Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Do ndrijnë akoma sytë e tu”- Djali i aktorit të ndjerë dedikim prekës pas lajmit për vdekjen e të atit

    Emri:  radoja-1.jpg

Shikime: 641

Madhësia:  14.3 KB

    Djali i aktorit të mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja, ka postuar një dedikim prekës për vdekjen e të atit, në rrjetet sociale.

    “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …”, shkruan Redi Radoja në faqen e tij në Facebook.

    Aktori nga Shkodra mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 5 majit, ku ishte i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi.

    Prej një muaji, aktori po vuante pasojat e lëna nga infektimi me koronavirus.

    Emri:  redi-radoja.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  30.1 KB

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Si e lanë për një muaj në gjendje të rëndë?”- Mevlan Shanaj i tronditur: Guljelm Radoja nuk vdiq nga ataku, por nga pakujdesia


    Regjisori Mevlan Shanaj u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit Guljelm Radoja.

    Në një lidhje telefonike për “News24”, Shanaj tha se Radoja nuk vdiq nga ataku kardiak, por nga pakujdesia, pasi nuk iu dha ndihma e specializuar, edhe pse është një aset kombëtar.

    “Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton Radojën, e ka parasysh imazhin e njeriut të shkëlqyer.

    Ai nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi. Le të flasë çdo mjek në botë, ka mbi një muaj që është në gjendje të rëndë.

    Si e lanë Guljelmin për një muaj në këtë gjendje?! Patjetër që duhej të tregohej një ndihmë e specializuar më e madhe. Tani që na iku mund të flasim të gjithë, por e vërteta është se ka ikur një vlerë kombëtare, një njeri që nuk harrohet dot. Vepra e tij është madhore.

    Unë njihem shumë herët me të, në vitin 1961 e mbaj mend ishim me shkollat pranë. Ai ishte i spikatur si djalosh, ku këndonte. Ky njeri gazmor, i dhënë i shoqërisë, ky është imazhi im për Guljelmin. Ai ka lëvizur, se ashtu i shkoi jeta, por nuk ka njeri që nuk e mban simbolin e tij si të dashuruar me biçikletën, me sportin, njeri i pashembullt, i jashtëzakonshëm.

    Këtë vit jemi çoroditur ne, nuk po dimë kë kemi parë e kë jo. Por, kjo është një goditje, një mik i dytë që ikën nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ai vuajti me këtë sëmundje, nuk e meritonte. Djali e vajza i erdhën nga jashtë dhe patëm shpresë. Sikur u krijua një përshtypje që ai do ja hidhte, por ja që s’paska qenë e shkruar”, u shpreh Shanaj.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Se di pse do e pësonte aq keq këtë flamë”- Rajmonda Bulku tregon takimet e fundit me Guljelm Radonë: Dorën e tij nuk e harrova kurrë

    Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka folur për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Guljelm Radosë, i cili prej më shumë se një muaj po vuante pasojat e Covid-19.

    Në një bisedë telefonike me News24, Bulku tregoi se si e mori vesh lajmin për vdekjen e aktorit.

    “Po nga mediat e mësova. Gjendjen e tij, lidhesha me miqtë që kishim, se në këto momente nuk lidhesh asnjëherë me personin vet, Guljelmi se di pse do e pësonte aq keq këtë flamë.

    Nganjëherë thua që kur zgjat të jep shpresë që mund t’ja hedhë, por Guljelmi paska pasur fatin të mos ia hedhë.

    Kur e lexova sot më erdhi keq si për një mik, artist. Kishte një karakteristikë të vecantë si artist, ishte i jashtëzakonshëm, një njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme edhe në sheshin e xhirimit”.

    Çfarë kujtoni nga sheshi i xhirimit?

    Bulku: Guljelmi nga ata parët aktorë që jam njohur kemi punuar bashkë, në ato vështirësitë e ngjitjeve në Dardhë, kur unë bllokohesha e zgjatej vetëm dora e Guljelmit e më thoshte jepi s’ke pse dorëzohesh. Atë dorën e Guljelmit se harrova tërë jetën e kujtonim me humor shumë vite më vonë.

    Për takimin e fundit?

    Bulku: Kemi shkuar në Korçë e bëmë recital poezish, kishte një grua të mrekullueshme e muzikante që vinte e i shoqëronte këto koncerte me violincelin e saj e bëheshin një cift shumë simpatik, kemi kaluar ditë të mira dhë në këto aktivitetet e fundit.

    Guljelmi ishte njeri me atmosfer të jashtëzakonshme, ku ishte ai ishte humori, ishte miqësor, njeri i gjendur, artist i mrekullueshëm.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja, Grida Duma: Humbëm një prej ikonave të artit, ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën e shqiptarëve

    Emri:  Guljelm-Radoja.jpg

Shikime: 625

Madhësia:  14.4 KB

    Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar ditën e sotme për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Guljelm Radoja, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

    Aktori i njohur ishte transferuar nga spitali i Durrësit te Shefqet Ndroqi për të marrë trajtim më të specializuar, por ditën e sotme ajo nuk mundi t’ia dalë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

    Në reagimin e saj, Grida Duma thekson se veprat skenike të Guljelm Radojës kanë lënë gjurmë në mendjen e shumë shqiptarëve.

    Ndër të tjera ajo shkruan se ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të njohur e ka tronditur atë thellësisht.

    “Lajmi i trishtë i humbjes së Guliem Radoj-ës, një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare, më tronditi thellësisht.

    Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën shpirtërore e mendore të shqiptarëve.

    Ngushëllimi për humbjen e tij është gjurma e përhershme e veprës së tij, që do na shoqërojë ne dhe pas nesh”- shkruan Duma.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Lamtumirë i dashur mik”- Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e aktorit Guljelm Radoja. Margariti: Ishte mishërimi i talentit dhe përkushtimit

    Emri:  radoja1.jpg

Shikime: 604

Madhësia:  22.6 KB

    Aktori i njohur Guljelm Radoja ndërroi jetë ditën e sotme, 5 maj, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku ndodhej i shtruar, i intubuar prej disa ditësh.

    Miq, kolegë, të afërm e personalitete të politikës shqiptare kanë reaguar me dhimbje pas lajmit të trishtë për vdekjen e aktorit.

    Kryeministri Edi Rama bashkangjitur një fotoje të aktorit, postuar në rrjetet sociale, i jep lamtumirën Radosë që e quan mik.

    “LAMTUMIRË I DASHUR MIK”, shkruan shkurt Rama.

    Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në statusin e saj në rrjetet sociale, teksa shpreh trishtimin për lajmin, thotë se “ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit”.

    “Pas një muaji luftë për jetën, u nda prej nesh aktori fisnik Gulielm Radoja. Një portret i spikatur, me një zë të ngrohtë, gdhendës karakteresh, Radoja ishte mishërimi i talentit dhe përkushtimit.

    Ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Margariti.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Sot nuk qaj për ty që ke vdek, por për na që kena mbet…”/ Kastriot Çipi fjalë prekëse për aktorin Radoja, Jul Deda: Çdo orë mesimi, e filloje me batutë

    Regjisori Kastriot Çipi thotë se ndarja nga jeta e aktorit Gulielm Radoja i ka lënë “një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë”.

    Emri:  kast1.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  118.8 KB

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çipi shkruan se priti dy javë që gjendja e Radojës të përmirësohej, por sot ai nuk ia doli të mposhte infektimin nga Covid-19, duke ndërrua jetë në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë.

    Më tej regjisori thekson se ky vend mund të nxjerrë përsëri artistë të mëdhenj, por njerëzit si Radoja i ka gjithmonë e më të rrallë.

    Postimi i plotë i Kastrot Çipit:

    Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit.

    Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm!

    Ta fal këtë “gabim”, sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë.

    Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë.

    Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë.

    E prandaj unë sot nuk qaj për ty qi ke dek, por për na qi kena mbet’…

    Ndërkohë për vdekjen e aktorit Gulielm Radoja, një reagim ka bërë edhe aktori Julian Deda, ku thotë se ai do të mbetet “gjithmonë në majë të zinxhirit artistik shqiptar”.

    Nërpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Deda kujton episodet nga koha kur Radoja iu jepte mësim në Akademinë e Arteve, ku sipas tij çdo orë leksioni fillonte me batuda dhe të qeshura. Deda thotë se profesor Gulielmi e bënte me vetëdije këtë gjë për t’i çliruara ata nga emocionet e provimeve.

    Postimi i plotë i Julian Dedës:

    “Profe, do ruaj ne memorjen time momentet fantastike nga koha kur me jepje mesim ne Akademine e Arteve. Çdo ore mesimi, e filloje me ndonje batute, ndonje histori per te qeshur apo me MÇB-ne tende te famshme dhe kete e beje me vetdije te plote per te na çliruar nga emocionet dhe presioni i provimeve. Ishe i mire shume Lemo. Faleminderit per kontributin tend, do ngelesh gjithmone ne maje te zinxhirit artistik shqiptar.

    Lamtumire Prof. Guljelm Radoja. Prehu ne paqe artist.”

    Emri:  kast-2.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  97.8 KB

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 05-05-2021 më 12:36

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    Vdekja e Guljelm Radosë/ Meta: Kinematografia shqiptare humbi sot ‘Petro Nini Luarasin’ e saj

    Emri:  182632561_3994046463974930_7505007942300049928_n.jpg

Shikime: 572

Madhësia:  47.2 KB

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke shprehur pikëllimin për lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja.

    “Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

    Aktori u nda nga jeta mëngjesin e 5 majit, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku ishte i intubuar, pasi infektimi me koronavirus i kishte shkaktuar probleme të rënda shëndetësore.

    POSTIMI I PLOTE

    Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

    Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”.

    Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

    Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.
    Lamtumirë miku ynë i dashur!

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    Ndërroi jetë nga COVID/ Regjisori Pirro Milkani për aktorin Guljelm Radoja: Keqardhje! Ata që e donin artin e tij duhej të bënin më shumë


    Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Guljem Radoja.

    Prej ditësh ai ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa këtë të mërkurë nuk arriti të fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, duke ndërruar jetë. Regjisori Pirro Milkani, përmes një lidhje telefonike me studion e lajmeve në “News 24”, foli për aktorin.

    Ai tha se me Guljemin njihet prej 50 vitesh dhe ruanin një miqësi familjare. Ishte pikërisht regjisori që e angazhoi aktorin në rolin e parë, në filmin “Shtigje Lufte”. Milkani tregoi se Radoja kishte një biografi jo të mirë dhe kur e mori në film, atij iu pastrua ajo, gjë që i hapi rrugë edhe për pjesëmarrjen në filmat e tjera.

    Regjisori tha se është e dhimbshme që aktori u nda nga jeta në një moshë kaq të re, pasi ishte i shëndetshëm dhe i gjallë.

    Ai nënvizoi se biznesmenët e qytetit të Durrësit, qytet ku ai jetonte, duhet të bënin më shumë përpjekje që të paktën, aktori të dërgohej për kurim në spitalet jashtë vendit.

    “Është keqardhje! Mendova se dikush do të kujdesej më tepër për të. Biznesmenë të Durrësit, duhet të kishin bërë një kontribut, për të bërë një provë për ta dërguar jashtë shtetit. Ai ka lënë gjurmë të mira dhe nuk ishte në moshë për t’u larguar nga kjo botë. Ishte njeri korrekt, i dashur, me një familje shembullore.

    Me një grua muzikante, vajzën pianiste, është e trishtë. Nuk di ç’të them, është keqardhje! Ai kishte probleme biografike dhe unë e mora në filmin Shtigje lufte në rolin e një fotografi. Në atë kohë nëse merreshe në film dhe tregohej që të rregullohej biografia. Unë e kam pasur në filmin “Eja”, në Librazhd. Kam pasur një bashkëpunim 20 vjeçar dhe kujtesë familjare për të.

    Ai ishte njeri modest dhe fjalëpak. Shumë serioz në krijimin e figurave artistike që i besoheshin”, u shpreh Milkani.

    (BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë aktori Guljem Radoja

    “Humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare”-Basha mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit Guljelm Radoja

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja. Aktori Radoja ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

    Emri:  guljelm.jpg

Shikime: 569

Madhësia:  35.5 KB

    Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të aktorit, Basha thotë se Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

    Mesazhi i plotë:

    Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

    Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

    Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2020, 15:07
  2. Ndërron jetë aktori Xhevdet Feri
    Nga Neteorm në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2020, 13:18
  3. Ndërron jetë “Tarzani”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2014, 18:18
  4. Nderron jete aktori Vasillaq Vangjeli
    Nga Jack Watson në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-09-2011, 08:33
  5. Nderron jete aktori Agim Qirjaqi.
    Nga drague në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-04-2010, 15:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •