Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së: Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese


    Emri:  Agron-Shehaj-675x375.jpg

Shikime: 391

Madhësia:  26.2 KB

    Agron Shehaj kandidon për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ai thekson se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, “por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur”.

    Reagimi i plotë i Agron Shehajt në Facebook:

    Shqipëria ka sot nevojë për opzitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!
    Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
    Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.
    Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.
    Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.
    Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej.

    Koha Jone

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    pd eshte parti berishiste nga koka te kembet, nuk besoj se mund te clirohet ndonjehere, megjithate te shohim pas deklarates se amerikes, cilido te jete ne krye nje rruge do ndjeke, pd: berishizem, bajraktatizem, tribalizem, ruralizem, komunizem,....etj. izma. Duhet te filloje procesi i evropianizmit, ndryshe e gezofshi opoziten e perjetshme
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    Ai Elezi me duket se thoshte diçka te re,diçka qe mundet ta ktheje PD ne parti politike,duket a dukej si kandidati ideal ... Ky Shehaj natyrisht qe mundet te mari me teper vota se Basha por prap nuk frymezon.
    Keta te tjeret jane si e shkuara e politikes shqiptare ku Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia po zgjedhin trashgimtaret.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    PD eshte parti e berishes, luli vegel e tij dhe elektorati eshte dashamires i berishes, Prandaj vetem basha mund te fitoje. Nuk e di sa ka ndikuar deklarata e DASH per berishen, ne bazen e partise..Por nuk konceptoj dot nje demokrat intelektual te votoje per bashen(berishen)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-05-2021 më 11:03
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    Figure e respektuar uroj tja dale!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    Edhe ky pro berishes, tashme konfirmuar si shkaktar i korrupsionit dhe diktatures familjarisht, pd po shkon drejt zhdukjes, me kete qendrim do humbe gjysmen e votave ne 2025
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gara në PD: Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

    Bujar Nishani

    Të dashur miq demokratë !
    Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por pa e tepruar edhe për Shqipërinë !
    Për Partinë Demokratike, pasi ishte rasti të shprehej vullneti, skicohej platforma dhe krijohej hapësira pë të nisur një proçes të vërtetë reformimi, ringritje, bashkimi, forcimi me synim kryesor kthimin e besimit të shumicës së shqiptarëve tek Partia Demokratike.
    Për Shqipërinë, sepse është domosdoshmëri ekzistenca e alternativës qeverisëse ndaj një qeverie e cila pas 8 (tetë) vitesh dështimesh, korrupsioni, skandalesh, shkatërrimi institucionesh do vijojë të bëhet edhe më arrogante, më e korruptuar, më e dhunëshme, më mospërfillëse, më tradhëtare !
    Por për fatin e keq të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, lidershipi aktual e posaçërisht L. Basha pasi dështuan ta ngrenë PD në parti të parë e fituese para 25 prillit tani nisën çmontimin e çdo vlere, trashëgimie pozitive, mundësie ringritje dhe transformimi qytetar të Partisë Demokratike !
    Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale.
    L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.
    Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!
    Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë.
    Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë.
    Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë.
    Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë,
    Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !
    Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë !
    Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike !
    Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë.
    #PërPD ����

Tema të Ngjashme

  1. Edi Shehaj, i riu nga Vranishti Vlorë, fitoi titullin Kampion Bote
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2018, 14:32
  2. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 12:16
  3. Bullgari, gomari kandidon për kryetar bashkie (VIDEO)
    Nga fegi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2011, 14:48
  4. Edi Rama nuk kandidon me per Tiranen
    Nga skampin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 17-07-2009, 15:00
  5. Në Greqi një myslimane kandidon për prefekte
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 08:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •