Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
Po edhe ti te njejtin qendrim ke mbajtur por ne kahe te kundert. Por une diskutoj vetem me fakte. Vete fjala "shkaterrim epokal" qe po ngul kembe ti eshte koncept anti rama ne fakt, se shkaterrimi ka nisur qysh ne 91-96, me shkaterrimin dhe falimentimin e sforcuar re asaj ekonomie qe mund t`i mbijetonte tregut. Kjo e Rames mund te quhet zhvillim shperpjestimor, ne mungese te nje plani urbanistik te mirefillte, ku te percaktohen sakte siperfaqet per lulishte, parkingje, peme, gjelberim, si dhe numri i kateve. Por, mendoj se jane impakte te zhvillimit te ndertimit, industrise se vetme qe i shpetoi falimentimit. Besoj se kjo do vije duke u ulur, si rezultat dhe i pakesimit te kerkeses per ndertime. Nese pastaj ka apo jo pastrime parash kete eshte e veshtire ta gjesh, vete sistemi eshte i tille qe korrupsioni eshte bashkudhetar, bashke me droge, ..etj.
Dua te theksoj se themeli i zhvillimit shperpjestimor te Tiranes u hodh ne ligjin per kthimin e pronave te vitit 1993, mbi bazen e te cilit s`mbeti qoshe e Tiranes pa u betonizuar pasi kthehej pronareve, ne nje kohe qe vete ligji percaktonte se duhej te mbahej parasysh plani urbanistik i vitit 1989. Eshte PD shkaku fillestar i shkaterrimit. Rama vazhdoi sepse pronat ishin kthyer vend e pa vend dhe nuk mund te kishte proces reversibel.
Ok, te fala mister 20%-shit. Kujdes thuaji, se mos del prape ne pergjime me Ndraghetten