Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Kënga arbëreshe "Moj e bukura more", kopjohet nga artistja turke Nukhet Duru

    Tingujt e këngës së famshme arbëreshe “Moj e bukura more”, tashmë janë të njohura edhe në Turqi. Këngëtarja e famshme turke Nukhet Duru, me baladën e saj Kapildin Gitti, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe duke rrëmbyer zemrat e turqve.

    Emri:  1619793319_turkja770x422.jpg

Shikime: 264

Madhësia:  31.0 KB

    Tingujt e këngës së famshme arbëreshe “Moj e Bukura more”, tashmë janë të njohura edhe në Turqi. Këngëtarja e famshme turke Nukhet Duru, me baladën e saj Kapildin Gitti, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe duke rrëmbyer zemrat e turqve.

    Në refrenin e këngës së famshme këngëtarja përdor Lule lue, ndërkohë që i thur vargje dashurisë.

    Kënga ka siguruar më shumë se gjysmë milion klikime në You Tube , por edhe shitje të shumta në i Tunes duke siguruar shuma të mëdha parash nen siglën e shtëpisë diskografike muzikore Sony Music.

    Kjo nuk është hera e parë që kënga arbëreshe përdoret edhe nga këngëtar të huaj, pasi melodia e saj ka prekur shumë zemra.

    Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

    Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, në vitin 1708.

    Nükhet Duru ka lindur më 19 maj 1954 dhe është një nga këngëtaret më të famshme turke. Ajo filloi të këndonte në Florya Deniz në 1971. Ajo publikoi ​​albumin e saj të parë "Aklımda Sen Fikrimde Sen - Karadır Kaşların" në 1974. Albumi tjetër i saj “ Bir Nefes Gibi" u publikua në 1977. Në të njëjtin vit, asaj iu dha çmimi "Këngëtarja më e Suksesshme e Vitit". Në vitin 1978, ajo mori pjesë në një konkurs këngësh me Modern Folk Trio, i cili u mbajt në Seul dhe fitoi vendin e parë.

    Kënga e saj Ben Sana Vurgunum është një nga hitet më të mëdhaja ndërkombëtare.



    Shqiptarja

  2. #2

    Për: Kënga arbëreshe "Moj e bukura more", kopjohet nga artistja turke Nukhet Duru

    Gjithsesi nuk ka asgjë me origjinalen, duket si këngë arabe.
    Më mirë do ta këndonin këtë këngë të famshme “arrigjinjtë”....

    Ja një version ;




    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2021 më 14:01
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kënga arbëreshe "Moj e bukura more", kopjohet nga artistja turke Nukhet Duru

    Një Interpretim që të bën zemrën mal !




    LULE, LULE - ARBËRESHE

    Angelina Statyeva - Artistja nga Ukraina Këndon Shqip në Greqi (LULE LULE)
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-05-2021 më 09:47

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kënga arbëreshe "Moj e bukura more", kopjohet nga artistja turke Nukhet Duru

    Njejtë, si edhe Ky Interpretim i Magjishëm !



    Lule Lule , Macë Macë - ARDIAN TREBICKA & LUZ CASAL


    LUZ CASAL - https://en.wikipedia.org/wiki/Luz_Casal

    She became famous in the early 1980s, and remained an important figure in Spanish pop music all through said decade and beyond.

    Since the beginning of her career, she has sold over five million albums.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-05-2021 më 09:52

Tema të Ngjashme

  1. "Artistja e Merituar" Drita Pelingu
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-03-2021, 11:38
  2. Prizren: Festivali "Kënga qytetare na bashkon"
    Nga Albo në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2021, 00:03
  3. " Kënga Magjike " ndër vite !
    Nga sirena_adria në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2018, 12:31
  4. Koncepti "Realitet"- Mëndjet e bukura- Shkenca dhe Fantashkenca.
    Nga Scion në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2011, 17:12
  5. "E Bukura dhe e Shëmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •