Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

Votues
1. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    1 100.00%
  • JO

    0 0%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #-19
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    Emri:  181023529_10157663289617352_1743702997338196416_n.jpg

Shikime: 466

Madhėsia:  30.7 KB

  2. #-18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    Varet. Per llogoristin socialist tani Ilir Meta duhet shkarkuar sepse vete e ka emeruar si president pa e kuptuar se perse e beri partia ne emer te tije,pra ka shkelur ligjet ne emer te socialisteve,ndersa per llogoristin demokrat nuk duhet shkarkuar sepse llogoristi demokrat ka aritur ne ate pike sa mendon qe Meta po mbron demokracine,imagjinoni se ku ka aritur fantazia dhe demokracia ne Shqiperi qe mundet te supozohet qe edhe Meta mundet ta mbroje. Megjithate kjo pyetje duhet te behet pa percaktuar kohen,sepse ka mundesi qe mbas dy-tre muajsh Meta ben aleance me PS,dhe opinioni ndryshon krejtesisht ; ku llogoristi i PS e mbron Meten ndersa llogoristi i PD eshte pro shkarkimit te Metes. Ma ha mendja se e mbani mend se ēirej Lulzim Basha me parullen "Meta ik,Meta ik",dhe mos flasim per Ramen qe beri 21 janarin kunder Metes.

    Prandaj mos pyesni shqiptaret,se shqiptaret nuk kane nje opinion te tyren personal,kane nje opinion mbasi e shpreh partisa. Pyetja e drejte duhet te ishte ;a duhet shkaruar sot per sot simbas partise Ilir Meta apo duhet pritur qe partia neser te ndroje opinion ?


    Megjithate zgjedhja e Ilir Metes eshte nje nga skandalet morale me te mdhaja qe ka kaluar ai popull,dhe skandali nuk eshte zgjedhja e Ilir Metes si President por se nuk doli asnje shqiptar te protestoje kunder zgjedhjes te Ilir Metes si president, natyrisht sepse partite ishin dakort dhe nuk ishin shprehur qe shqiptaret te kishin nje opinion !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 06-05-2021 mė 11:56

  3. #-17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    Gjithcka qe Edi Rama di per politiken, e mesoi nga Ilir Meta. Ilir Meta ka qene idhulli i tij ne politike, shembulli qe ai ndoqi ne politiken shqiptare, dhe arsyeja perse ai eshte sot atje ku eshte. Keshtu qe para se te genjeheni nga flluckat e sapunit te Rames, per gjoja shkarkimin e Ilir Metes, si nje menyre per te larguar vemendjen e shqiptareve nga vjedhja e votave ne zgjedhje, duhet te beni ate pyetjen tjeter:

    - Cfare mesoi Edi Rama nga Ilir Meta ne politike?

    Kur ne krye te PS ishte Fatos Nano, elektorati socialist ishte elektorati ish-komunist, i te gjithe atij kontigjenti njerezish qe i sherbyen rregjimit komunist ne nje menyre apo tjeter. Fatos Nano nuk ishte nje lider qe socialistet e honepsin kollaj, pasi atij i mungonte mbi te gjitha karizma dhe kontakti njerezor me elektoratin e majte, qe e priste kete gje nga lideret e tyre, pasi ashtu ishin mesuar per 50 vjet nen komunizem. Futja e Fatos Nanos ne burg solli edhe PS pa nje lider politik, dhe barra e kontrollit politik te PS i ra keshillit te kesaj partie. Ne te gjeje ideologe komunisto-socialiste nga e shkuara, si Servet Pellumbi, e dhjetoriste si Pandeli Majko e Ilir Meta, por qe zgjodhen te rreshtohen me PS, pasi vinin nga familje komunistesh. Ne rastin e Ilir Metes, ai eshte i biri i nje ish-oficeri te kohes se Enver Hoxhes.

    Duke qene te rinj ne moshe, duke qene edhe dhjetoriste, duke qene edhe se Fatos Nano ishte nje barre e jo nje ndihme politike per PS, socialistet promovuan Majkon e Meten si kryeministra te vendit. Kjo ishte menyra e tyre per t'iu pergjigjur sulmeve te se djathtes, se PS perfaqesonte te keqen komuniste. Mes ketyre dy emrave, vetem Ilir Meta tregoi nje kurajo dhe inisiative politike, Pandeli Majko u zgjodh kryeminister vetem per te shuar luften per pushtet brenda PS dhe per te paqetuar opoziten e djathte. Pandeli Majkos i mungonte si intuita edhe ambicia politike qe Ilir Meta kish me shumice.

    Gabimi i madh kardinal qe Ilir Meta beri, qe shihej si nje gabim i pafalshem ne syte e socialisteve te kohes se tij, eshte se ai sfidoi direkt udheheqjen e Fatos Nanos brenda PS. Kjo nuk ishte pare apo degjuar ne rradhet e ish-komunisteve, qe ishin mesuar te merrnin urdhra, te villnin vrer mbi armikun imagjinar te popullit, e te ngrinin kultin e liderit te tyre. Edhe sot e kesaj dite, urrejtja e madhe qe te majtet shqiptare kane per Ilir Meten, nuk lidhet aspak me aferat e tij korruptive ne pushtet, por per faktin se ai ishte i vetmi qe sfidoi kultin e liderit te Partise.

    Kur partia e tij i tregoi deren Ilir Metes, ai krijoi partine e tij, Levizjen Socialiste per Integrim. Ky akt, u pa nga kupola socialiste dhe socialistet e thjeshte, si prova e tradhetise se Ilir Metes per te majten socialiste. Fakti qe krijoi parti te re dhe do te konkurronte ne zgjedhje me te, do te sillte percarjen e ndarjen e votave te elektoratit socialist, qe per 20 vjet kish votuar sic votonte nen komunizem, qorrazi per Partine. Emri qe i vuri partise se tij, duke e vene theksin tek integrimi evropian, linte te kuptonte se PS nuk po punonte per integrimin evropian dhe se mentaliteti i partise qe la pas nuk ishte nje mentalitet pro-evropian.

    Zakoni i keq qe Ilir Meta mesoi nga Fatos Nano kur ky ishte ne krye te PS dhe ne krye te qeverive socialiste, ishte klientelizmi politik si nje mjet pasurimi. Ilir Meta nuk misheronte vetem ambicien e madhe politike per te drejtuar, por edhe etjen per pushtet, e pasurimit nepermjet ketij pushteti. Kemi te bejme me nje njeri qe ka mbaruar nje shkolle te larte ne Shqiperi, por qe nuk ka punuar as edhe nje dite te vetme ne profesionin e tij, dhe puna e tij ne keto 30 vjet ka qene "politika" e "pushteti". Nje shtet qe prodhon politikane karriere, eshte nje shtet me nje nivel te larte korrupsioni.

    Aferat korruptive te Ilir Metes me pushtetin filluan qe nga koha qe ai u be kryeminister i vendit. Edhe ne kohen kur hyri ne koalicion me Berishen pas zgjedhjeve te 2009. Skema e klientelizmit me pushtetin per Ilir Meten ishte shume e qarte: vende pune ne administraten qendrore e lokale ne kembim te votes. Ai dhe LSI ishin edhe te paret qe e ngriten kete model klientelizmi ne nje stad tjeter: ate te blerjes se votes ne kembim te parase ne dore qytetarit. Edi Rama, eci ne hapat e Ilir Metes, dhe e ka ngritur kete skeme kriminale ne nje stad akoma me te larte. Risia e Edi Rames ne kete skeme eshte se i babezitur per te fituar sa me shume para, ai ishte gati te kthehej ne sekserin e krimit e mafies se vendit e te huaj. Ne kembim, keta mbeshtetnin fushatat e tij elektorale duke blere vota e mandate. Edi Rama arriti deri atje sa u dhuroi oligarkeve te droges mandate deputetesh e imunitet ndaj ligjit. Dhe ajo qe eshte me e bukura, i beri te gjitha keto, pa hasur ne opoziten e pakenaqesine me te vogel ne rradhet e elektoratit te tij te majte. Nese Ilir Meta u ndal tek blerja e votes me premtime vende punesh dhe para te ardhur nga koha e tij ne pushtet, Edi Rama nuk u ndal ne asgje per te sjelle inkriminimin e mbare politikes dhe shtenien ne dore te gjithe shtetit shqiptar nga narko-trafikantet e vendit e te huaj.

    Ilir Meta eshte nje politikan i korruptuar dhe me merita ne ngritjen ne kembe te sistemit te korruptuar politik ne vend. Sali Berisha gjithashtu mbylli nje sy per aq kohe sa ishte ne koalicion me Meten, vetem per te perfunduar nje mandat te dyte ne pushtet. Edhe ai ka fajin e vete per lejimin qe ky sistem i korruptuar klientelist te ngrihej ne ate vend. Por nga te gjithe kreret e politikes shqiptare ne keto 30 vjet, askush nuk i vjen afer Edi Rames per krim e korrupsion.

    Edi Rama sot therret: Te shkarkojme Ilir Meten nga presidenca.... edhe pse ishin votat e socialisteve te tij qe e bene president. Hajduti i madh therret kapeni hajdutin e vogel. Rezultati jo i mire i LSI ne zgjedhjet e fundi, verteton edhe skemen klientelistike te ekzistences se kesaj partie. Duke mos qene me ne pushtet me socialistet, duke mos patur as edhe nje pushtet lokal, Ilir Meta nuk ka se cfare tu ofroje me elektoratit te tij, pervecse nje premtim bosh te nje vendi pune ne administrate, kur te kthehej ne pushtet.

    E keqja ne politiken shqiptare nuk shkulet vetem duke larguar Ilir Meten. E keqja shkulet kur i gjithe sistemi politik permbyset nga qytetaret e atij vendi. Kur drejtesia fillon e godet klanet mafioze, grupet kriminale, ata qe vjedhin, blejne e manipulojne vota. Per aq kohe sa kjo nuk ndryshon, edhe sikur Ilir Meta te shkarkohet sot e dali ne pension politik neser, 5 Ilir Meta e Edi Rama te tjere do te dalin neser, me te keqij se ata te paret.

    Albo

  4. #-16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    Shkarkimi i Ilir Metės/ Ja deputetėt qė do tė jenė pjesė e Komisionit Hetimor qė pritet tė miratohet sot nė parlament

    Kuvendi i Shqipėrisė pritet tė shqyrtojė dhe miratojė nė seancėn e sotme parlamentare propozimin e Komisionit tė Ligjeve pėr ngritjen e Komisionit Hetimor pėr shkarkimin e Presidentit Meta.


    Burime pėr Top Channel bėjnė me dije se kryetar i kėtij komisioni do tė jetė Alket Hyseni, nėnkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ndėrsa anėtarėt do tė jenė: Vasilika Hysi, Elna Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Carcani.

    Ndėrsa zėvendėsues do tė jenė Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

    Gjatė seancės sė sotme, mazhoranca dhe opozita parlamentare do kenė nė rend tė ditės kėrkesėn e Komisionit tė Ligjeve, nė tė vetmen mbledhje qė i lejon legjislacioni tė ngrejė njė komision hetimor.

    Miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundėr, i hapi rrugė dėrgimit tė kėrkesės pėr miratim nė Parlament. Deputetėt e mazhorancės dhe opozitės parlamentare pritet ta votojnė ngritjen e kėtij komisioni pėr shkarkimin e Metės, pėr tė cilin thonė se ka shkelur Kushtetutėn.

    Nga ana tjetėr, presidenti Ilir Meta refuzoi pjesėmarrjen nė Komisionin e Ligjeve pėr shkak tė agjendės ndėrsa shtoi se ka kohė mė 10 maj. Kjo datė, 10 maj 2021, pėrveēse pėrkon me njė ditė tė lirė nė agjendėn e tij, pėrkon edhe me Ditėn Kombėtare tė Drejtėsisė Shqiptare.

    Top Channel

  5. #-15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Mblidhet Komisioni Hetimor pėr Metėn/ Diskutohen pamjet filmike dhe deklaratat e presidentit

    Komisionit Hetimor pėr shkarkimin e presidentit Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e radhės, ku po diskutohet pėr pamjet filmike dhe deklaratat e presidentit, tė cilat do pėrdoren si prova.


    Gjatė mbledhjes janė transmetuar dalje publike tė Metės nė programe televizive, tė siguruara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku ai pėrdor njė gjuhė tė ashpėr dhe fyese ndaj anėtarėve tė qeverisė aktuale shqiptare.

    Deputeti Edmon Stojku sugjeroi qė tė pėrfshihen nė hetim edhe pretendimet e mediave nė lidhje me lėshimin e nėnshtetėsive.

    Ndėrsa kryetari i komisionit, Alket Hyseni tha se njė kėrkesė e tillė duhet tė paraqitet nė Kuvend e nėse atje konfirmohet, mund tė ndėrmerret edhe njė akt i tillė.

    “Kėrkesat duhet tė paraqiten nė Kuvend. Ne mund t’i drejtojmė njė kėrkesė Presidentit tė Republikės. Nėse Komisioni e ēmon, i kėrkojmė njė kėrkesė ekstra Presidentit, ku t’i kėrkohet volume i punės nė lidhje me nėnshtetėsisė, por kjo ėshtė nė diskutim”, tha Hyseni.

    Nga ana tjetėr, Spartak Braho i cilėsoi pėrmbajtjet filmike tė Presidentit denigruese e fyese dhe nė kundėrshtim tė plotė sipas tij me ligjin.

    “Janė rreth 40 postime me pėrmbajtje kriminale, totalisht nė kundėrshtim me ligjin, komplote, fyerje ndaj funksionarėve shtetėrore dhe ndėrkombėtar. Kėto janė konstatime tė presidentit. Pyetja shtrohet. A i ėshtė drejtuar Presidenti ndonjė organi shtetėror, ligjzbatues, pėr t’ia paraqitur kėto denoncime. Nė dijeninė time jo, por kjo duhet hetuar. Nuk mund tė hedhėsh akuza, respekto organet ligjzatuese, janė ato qė ndjekin, arrestojnė”
    , tha Braho.

    Anėtarja e komisionit, Klotilda Bushka renditi fjalėt denigruese e fyese tė Metės para dhe gjatė fushatės elektorale.

    “Nė planin e hetimit, thuhet qartė qė Presidenti i Republikės ka kryer akte para dhe gjatė fushatės elektorale, akte qė shkelin Kushtetutėn. Ai ka folur edhe gjatė ditės sė heshtjes zgjedhore“, thotė Bushka.

    Top Channel

  6. #-14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikės?

    Miratohet raporti pėrfundimtar pėr shkarkimin e Presidentit Meta

    Raporti pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės, Ilir Meta ėshtė miratuar me unanimitet tė plotė, pak mė parė nė Komisionin Hetimor.


    Tė gjithė anėtarėt e Komisionit kanė votuar pro shkarkimit tė Kreut tė Shtetit.

    Sipas relatorit Alket Hyseni, komisioni gjeti shkelje tė 16 neneve kushtetuese nga Kreu i Shtetit: “Qartėsisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari tė njėanshme partiake, antimazhorancė, qė bie ndesh me nenin 89 tė Kushtetutės, ku parashikohet se Presidenti nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike, nuk mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tė tjera. Presidenti nuk duhet qė tė pėrfshihet nė fushatė zgjedhore kundėr njė ose disa forcave politike, apo tė mbėshtesė grupe tė tjera. Qėndrimet e veta publike, tė ashpra kundėr mazhorancės, Presidenti i ka mbajtur nė mėnyrė konstante. Komisioni Hetimor ēmon se Presidenti nuk qėndroi mbi palėt dhe me qėndrimet e tij humbi funksionin e tė qėnit faktor ekuilibri”.

    Top Channel raportoi pak ditė mė parė se raporti pėrfundimtar pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės, Ilir Meta do tė kalojė nė Parlament dhe pritet tė miratohet nė datėn 10 qershor. Duhen 94 vota pėr tė shkarkuar Ilir Metėn, kurse vendimin final do ta japė Gjykata Kushtetuese.

    “Presidenti ka intimiduar votuesit duke thėnė se ai vetė do i presė dorėn, thirrje luftarake, vetėgjyqėsie janė mesazhe tė qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA tė apelojė presidentin meta tė ndaloje kėtė fushatė. Nė vend tė ishte neutral, tregoi qartė anėsi ndaj opozitės. Presidenti mori pėrsipėr tė jap leksione demokracie, qė nuk gjendjen askund”, tha ndėr tė tjera Hyseni, sot, duke iu referuar raportit, pėr tė cilin u shpreh se do i dėrgohet Kuvendit pėr votim brenda 7 ditėve.

    Top Channel

Tema tė Ngjashme

  1. Ilir Meta president!
    Nga {A_N_G_E_L_69} nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2017, 19:26
  2. Ilir Meta “refuzon” Konferencėn Islamike: Duhet riparė anėtarėsimi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-02-2014, 03:54
  3. Ismail Kadare ftohet tė kandidojė pėr president tė Republikės?
    Nga Principat nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2012, 04:03
  4. Stema e republikes se Shqiperise ne web faqen president.al
    Nga Agon_xh nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 17:15
  5. Selami: Alfred Moisiu te rizgjidhet president i republikes.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •