Foto/ Operacion nga ajri e deti, bllokohet gomonia me 400 kg drogė pa mbėrritur nė brigjet italiane, arrestohet vlonjati

Emri:  Screenshot_11-4.jpg

Shikime: 157

Madhėsia:  63.7 KB

Mbi 400 kilogramė lėndė narkotike kanabis dhe 100 gr hashash janė kapur sot nga njė operacion anti-drogė mes policisė shqiptare dhe asaj italiane.

Gjatė aksionit tė Guarda di Finanza, Frontex dhe policisė shqiptare, me helikopter dhe anije, ėshtė ndaluar pa mbėrritur nė brigjet italiane gomonia e mbushur me drogė, ndėrsa ėshtė arrestuar 30-vjeēari nga Vlora, E. I.

Frontex publikon fotot e gomones me drogė, ndėrsa njofton se nėse sasia e sekuestruar do tė hidhej nė treg, vlera e saj do tė ishte 4 milionė euro.

“Njė helikopter i Guardia di Finanza duke marrė pjesė nė operacionin e Frontex mes Shqipėrisė dhe Italisė zbuloi njė 6 metra 🛥️ tė dyshimtė qė lėvizte me shpejtėsi drejt bregdetit italian nė jug tė Brindisit. Falė ekuipazhit vigjilent 🚁, dy anije GdF gjurmuan varkėn e shpejtėsisė pėrpara se tė kishte shansin tė arrinte nė brigjet italiane.
Tė fshehur nė ndarje tė veēanta, oficerėt gjetėn afro 400 kg marijuanė me vlerė 4 milionė euro nė rrugė. Ata gjithashtu arrestuan njė shtetas shqiptar tė dyshuar pėr kontrabandė tė drogės. Urime bashkėpunimi i shkėlqyeshėm ndėrkufitar! 🇪🇺”, thuhet nė njoftimin e Frontex.

Emri:  185112294_1112962539197913_4073789621156587474_n.jpg

Shikime: 140

Madhėsia:  66.6 KB

Ndėrkohė, edhe policia shqiptare jep detaje pėr aksionin, ku thekson se ėshtė bllokuar mjet lundrues me lėndėn narkotike dhe ėshtė arrestuar vlonjati.

Njoftimi i plotė i Policisė:

Nė kuadėr tė Marrėveshjes ndėrmjet Ministrisė sė Brendshme dhe Frontex, pėr kontrollin e kufijėve detar, gjatė njė operacioni antidrogė tė pėrbashkėt mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisė shqiptare, pėr parandalimin dhe goditjen e trafiqeve tė paligjshme, ėshtė bėrė e mundur goditja e njė tentative pėr trafik ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike.

Gjatė operacionit tė pėrbashkėt u bllokua mjeti lundrues dhe u vu nė pranga 30-vjeēari nga Vlora, shtetasi E. I.

Gjatė kontrollit nė brendėsi tė mjetit lundrues u gjetėn dhe u sekuestruan 400 kilogramė lėndė narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash

Policia e Shtetit ėshtė e vendosur pėr tė punuar bashkėrisht me partnerėt, me qėllim parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme.

(BalkanWeb)