Emri:  a4ff830f-852d-4e70-97a7-731564eaf818.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  21.0 KB

Nga Linda Karadaku

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç në Mal të Zi po përpiqet të kalojë një projektligj të ri për shtetësinë, i cili konsiderohet problematik, qoftë për shqiptarët, qoftë për malazezët. “Qëllimi është që të ndryshohet në të ardhmen edhe lista zgjedhore.



Partitë që janë në pushtet tani, vite më radhë kanë diskutuar rreth asaj që votimet në Mal të Zi janë të ndikuara nga ana e diasporës që nuk e ka qëndrimin në Mal të Zi. Mali i Zi, përsa i përket ligjeve që kanë të bëjnë me votën, kërkon rezidencë dy-vjeçare brenda shtetit që të mund të votohet, jo vetëm shtetësinë apo moshën 18 vjeç” tha për emisionin Ballkan deputeti shqiptar në Malin e Zi, Genc Nimanbegu.

Projektligji parashikon që të bëhet çregjistrimi i të gjithë popullsisë së Malit të Zi dhe pastaj, brenda një viti, të bëhet regjistrimi I popullsisë. Shqetësimi është që shqiptarët e Malit të Zi me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, nuk do të mund të regjistrohen dhe mund të humbin të drejtën e votës.

Abcnews