Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Sondazhi: 52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat

    Emri:  vaksina-kineze.jpg

Shikime: 239

Madhësia:  35.0 KB

    Shqipëria ka rezultuar në një sondazh të fundit të publikuar nga Gallup, ndër shtetet më skeptike lidhur me procesin e vaksinimit kundër sëmundjes, që po merr mijëra jetë njerëzish në gjithë botën. Akoma më skeptikë dhe refuzues të vaksinës janë dhe shtetasit e Kosovës. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë pranueshmëri të ulët të vaksinave dhe nivel të lartë të refuzimit të tyre.

    Shqiptarët renditen të 11-tët në botë, që e pranojnë më pak vaksinimin për të parandaluar koronavirusin, ndërsa janë të 16-t në botë për refuzimin e lartë të vaksinave.

    Të anketuarve iu bë pyetja: “Vaksinat u jepen njerëzve që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve specifike. Nëse një vaksinë për të parandaluar koronavirusin do të ishte e disponueshme pikërisht tani dhe pa kosto, a do të ishit ju dakord që të vaksinoheshit?

    Vetëm 34% e shqiptarëve janë përgjigjur “PO”, duke u renditur e 16-a, mes 20 vendeve që kanë dëshirën më të ulët për të marrë një vaksinë kundër koronavirusit dhe shumë më e ulët sesa mesatarja globale e gatishmërisë për t’u vaksinuar prej 68%.

    Përqindja e pranueshmërisë është akoma më e ulët nga shtetasit e Kosovës, me 32%, e shtata më e ulët në botë.

    Në listë mbizotërojnë shtetet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ato të Europës Lindore. Dëshirën më të ulët në botë për të marrë vaksinën e kanë banorët e Kazakistanit, Gabonit, Hungarisë, Bosnjë Hercegovinës, Jordanisë, Xhamajkës. Në listë janë dhe bullgarët, malazezët, maqedonasit.

    52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat

    Të njëjtës pyetje i janë përgjigjur me “JO” rreth 52% e shqiptarëve, ndërsa normat më të larta të refuzimit në botë (e 16-a) dhe shumë më e lartë se mesatarja globale prej 29%.

    Në nivele të ngjashme është dhe Maqedonia e Veriut (53%). Sërish shtetasit e Kosovës janë edhe më skeptikë, me 56% që e refuzojnë vaksinën. Rekordin në rajon e mban Bosnjë Hercegovina, me 61% të të anketuarve që i janë përgjigjur me jo pyetjes nëse do të vaksinoheshin.

    Emri:  al1.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  19.0 KB

    Normën më të lartë të refuzimit në botë e kanë Gaboni (66%), Kameruni (65%), Hungaria (61%), Bullgaria (61%).

    Rezultatet globale

    Sipas Gallup, gatishmëria e njerëzve për të marrë një vaksinë për koronavirusin varionte në të gjithë botën në vitin 2020, me përqindjet që thoshin se do të merrnin një vaksinë, që ishte më e larta në Mianmar, me 96% dhe më e ulëta prej 25% në Kazakistan.

    Në vitin e parë të plotë të pandemisë COVID-19, shumica e të rriturve në mbarë botën (68%) i thanë Gallup se ata do të bien dakord të vaksinohen nëse një vaksinë kundër koronavirus do të ishte në dispozicion të tyre pa ndonjë kosto.

    Nepali, Nikaragua, Tailanda, Islanda, Danimarka ishin ndër shtetet e tjera me gatishmërinë më të lartë në botë për të marrë dozat e vaksinës.

    Në të kundërt, shumë vende nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Europa Lindore – përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit – dominojnë listën e vendeve ku njerëzit ishin më pak të gatshëm të merrnin një vaksinë koronavirus nëse do të ishte në dispozicion pa asnjë kosto.

    Për shembull, më pak se gjysma e rusëve në 2018 që kishin dëgjuar për vaksinat (45%) ranë dakord se ishin të sigurta, ndërsa një 24% e konsiderueshme nuk pajtohej (një nga nivelet më të larta në botë). 37% e rusëve thanë se do të merrnin një vaksinë të koronavirusit nëse ofrohej, ndërsa 61% thanë se nuk e bënin.

    Gati tre në 10 (29%) në të gjithë botën thanë se nuk do të pranonin të vaksinoheshin, dhe 3% të tjerë thanë se nuk e dinin ose refuzuan të përgjigjen; së bashku, këta përkthehen në afërsisht 1.3 miliardë të rritur që nuk ishin të gatshëm të vaksinohen në kohën e studimit, referon Gallup.

    Monitor

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,506

    Për: Sondazhi: 52% e shqiptarëve refuzojnë vaksinat

    Mos u besoni shume ketyre sondazheve sepse shqiptaret jane nje popull renacat,ca nga frika,ca nga mosdija dhe pjesa qe mbetet nga kopillliku. Pastaj ne nje vend ku shteti,qeverite vetem genjejne te presesh nga populli qe mos genjeje me duket si absurditet. Mendjen sidomos te shqiptarit qe jeton ne Shqiperi nuk ka sondazh qe e kap.
    Ka rrezik qe ata qe i thone jo vaksines te jene te gjithe te vaksinuarit,ndersa ata qe shprehen se do te vaksinohen jane ata qe nuk do vaksinohen kurre.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2021, 11:26
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2019, 22:59
  3. Çfarë janë vaksinat? Si bëhen vaksinat?
    Nga kriskulli në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2013, 16:52
  4. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 15:38
  5. Sondazhi/Greqia: Gjysma e shqiptarëve në Greqi nuk do të kthehen
    Nga BARAT në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-03-2008, 14:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •