Foto/ Operacion nga ajri e deti, bllokohet gomonia me 400 kg drogė pa mbėrritur nė brigjet italiane, arrestohet vlonjati
Mbi 400 kilogramė lėndė narkotike kanabis dhe 100 gr hashash janė kapur sot nga njė operacion anti-drogė mes policisė shqiptare dhe asaj italiane.
Gjatė aksionit tė Guarda di Finanza, Frontex dhe policisė shqiptare, me helikopter dhe anije, ėshtė ndaluar pa mbėrritur nė brigjet italiane gomonia e mbushur me drogė, ndėrsa ėshtė arrestuar 30-vjeēari nga Vlora, E. I.
Frontex publikon fotot e gomones me drogė, ndėrsa njofton se nėse sasia e sekuestruar do tė hidhej nė treg, vlera e saj do tė ishte 4 milionė euro.
Njė helikopter i Guardia di Finanza duke marrė pjesė nė operacionin e Frontex mes Shqipėrisė dhe Italisė zbuloi njė 6 metra 🛥️ tė dyshimtė qė lėvizte me shpejtėsi drejt bregdetit italian nė jug tė Brindisit. Falė ekuipazhit vigjilent 🚁, dy anije GdF gjurmuan varkėn e shpejtėsisė pėrpara se tė kishte shansin tė arrinte nė brigjet italiane.
Tė fshehur nė ndarje tė veēanta, oficerėt gjetėn afro 400 kg marijuanė me vlerė 4 milionė euro nė rrugė. Ata gjithashtu arrestuan njė shtetas shqiptar tė dyshuar pėr kontrabandė tė drogės. Urime bashkėpunimi i shkėlqyeshėm ndėrkufitar! 🇪🇺, thuhet nė njoftimin e Frontex.
Ndėrkohė, edhe policia shqiptare jep detaje pėr aksionin, ku thekson se ėshtė bllokuar mjet lundrues me lėndėn narkotike dhe ėshtė arrestuar vlonjati.
Njoftimi i plotė i Policisė:
Nė kuadėr tė Marrėveshjes ndėrmjet Ministrisė sė Brendshme dhe Frontex, pėr kontrollin e kufijėve detar, gjatė njė operacioni antidrogė tė pėrbashkėt mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisė shqiptare, pėr parandalimin dhe goditjen e trafiqeve tė paligjshme, ėshtė bėrė e mundur goditja e njė tentative pėr trafik ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike.
Gjatė operacionit tė pėrbashkėt u bllokua mjeti lundrues dhe u vu nė pranga 30-vjeēari nga Vlora, shtetasi E. I.
Gjatė kontrollit nė brendėsi tė mjetit lundrues u gjetėn dhe u sekuestruan 400 kilogramė lėndė narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash
Policia e Shtetit ėshtė e vendosur pėr tė punuar bashkėrisht me partnerėt, me qėllim parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt