justifikojnë ndryshimin e kursit është edhe më qesharake. E përballur me ankesat e bizneseve, Drejtoria e Tatimeve po justifikohet se deklarata e drejtoreshës së përgjithshme dhe ajo e kryeministrit kanë qenë lapsuse dhe se tatim fitimi për biznesin e vogël nuk është falur, por vetëm është shtyrë.

    Ajo që po ndodh me tatim fitimin e biznesit të vogël është mirëfilltazi një maskaradë shtetërore. Kryeministri dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve mashtruan publikisht biznesin deri në zgjedhje. Pasi zgjedhjet u fituan, tashmë bizneseve u kërkohet të paguhet taksa. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, kur shteti trajton sistemin fiskal si një instrument mashtrimi në funksion të zgjedhjeve. Por cila është fatura që i kërkohet tani biznesit.

    Sipas regjimit tatimor në fuqi, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit, tatimi mbi fitimin është zero. Ky kufij është vendosur që në 1 janar të vitit 2016.

    Për bizneset me xhiro nga 5 deri në 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi është 5 për qind. Kjo është fasha e biznesit, të cilës qeveria i premtoi publikisht faljen për vitin e kaluar, ndërsa tani po e detyron të paguajë. Bëhet fjalë për qindra dhe mijëra biznese, të cilët tani kanë rënë në darën e tatimorëve, pasi më parë provuan karamelen e rreme të kryeministrit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria mashtroi biznesin e vogël për faljen e tatim-fitimit

    Arka e shtetit eshte bosh nga parate qe Rama i prishi per fushate. Taksat ndaj biznesit dhe ndaj qytetareve, jane te GARANTUARA qe do te rriten ne ditet ne vazhdim. Ky eshte cmimi i keqqeverisjes se vendit, qe cdo biznes dhe cdo taksapagues paguan ne ate vend.

    Prioritetet e qeverise Rama jane te paguaje detyrimet ndaj trafikanteve dhe krimineleve qe punuan ne fushaten e saj. Dhe tu rrisi taksat shqiptareve me nje shpejtesi te rrufeshme qe shqiptaret te mos mesojne dot te verteten qe Kryebudallai kryeminister i ka bere parate e shtetit te tyre "rush e kumbulla".

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2018, 18:22
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-02-2016, 12:26
  3. Qeveria: Prej korrikut 2007, taksë e sheshtë 10% për biznesin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2007, 12:22
  4. Sistemi tatimor per biznesin e vogel?
    Nga studenti1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 15:04
  5. Qeveria heq dore nga TVSH per biznesin e vogel
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2004, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •