Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Bizneset e PD”-Një investigim i plotë sesi janë krijuar skema për përfitime miliona euro-Top Story



    Prej vitit 2005, në Partinë Demokratike u krijua një grupim i fortë familjar, që përfitoi miliona euro.
    Për herë të parë Top Story do të ekspozojë aferat e biznesit, që e kthyen partinë në një pronë private.
    Si u krijua skema për blerjen e Porto Romanos nga kunati i Bashës, vajza dhe dhëndrri i Berishës e deri tek disa serbë të akuzuar si financues të Millosheviçi
    Kush është sekti që mban Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike, bizneset e errëta me familjen Berisha dhe investitorë të lidhur me Beogradin
    Një investigim i plotë sesi është përdorur pushteti për interesa të ngushta personale.

    Programi "Top Story" është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “Bizneset e PD”-Një investigim i plotë sesi janë krijuar skema për përfitime miliona euro-Top S

    E pashe te gjithe emisionin fillim mbarim.

    1. Top Channel, nje televizion themeluar nga nje trafikant droge qe e gjeti fundin tragjik ne mes te Tiranes, ben mire te filloje emisionet hetuese me vetveten dhe origjinen e vete si nje megafon i mafies se droges ne ate vend. Po presim te mesojme se si "Tani i Top Channel", nga nje "kamarier ne Itali", perfundoi duke ngare Ferrari ne mes te Tiranes, ne krahet e te dashures se tij, edhe pse burre i martuar e me femije.

    2. Eshte interesante se sa e "fiksuar" eshte Top Channel me opoziten, qe nuk ka asnje pushtet ne Shqiperi prej 8 vjetesh, pasi pushteti eshte uzurpuar me te dua duart nga "Zoti 10%" sic e quante raporti sekret francez Edi Ramen krye drejtonte Bashkine Tirane. Tregon hapur friken qe Rilindja e Mafies ka nga Basha dhe opozita, ngritja e fuqishme ee saj ne keto zgjedhje, qe edhe pse nuk mori shumicen, tregoi se eshtee vetem ceshtje kohe qe urrejtja e shqiptareve te arrije piken e vlimit e sjelli fundin e narko-shtetit te Edi Rames. Presim te shikojme edhe emisionet hetuese mediatike mbi Edi Ramen dhe gjithe rilindasit e babezitur te tij qe i kane sjelle buxhetit te shtetit shqiptar, nje dem 1 miliard dollare ne 8 vjet! Jam i sigurt qe gazetaret e Top Channel po punojne fort ne kete drejtim qe ti bejne publike aferat kriminale te 2 mandateve te qeverise Rama. E filluan me opoziten, pasi ky eshte shqetesimi i vetem i oligarkeve te Rames, vetem kjo opozite ka mbetur qe ua nxjerr te palarat ne syte e shqiptareve e botes. Duan ta shtien e blejne edhe ata me cdo cmim, ne menyre qe ta bejne gjumin rehat naten ne Surrel.

    3. Akuzat per aferat korruptive te Lulzim Bashes jane qesharake. Le t'i zeme me rradhe. E akuzojne se nuk e njohin te shkuaren e tij sa duhet, duke filluar me shkollimin e tij ne Hollande. Pas kesaj akuze, fshihet zilia dhe urrejtja qe ata ndjejne, qe Basha i perket brezit te ri te shqiptareve dhe jo brezit te vjeter, dhe detyrimisht nuk ndan te njejtin mentalitet e kulture me ta. Ata shqetesohen qe Basha ka nje kulture perendimore dhe nuk ndan mentalitetin e mykur shqiptar! Dhe kjo duket qarte nga thinjat ne koke te gjithe atyre qe u zgjodhen per te folur ne dokumenetar. Qe Basha gezon nje kulture perendimore dhe eshte i shkolluar ne Perendim, mjafton te shikosh menyren e tij te sjelljes, komunikimit dhe qendrimeve politike qe ai ka mbajtur ne keto 8 vjet ne opozite. Te gjithe shqiptaret arrijne te kuptojne se ai eshte "politikan ndryshe", ndryshe nga gjithe kreret e politikes shqiptare ne keto 30 vjet! Kontrast i thelle ky kur e krahason me nje njeri piktor te deshtuar qe para se ti hynte politikes shqiptare, jetonte me asistence sociale ne France, dhe bente para duke trafikuar ikonat orthodhokse qe vidhte nga kishat shekullore shqiptare! Pa harruar zhargonin e tij politik mbreselenes, te "makinave" e "tepsive". Nje karikature njeri qe nuk cau dot ne bote, por u be milioner e kryeminister duke u kthyer ne sekser te mafies ne Shqiperi.

    E akuzojne Bashen per punen e tij si perkthyes ne UNMIK ne Kosove, edhe sikur gjoja ka qene faji i Bashes, qe kreret e UCK-se e gjejne veten sot nen akuze ne Hage. Ishin nderkombetaret ata qe hetuan krimet e luftes, si te bera nga serbet, edhe nga shqiptaret. Dhe e verteta historike eshte qe edhe pse UCK nuk beri krime masive si forcat e Milloshevicit, komandante te caktuar te saj kane bere krime ndaj pakices serbe qe jetonte ne Kosove ne ato vite. Ne Hage e ne burg nuk i futi Basha, por i futen akuzat, provat e faktet e mbledhura nga nderkombetaret. Kontributi i Bashes dhe te bijes se Berishes, dhe gjithe shqiptareve te tjere qe shkuan ne Kosove ne ato vite, duhet pershendetur si nje akt patriotizmi, pasi Kosova kish me shume nevoje se kurre ne ate periudhe.

    Ustallaret e Topit te Tanit "harruan" te zene ne goje qe ishte Lulzim Basha ai, si minister transporti ne qeverine Berisha, qe beri te mundur ndertimin e Rruges se Kombit, qe lidh sot Shqiperine me Kosoven! Investimi me i madh publik i shtetit shqiptar ne 100 vjetet e ekzistences se tij! Ishte Lulzim Basha si minister i jashtem ne qeverine Berisha qe beri te mundur me sukses arritjen e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe levizjen e lire te shqiptareve pa viza ne Bashkimin Evropian. Dhe vetem keto arritje ne rezumene e tij qeverisese, e bejne Lulzim Bashen ministrin me te suksesshem te gjitha qeverive shqiptare ne keto 100 vjet shtet! Historia e ketij populli do te shkruaje e do ta kujtoje ate edhe 100 vjet si sot, kur ai dhe te gjithe ne te mos jemi me.

    Dhe dalim tek akuzat e "pasurimit nepermjet politikes". Ketu ustallaret e Topit te Tanit behen edhe me qesharake. Akuza me e madhe qe mund te ngrejne per te eshte se ka fituar para mee shume se shqiptaret ne Shqiperi duke punuar ne administraten e OKB ne Kosove? Dhe se kunati i tij, paska hapur biznese te suksesshme ne Tirane ku biznese te vendit i ka si kliente si nje menyre per te fituar favoret e politikes se Bashes? Kjo eshte akuza me e forte per kreun e opozites shqiptare? Ne nje vend, eksporti me i madh te cilit eshte hashashi dhe tregtia me fitimprurese eshte ajo e kokaines nga Amerika Latine qe hyn e del nga vendi me bekimin e mbrojtjen e narko-shtetit te Rames?! Nuk e kuptojne ustallaret e varfer te Topit te Tanit, qe me keto emisione ia rrisin vlerat dhe nuk ia ulin Bashes. Krahasimisht me kundershtaret e tij ne politike, Basha eshte qelibar! Por nejse, ustallaret e bene detyren e caktuar, dhe Rama do tua beje pagesen ne formen e reklamave te qeverise ne televizionin e tyre per sherbimin.

    Akuzat behen edhe me qesharake ndaj familjes se Berishes. Ky dhendri i Berishes shume njeri anormal me duket mua. Vete dhee u blen pronat shqiptareve ne bregdet me para na dore dhe ua shet investitoreve te huaj, duke bere nje fitim? Mos eshte gje valle krim te blesh prona e ti shesesh me fitim? Te pakten keta demokratet, nuk e bejne si socialistet e Rames qe te leshojne fandromat e ta prishin pronen, apo ta vjedhin neper kadastra, pa te paguar as edhe nje koker leku tek pronari legjitim i prones. Ja tani pas zgjedhjeve, fillon prape aksioni i fandromave: duhet te prishim e vjedhim pronat e shqiptareve, qe parate e mafies se droges te lajne parate e tyre duke i kthyer ne fshatra turistike. Pazari i Rames eshte rritur kam degjuar. Tani nuk eshte me zoti 10%, njihet si zoti 20%. Vilat me bunker ne Surrel dhe llogarite e fshehta ne Qipro nuk ngrihen me rroge kryeministri!

    Akuza e vetme me vend per familjen Berisha eshte ajo e nepotizmit. Po, e bija e tij mund te akuzohet sot se ka perdorur emrin e familjes se saj, duke shitur influencen e saj tek i ati kryeminister, ne kembim te sherbimeve ligjore per investitoret e huaj. Fajtor per akuzen e nepotizmit! 1-3% tarife suksesi u kerkonte investitoreve te huaj. Pra 10x apo 20x me pak, se 20% i Rames sot. Te pakten Berisha ia doli me sukses qe te afronte investitore te huaj ne vend, te medhenj e te vegjel ne ato 8 vjet. Kurse budallai qe ju bete kryeminister, i perzuri te gjithe me rradhe, dhe sot investitore te vetem ne ate vend jane parate e hashashit e kokaines. Nuk ka pune e 500,000 shqiptare te rinj ne moshe e kane braktisur ate vend ne keto 8 vjet! Pune e madhe, ne i zevendesojme me punetore me meditje nga Siria, Bangladeshi dhe Pakistani. Vetem pazaret e oligarkeve te mafies se droges te mos preken!

    E bukura fare, ajo qe ustallaret e mediave nuk ua thone shqiptareve, eshte se fatkeqesia e demokracise shqiptare nuk eshte se ne ate vend nuk ka nje opozite te forte. Opozita ne cdo vend nuk fillon me politiken, fillon me qytetarin e mireinformuar. Detyra e kujt eshte te mireinformoje qytetarin? Eshte e mediave te pavarura, misioni i te cilave eshte e verteta. Fatkeqesia me e madhe e Shqiperise eshte se gati te gjitha mediat e medha ne ate vend, jane ngritur dhe punojne per llogari te oligarkeve dhe rregjimit narko-shtet. Ju jeni fajtore qe e lini ate popull ne erresire dhe u vrisni shpresen. Shfajesoheni si njerez te felliqur duke i faturuar te gjitha felliqesirat qe ju beni me pushtetin, opozites shqiptare te papushtetshme.

    Dhe ne nje vend qe ka 30 vjet qe nuk njeh drejtesi, shpresa e vetme per drejtesi e qytetarit, ngelet tek Zoti!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-05-2021 më 12:07

Tema të Ngjashme

  1. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  2. Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 13:35
  3. Skema piramidale, u merren me anë të mashtrimit 400 qytetarëve 1 milion euro
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 07:03
  4. Piratët e internetit, vjedhje miliona euro filmave shqiptarë
    Nga Cimo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-09-2007, 17:04
  5. A jane etike bizneset ne Shqiperi?
    Nga Jelenita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2007, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •