Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Facebook i mbyll llogarinë ish-presidentit Donald Trump, ai hap faqen e vetë në Internet

    Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump mbetet pa “Facebook”, ja vendimi që mori bordi i rrjetit social

    Emri:  Facebook_4K_03-696x464-675x450.jpg

Shikime: 435

Madhësia:  19.6 KB

    Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do të ketë të drejtë të përdorë platformën Facebook.

    Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i rrjetit social votoi për vazhdimin e ndalimit të llogarisë së tij, që ishte pezulluar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol.

    Bordi mbështeti vazhdimin e pezullimit, por fajësoi “Facebook” për mënyrën se si e mori vendimin.
    Paneli tha se rreziku i vazhdueshëm i dhunës serioze justifikonte pezullimin në atë kohë, por shtoi se “nuk ishte vendimi i duhur që Facebook të vendoste pezullim për kohë të pacaktuar”.

    Bordi shprehet se Facebook u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke marrë një masë “jo fort të qartë dhe pa standarte të qarta” dhe më pas ia përcolli vendimin bordit për shyrtim.

    Bordi ra dakort me Facebook-un se dy prej postimeve të Trumpit më 6 janar “shkelnin rëndë” standartet e FB dhe Instagramit për përmbajtjen e postimeve.
    “Ne ju duam. Ju jeni të veçantë”, kishte shkruar Presidenti Trump në postimin e parë dhe “patriotë të mëdhenj” dhe “kujtojeni këtë ditë përgjithmonë” në postimin e dytë. Këto postime ishin vlerësuar si mbështetje për njerëzit e përfshirë në dhunë, tha bordi.

    Paneli thotë se Facebook ka gjashtë muaj afat për të rishqyrtuar veprim arbitrar të 7 janarit dhe të vendosë për një masë tjetër, që të jetë në përputhje me “serizitetin e shkeljes duke marrë parasysh mundësinë e dëmit në të ardhmen”. Po ashtu, paneli shton se masa e re duhet të jetë “e qartë, e domosdoshme dhe proporcionale” në përputhje me rregullat e Facabook-ut për shkelje të rënda.

    Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga ekipi i ish-presidentit. Donald Trump është pezulluar përgjithmonë edhe nga rrjeti social “Twitter”.
    Bordi që shqyrtoi rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë. Mënyra se si ata votuan nuk u bë publike.

    Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë.

    Një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në web. Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Twitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë.

    Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

    Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm.

    Zëri i Amerikës
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Facebook i mbyll llogarinë ish-presidentit Donald Trump, ai hap faqen e vetë në Internet

    Mund te ndiqni ish-presidentin Amerikan ne lidhjen me poshte:

    https://www.donaldjtrump.com/desk

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Facebook i mbyll llogarinë ish-presidentit Donald Trump, ai hap faqen e vetë në Internet

    Mendoj se kjo eshte censure e rrezikshme sepse nese i mbyllet profili nje personi publik imagjinojeni vete se cfare bejne me njerzit e thjeshte , ne te tilla raste mund i fshiheshin postimet ku argumentohen thirrjet per dhume ,por ti mbyllet profili kjo eshte diktature edhe pse virtuale eshte e rrezikshme sepse nese shtrihen ne realitet behet baza per tirani dhe despoitizem

Tema të Ngjashme

  1. Ramadan Kllogjri - Këngë për presidentin Donald Trump
    Nga Albo në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2021, 16:24
  2. Tjetër padi për Donald Trump
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 14:12
  3. Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump
    Nga Maqellarjot në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-01-2017, 13:09
  4. Donald Trump, pritet të investojë në Shqipëri dhe Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 11:48
  5. Si te fshijme llogarine ne facebook, njehere e pergjithmone.
    Nga LeArNiNgHaCkInG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 17:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •