Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 70
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Interesant ne kete rast eshte fakti qe per "Ameriken" (por edhe per ata qe kane dy pare tru,qe si ka verbuar llogorja..) Sali Berisha eshte ai qe komandon PD,gje qe mohohej me force nga te gjithe anetaret dhe simpatizantet e partise demokratike ... I meshohej ketij budalliku qe PD e komandon Basha deri ne vetmohim dhe tani qe bie bomba fillojne dhe marrezite antiamerikane se nuk dine me se çfare te thone ! Duke justifikuar Bashen i kane thene te gjitha budalleqet e mundura.
    Fakti eshte se sikur ky ndalim-hyrje amerikan te ishte bere kunder Fatos Nanos (dhe shpresoj qe te behet),me shume propabilitet nuk do kishte ndodhur asgje.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Non grata -Berisha – ok, -po ata që justifikojnë Berishën??

    Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme. Menjëherë pas deklaratës së Sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken për shpalljen non gratta të familjes Berisha .. `sepse ka minuar demokracinë në Shqipëri, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës është përfshirë në afera korruptive dhe se ka pasuruar aleatët e tij politikë`.
    Ashtu si parashikohej për të mbrojtur dhe justifikuar Berishën dolën dhe do të vazhdojnë të dalin menjëherë disa analistë që mendohet se mund të jenë të paguar dhe të korruptuar nga kjo familje, të cilët po I dalin zot duke e justifikuar Berishën me disa foto të dala me Presidentët Bush I jati dhe I biri, duke harruar se fotot e bëra janë bazuar në marëdhëniet institucionale shtetërore dhe jo për shkak se Bush-ët sot përfaqësojnë politikën e SHBA. Duhet ditur se I korruptuar dhe minues I demokracisë nuk lind por bëhesh , me kalimin e kohës dhe për shkak të mentalitetit që ka udhehqësi, në këtë rast personi në fjalë ka mbetur një intelektual katundar me të tëra paragjykimet fshatareske dhe paranojat e dëshirës për të mbajtur pushtetin deri në pafundësi…
    Na kanë dalë ca anal-istë të llojit të veçantë frutor dhe si dhe disa të tjerë të cilët për të justifikuar nderet korruptive të bëra nga personi non gratta, do vazhdojnë ta mbrojnë, ta justifikojnë e ta glorifikojnë (sigurisht sipas pagesës), por edhe politikanë të rracës opozitare të tipit kanceroz, që drejtojnë opozitën e lodhur dhe të këputur të sotme, të cilët megjithse e shohin se çpo ndodh, megjithse e kuptojnë se përpjekjet e tyre për të nxirë, dhe ndotur Shqipërinë me mashtrimet dhe paranojat e tyre, megjithse ka dhe gazetarë të keq-politizuar të cilët për tu dalë nami nuk e kanë patur për gjë të mos kenë as integritet madje dhe as shkollën përkatëse, megjithëse shumica e tv-ve jo kombëtare vazhdojnë të vjellin vrer nëprmjet rubrikave me opinionistë të tipit `zorraxhinj`, vazhdojnë të ndjekin rrugën e mbajtjes gjallë të konfliktit, sherrit, dhe anti-shqiptarizmi të shprehur nëpërmjet mos dashjes së integrimit të Shqipërisë në BE, dhe duke vazhduar rrugën e shqiponjës me dy Krena , ku njëri krye shikon Perëndimin dhe tjetri Lindjen, pa u kujtuar se ky konflikt I tanishëm 30 vjeçar i trashëguar nga diktatura , madje edhe më tej që pas 28 nëntorit të largët të pavarësisëtë 1912, duhej të ishtë shmangur më në fund.
    Sidoqoftë, më në fund pas shumë vitesh aleati ynë më besnik SHBA e kuptoi se kush qënkesh rrënja e të keqes në Shqipëri, se kush na qënkesh pasuesi dhe acaruesi i `luftës së klasave` së diktaturës në formën e mbajtjes së pushtetit me vjedhje të votave të tipit stalinian, u kuptua se kush na qënkesh nxitësi dhe `themelonjësi i korruspionit`, nëpërmjet thirrjes së krijimit të klasës së pasur që na mungokërkesh në Shqipëri, zbatuesi (së bashku me ish-a të tjerë të kupolës së PPSH që mbijetuan në demokraci) i ligjit 7501, u kuptua se kush shkaktoi një rrëmujë të padëgjuar mbi ligjëshmërinë e pronave në Shqipëri gjatë këtyre 30 viteve, u kuptua se kush shkaktoi rënien e shtetit të brishtë demokratik në Shqipëri në `97, dhe rrëmujat e vazhduara në `98, shkeljet e vazhdueshme të marëveshjeve me SHBA, ngjarjet e Gërdecit, dhe të 2011, etj, etj.
    Sot nën ndikimin e personit non-gratta, janë ngritur `institucione mediatike` të mashtrimit e të fake news, për të justifikuar humbjet, dështimet, mungesën e programeve dhe projekteve reale që duhet të bëjë Opozita për të bërë rotacionin e pushtetit egzekutiv dhe legjislativ, të cilat nuk e lenë qytetarin dhe fshatarin rehat, nuk e lenë Shqipërinë rehat, nuk i lenë institucionet ndërkombëtare rehat për të treguar se sa e keqe është qeverisja që punon aktualisht, dhe se sa e mirë na qënkërkesh opozita që braktis parlamentin, që nxit së bashku me Presidentin e dalë nga binarët- përpjekjet për destabilizim të vëndit, për revolta e prerje veshës e duarsh, që fërkojnë duart sa herë BE vendos kushte të reja për anëtarsim, që ngazëlleht kur vettingu pengohet, dhe së fundi , kur humbet zgjedhjet bën çmos që të vërtetojnë se u bë `massakër zgjedhore`, duke mos dashur të kuptojnë se populli nuk i do batakçinjtë, zorraxhinjtë, e servilët e të gjitha llojeve, por përkrah ata që punojnë.
    Shpresojmë që me nxjerrjen non gratta të Demonit të Demokracisë , Shqipërisa të marrë frymë lirisht dhe të integrohet në BE, që Shqipëria të hapë sa më shumë vënde pune e me rroga dinjitoze në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga vëndi, që Shqipëria të lulëzojë dhe njerëzit të shpëtojnë nga makthet e urrejtjes dhe të llumit mediatik që po u a bën jetën ferr popullit. Shpresojmë gjithashtu që Opozita të votojë një lider që të mos ketë lidhje demoniake me të kaluarën.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro2020 për postimin:

    ilia spiro (22-05-2021)

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Pak rendesi ka nese Berisha eshte grata apo non grata. Zgjedhjet jane vjedhur dhe nuk duhet te njihen.

  5. #24
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Pak rendesi ka nese Berisha eshte grata apo non grata. Zgjedhjet jane vjedhur dhe nuk duhet te njihen.
    Edhe kush e vendos kete, te paaftet qe sjane ne gjendje te shohen mjerimin e tyre qe japin deklarata doreheqje e vetem qe mos te largohen ja hedhin fajin popullit per blerje votash.
    Tani me thuaj mua, si mendon ti se LSI PD nuk blene vota ne qarke kur nuk kishin deputete apo pritet nga dashuria e Mones dhe e Lulit ti votonin.. Tani qe Rama ka kapur te gjitha bashkite e administraten kjo nuk diskutohet po nuk perben shkelje nga momenti qe ska asnje flagrance mbi vota.

  6. #25
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Vendimi për Berishën/ Paolo Foresti: E rrezikshme kur injoranca mbizotëron mbi njohurinë

    Diplomati i njohur italian dhe ish-ambasador i këtij vendi në Shqipëri, Paolo Foresti, ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur nga gazetari Aleks Kapllaj, ai tha se real politika bëhet e rrezikshme kur injoranca mbizotëron mbi njohuritë.

    PYETJE: Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi ish-Kryeministrin dhe Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, ’non grata’ në SHBA, për arsye korrupsioni! Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim dhe asnjë dënim në asnjë nivel gjykimi për të, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Si e shihni ju një vendim të tillë?

    Berisha ka 8 vjet që nuk ka asnjë funksion aktiv politik dhe ka një vit që nuk ka imunitet parlamentar, kështu është i lirë për t'u ndjekur dhe gjykuar. Çfarë baze juridike ndërkombëtare ka ky vendim?

    PAOLO FORESTI: Nuk ka bazë ndërkombëtare, por një vendim autonom nga SHBA. Mbi çfarë baze, nuk e di!

    Për të qenë serioz dhe i besueshëm, shumë prej drejtuesve të sotëm institucionalë shqiptarë do të duhej të deklaroheshin, të paktën, të dyshuar për korrupsion.

    Do të doja të dija sa di Sekretari Blinken për Shqipërinë sot!?

    Real politika praktike (që bazohet më shumë mbi parimet praktike dhe interesat personale të momentit, sesa ato parimet universale morale e etike A.K) është veçanërisht e rrezikshme, kur injoranca mbizotëron mbi njohurinë.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    ATMAN (20-05-2021)

  8. #26
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Emri:  9E418E3B-236D-4215-AAF4-B99746A825B5.jpg

Shikime: 107

Madhësia:  59.1 KB
    Donald Lu: Berisha, mbështetës kryesor i SPAK dhe BKH

    Në ndryshim nga qëndrimi i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, vetë ish-ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, para tre vitesh ngrinte lart rolin e Sali Berishës në mbështetje të SPAK dhe të BKH.

    Në një intervistë në shtator të vitit 2018, Donald Lu theksonte mbështetjen e Berishës për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

    “Une kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit.
    Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort.

    Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit,” deklaroi Donald Lu për Vizion Plus.

    Ndërkohë Departamenti i Shtetit deklaroi dje se retorika e Berishës shkon kundër kësaj reforme.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #27
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Emri:  776E8207-F040-4566-8EBA-2DD33EE8EE3B.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  28.8 KB
    Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Berishës është i paprekshëm

    Diplomatja dhe politikania e njohur kosovare, Edita Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Edita Tahiri shkruan se Berisha do mbetet lider historik i kombit shqiptar.

    Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleances strategjike me Ameriken, duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci. Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada. Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves, dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves. Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    ATMAN (20-05-2021)

  11. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kriminelit qe u be gati per lufte ne 97`, bashke me klanin mafioz e familjen e tij, po i vjen fundi.
    Drejtesia vonon por nuk harron. I takon Rames t`i jape goditjen e fundit, drejtesia te thote urgjentisht fjalen e saj
    Ne 1994 u be gati te percillte edhe Fortlumturine e Tij Kryepiskopin Anastas, me kushtetuten e "famshme" , por Zoti veproi

    ZOTI BEKOFTE AMERIKEN!
    Kur u rikthye ne pushtet ne 2005, si kryeminister i vendit, Sali Berisha ishte ai qe beri histori duke korrigjuar padrejtesine 15 vjecare ndaj komuniteteve fetare te vendit, te cilave shteti nuk u njihte as ekzistencen. Ne tetor te 2008, kryeministri Sali Berisha, ne bashkepunim me 4 komunitetet fetare te vendit, njohu ligjerisht me vendim qeverie, prezencen e ketyre komuniteteve fetare, dhe u njohu te drejtat ligjore ketyre komuniteteve fetare, duke i mbrojtur me ligj.

    Pa harruar qe edhe ate katedralen e madhe orthodhokse ku ti shkon e lutesh ne Tirane, u ngrit me ndihmen e kryeministrit Berisha, i cili i dha token Kishes per te ndertuar. Perseri, korrigjoi nje padrejtesi te madhe, ku shteti komunist shkaterroi dhe pervetesoi pronen e Kishes ne mes te Tiranes, dekada me pare.

    Te gjithe njerezit gabojne. Sa prej tyre e kuptojne gabimin e tyre dhe e korrigjojne ate?

    Albo

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (20-05-2021)

  13. #29
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    A duhet te jap doreheqjen nga lista e deputeteve Sali Berisha?

  14. #30
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Nuk ka arsyen me te vogel per nje doreheqje!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    ATMAN (20-05-2021)

  16. #31
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    A duhet te jap doreheqjen nga lista e deputeteve Sali Berisha?

    Cdo gje ha diskutim,edhe mundet te mos ta japi, por po ta krahasojme me kolegun e tije Tom Doshi i cili e dha dorheqjen !

    Si u katandis i shkreti Sali qe duhet te mari shembull nga Tom Doshi ! Edhe pastaj thone qe Shqiperia nuk ka ecur perpara !

  17. #32
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Cdo gje ha diskutim,edhe mundet te mos ta japi, por po ta krahasojme me kolegun e tije Tom Doshi i cili e dha dorheqjen !

    Si u katandis i shkreti Sali qe duhet te mari shembull nga Tom Doshi ! Edhe pastaj thone qe Shqiperia nuk ka ecur perpara !
    I forte je qe te krahasosh Tom Doshin me Prof.Doc Sali Berisha!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  18. #33
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    I forte je qe te krahasosh Tom Doshin me Prof.Doc Sali Berisha!
    Eshte Departamenti i Shtetit Amerikan qe i ka krahasuar dhe i ka mbledhur bashke Berishen,Doshin,Dakon dhe Llallen !Por ke te drejte,ne kete gare krahasimi midis te katerve muskujtjereve se kush eshte me i miri nuk eshte dhe aq e lehte ta gjesh.

  19. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Edhe kush e vendos kete, te paaftet qe sjane ne gjendje te shohen mjerimin e tyre qe japin deklarata doreheqje e vetem qe mos te largohen ja hedhin fajin popullit per blerje votash.
    Tani me thuaj mua, si mendon ti se LSI PD nuk blene vota ne qarke kur nuk kishin deputete apo pritet nga dashuria e Mones dhe e Lulit ti votonin.. Tani qe Rama ka kapur te gjitha bashkite e administraten kjo nuk diskutohet po nuk perben shkelje nga momenti qe ska asnje flagrance mbi vota.
    Berisha ka 8 vjet i larguar nga postet publike , ndersa per vjedhjet e fundit politike qe jane manipuluar nuk ka as me te voglin dyshim

  20. #35
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Ajo lloj kerme nuk ka ikur asnjehere nga politika, pasi jo me kot merem edhe sot me te dhe ka bere bam ne te gjitha gazetat e botes per korrupsion dhe tradheti ndaj popullit te vet.

  21. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ajo lloj kerme nuk ka ikur asnjehere nga politika, pasi jo me kot merem edhe sot me te dhe ka bere bam ne te gjitha gazetat e botes per korrupsion dhe tradheti ndaj popullit te vet.
    kjo eshte nje levizje e gabuar ne politiken e jashtme amerikane ,mjafton te lexosh pak me shume info eshte plot rrjeti , te besh non grata nje pensionist 70 vjec qe nuk i rruhet te shkoje asnjehere ne usa

    dhe qe i ka dhene aq shume kombit shqiptar , sigurisht qe sorrosi ka shtrire rrenjet e e veta ne shqiperi dhe ndikon shume ne keto vendime absurde kjo nuk diskutohet

    por edhe berisha nuk eshte nga ata qe terhiqet , eshte lufte si davidi kunder golias

    koha do tregoje se kush ka te drejte

  22. #37
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’


  23. #38
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur u rikthye ne pushtet ne 2005, si kryeminister i vendit, Sali Berisha ishte ai qe beri histori duke korrigjuar padrejtesine 15 vjecare ndaj komuniteteve fetare te vendit, te cilave shteti nuk u njihte as ekzistencen. Ne tetor te 2008, kryeministri Sali Berisha, ne bashkepunim me 4 komunitetet fetare te vendit, njohu ligjerisht me vendim qeverie, prezencen e ketyre komuniteteve fetare, dhe u njohu te drejtat ligjore ketyre komuniteteve fetare, duke i mbrojtur me ligj.

    Pa harruar qe edhe ate katedralen e madhe orthodhokse ku ti shkon e lutesh ne Tirane, u ngrit me ndihmen e kryeministrit Berisha, i cili i dha token Kishes per te ndertuar. Perseri, korrigjoi nje padrejtesi te madhe, ku shteti komunist shkaterroi dhe pervetesoi pronen e Kishes ne mes te Tiranes, dekada me pare.

    Te gjithe njerezit gabojne. Sa prej tyre e kuptojne gabimin e tyre dhe e korrigjojne ate?

    Albo
    Duke vazhduar linjen tende, sa per dijeni: token ne mes te Tiranes ja dha Fatos Nano, Kishes Orthodhokse, qeveria Berisha beri disa plotesime, dakord. Vazhdoi me mekatet e saj me 2011 kur katandisi komunitetin orthodhoks me 6.7 % te te gjitheve ...qesharake.
    Rama ka bere nje pune fenomenale vitet e fundit duke legalizuar nje numer te madh Kishash Orthodhokse, mes tyre edhe Manastirin e Shen Vlashit. Kohet e fundit i dorezoi lipsanet e Shen Johan Vladimirit, Manastirit ne Elbasan, Peshkopit Andon.
    Sala ja ka me hile orthodhokseve, per aq sa ka bere, eshte krejt i pabesueshem.

    Te mbrosh sot berishen do te thote te biesh ne nivelin e tij. Ky e nxjerr veten e tij te perlyer, se nuk ka shume inteligjence, kur thote se do pajtoj avokat per te hedhur ne gjyq Ameriken... dhe sa kushton avokati, ku do i gjeje paret,....patjeter do ta paguaje me paret e korrupsionit dhe pasurise se popullit. Mjafton kaq qe SPAK te filloje hetimet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 21-05-2021 më 10:06
    Duaje te afermin tend si veten

  24. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Duke vazhduar linjen tende, sa per dijeni: token ne mes te Tiranes ja dha Fatos Nano, Kishes Orthodhokse, qeveria Berisha beri disa plotesime, dakord. Vazhdoi me mekatet e saj me 2011 kur katandisi komunitetin orthodhoks me 6.7 % te te gjitheve ...qesharake.
    Rama ka bere nje pune fenomenale vitet e fundit duke legalizuar nje numer te madh Kishash Orthodhokse, mes tyre edhe Manastirin e Shen Vlashit. Kohet e fundit i dorezoi lipsanet e Shen Johan Vladimirit, Manastirit ne Elbasan, Peshkopit Andon.
    Sala ja ka me hile orthodhokseve, per aq sa ka bere, eshte krejt i pabesueshem.

    Te mbrosh sot berishen do te thote te biesh ne nivelin e tij. Ky e nxjerr veten e tij te perlyer, se nuk ka shume inteligjence, kur thote se do pajtoj avokat per te hedhur ne gjyq Ameriken... dhe sa kushton avokati, ku do i gjeje paret,....patjeter do ta paguaje me paret e korrupsionit dhe pasurise se popullit. Mjafton kaq qe SPAK te filloje hetimet...
    Rama eshte kalores i kishes greke per kete ka dokumente dhe fakte, ndersa Berisha nuk eshte kalores i askujt pervec kombit shqiptar

  25. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Zëdhënësi i DASH: Korrupsioni i Berishës është raportuar nga qeveria antikorrupsion e Ramës

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prof Dr. Sali Berisha
    Nga white-knight në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 14-12-2014, 17:26
  2. Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2011, 16:53
  3. Ku eshte Sali Berisha dhe qeveria?!
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 02-11-2011, 23:41
  4. Kush je ti Sali Berisha?
    Nga shoku_tanku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 11:09
  5. Sali Berisha në HardTalk të BBC-së
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 26-05-2008, 13:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •