Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Familja Berisha nën hetim nga SPAK për pastrim parash, përgatit kundërsulm të egër ndaj prokurorëve!

    Emri:  1620804018_shkelzeniberishaargita770x470.jpg

Shikime: 498

Madhësia:  27.9 KB

    Frika nga veprimi i SPAK, rreziku i konfiskimit pasurive të paligjshme në emër të fëmijëve, arrestimi i mundshëm i Shkëlzenit, Jamabrit dhe Argitës për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikime, korrupsion etj., e ka shtyrë Berishën të mbajë fort Bashën në krye të PD dhe të marrë në mbrojtje Ilir Metën, duke u pozicionuar kundër shkarkimit të tij.

    Dy investigime të Report Tv mbi korrupsionin madhor të Familjes Berisha dhe pastrimin e dyshuar të parave përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kanë vënë lëvizje SPAK-un.

    Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme po heton lëvizjen e parave të Shkëlzenit për ngritjen e fabrikës së përpunimit të boronicave në Gërdec, kamufluar me një kredi 1.8 milionë euro, e dyshuar si fiktive. I gjithë investimi shkon mbi 3.5 milionë euro, vlerë e cila nxjerrë zbuluar Shkëlzenin, edhe pse në lojë ka futur një oligark, i cili po e financon me kontrata fiktive si kthim nderi ndaj Berishës, për favorizimet kur ishte në pushtet.

    SPAK po heton ndërkohë edhe historinë e rrëmbimit të pronës shtetërore ish-Klubi Partizani nga Sali Berisha, duke e kaluar në emrin e dhëndrit. Mbi pronën e grabitur falë vjehrrit, dhëndri Jamarbër Malltezi ka ngritur 18 kulla me vlerë dhjetëra miliona euro, me burim të pajustifikuar.

    Investigimet e plota dhe të thelluara kanë konfirmuar se në xhepat e Argitës dhe Shkëlzenit kanë shkuar paratë e aferave të Sali Berishës me pasuritë publike, gjatë pushtetit të tij 2005-2013, me përfshirjen e klientëve të ndryshëm shqiptarë dhe serbë. Klientët kanë marrë favore nga qeveria Berisha, ndërsa në këmbim kanë sajuar kontrata duke u dhënë para Shëlzenit dhe Argitës.

    Për herë të parë Sali Berisha ndien pafuqinë e tij, pasi e sheh veten subjekt të drejtësisë së re, të cilën e ka mallkuar dhe luftuar prej 6 vitesh, me në krah aleatin e tij, Ilir Metën.

    Frika nga veprimi i SPAK, rreziku i konfiskimit pasurive të paligjshme në emër të fëmijëve, arrestimi i mundshëm i Shkëlzenit, Jamabrit dhe Argitës për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikime, korrupsion etj., e ka shtyrë Berishën të mbajë fort Bashën në krye të PD dhe të marrë në mbrojtje Ilir Metën, duke u pozicionuar kundër shkarkimit të tij.

    Me thellimin e hetimeve dhe tërheqjen në dritë të fijeve të pasurimit të Shkëlzenit, Argitës dhe Jamarbrit, ndaj SPAK pritet të nisë një sulm i egër nga mediat në patronazhin e Familjes Berisha. Kështu u veprua edhe pas hetimeve për Gërdecin dhe 21 Janarin, por tashmë rrethanat kanë ndryshuar. Parashikohet një verë me ethe dhe më pas një vjeshtë me atake paniku për Familjen Berisha.

    K.T./Shqiptarja.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Familja Berisha nën hetim nga SPAK për pastrim parash, përgatit kundërsulm të egër ndaj prokuro

    Kur u krijua Reforma ne Drejtesi nje nga shpegimet kryesore ishte "kapja e peshqeve te medhenj",me pak fjale si peshku me i madh paraqitej Ilir Meta. Ilir Meta jo qe nuk u kap por u be dhe president,kjo per te thene qe ne Shqiperi ndodh e kunderta e asaj qe arsyetohet per popullin.

    Dhe ne qofte se vertet do filloj nje sulm kunder familjes Berisha kundersulmi kunder prokurorise do vije nga Edi Rama dhe partia socialiste. Po te bjere nga pushteti Edi Rama atehere mundet te filloje vertet nje sulm kunder Berishes dhe te tjereve. Me kete fuqi qe ka sot Rama eshte nje garanci e plote edhe per Berishen.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Familja Berisha nën hetim nga SPAK për pastrim parash, përgatit kundërsulm të egër ndaj prokuro

    Saliu ka shume deme ne kurriz te popullit, heret a vone kjo do ndodhte po varet deri sa larg do coje ceshtja, sepse keta jane te lidhur me njeri tjetrin dhe i fshehin zullumet bashke.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Familja Berisha nën hetim nga SPAK për pastrim parash, përgatit kundërsulm të egër ndaj prokuro

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Saliu ka shume deme ne kurriz te popullit, heret a vone kjo do ndodhte po varet deri sa larg do coje ceshtja, sepse keta jane te lidhur me njeri tjetrin dhe i fshehin zullumet bashke.
    Nga vitet 98 kur erdhi ne fuqi Fatos Nano populli e pyeste se perse nuk e denonin Sali Berishen per 97 ? Dhe Fatos Nano pergjigjej : " Ne do ta leme Sali Berishen si qen rrugesh dhe nuk do i japim sodisfaksionin qe ta denojme !" Dhe populli e besonte vertet,nuk e kuptonte qe Fatos Nano tallte tra.pin !

    Edhe kjo puna e sotme e hetimit ndaj Berishes eshte nje tallje tra.pi me popullin. Ky sistem eshte ndertuar i tille qe po u denua nje njeri i rendesishem prishet balanca dhe bie sistemi e jo me te denosh Berishen qe eshte krijuesi i ketij sistemi. Te denosh Berishen te hidhet ne fyt gjysma e partise socialiste.

Tema të Ngjashme

  1. PD: Nusja e Erion Veliaj, avokatja e të akuzuarve për pastrim parash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 07-07-2015, 16:22
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-03-2015, 12:44
  3. Zvicer-Nis hetimi për pastrim parash ne banken me te madhe tregetare HSBC
    Nga benseven11 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2015, 05:40
  4. Banka e Vatikanit nën akuzë për pastrim parash
    Nga Explorer në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 11:45
  5. SHBA: Pastrim parash në Bankën Kombëtare Shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 11:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •