Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare

    15 historianë nisin hartimin e ‘Historisë së shqiptarëve’ nga antikiteti te Pavarësia e Kosovës (VIDEO)

    Akademia e Shkencave ka nis punën për hartimin e “Historisë së shqiptarëve” nga antikiteti deri tek Pavarësia e Kosovës. Historianët edhe arkeologët flasin për rëndësinë e këtij botimi, që do të jetë edhe në gjuhë të huaj



    15 historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për hartimin e "Historisë së shqiptarëve".

    “Akademia e Shkencave ka nisur hartimit e “Historisë së shqiptarëve” që do të finalizohen dy vëllime”, shprehet kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

    “Kemi një botim të realizuara para 15-20 vitesh, ku për herë të parë u trajtuan të gjitha periudhat historike. Aktualisht ka përfunduar “Historia e Shqiptarëve” në pesë vëllime në shek XX. Pra është bërë një punë e madhe, që të arrijmë për këtë botim të sintezës, që do të jepet në një kohë të shpejtë të gjithë studiuesve, veçanërisht të huajve”, shprehet Verli

    Emri:  Screen Shot 2021-05-05 at 11.39.09 AM.jpg

Shikime: 1002

Madhësia:  32.4 KB

    Projekti që drejtohet nga akademikët Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve, nga mesjeta deri në Pavarësia e Kosovës.

    “Ky tekst është sintetik, që përfshin të gjitha periudhat që nga antikiteti deri në vitin 1990. Synimi është që të bëhet një sinteze e plotë e të gjitha tezave të historianëve shqiptarë dhe të huaj”, shprehet drejtori i Institutit të Historisë në Shqipëri, historiani Beqir Meta.

    Përzhita na rrëfen rolin e gjetjeve dhe tezave arkeologjike që do të plotësojnë edhe këto dy vëllime nga historia antike e ilirëve, deri në ditët e sotme

    Ndërsa, Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë Kosovë, tregon arsyet se përse “Historia e shqiptarëve” do të përmbyllen me Pavarësinë e Kosovës, 17 shkurti i vitit 2008.

    “Është një punë që nis që nga antikiteti deri tek Pavarësia e Kosovës në shkurti i vitit 2007” , shprehet Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës.


    “Një projekt që do të çojë më tutje historiografinë shqiptare. Ne në Kosovë jemi duke e bërë këtë gjë, nga antikiteti, mesjeta deri tek pavarësia e Kosovës”.

    Projekti “Historia e shqiptarëve” i iniciuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të përfundojë në vitin 2023. Drejtuesit e tekstit “Histori e shqiptarëve” janë akad. Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka. Ndërsa, 15 studiuesit që do të punojnë për dy vëllimet e historisë janë: 1) Akad. Pëllumb Xhufi; 2) Prof. Skënder Muccaj; 3) Prof.Neritan Ceka; 4) Prof. Gjon Berisha, Kosovë; 5) Prof. Sabit Syla, Kosovë, drejtor i institutit histori; 6)Prof. Saimir Shpuza; 7) Prof. Luan Perzhita; 8) Prof. Ferid Duka; 9) Prof. Adem Bunguri; 9) Akad. Myzafer Korkuti; 10) Prof. Apollon Baçe; 11) Prof. Paskal Milo; 12) Akad. Beqir Meta; 13) Prof. Sonila Boci; 14) Prof. Ledi Dushku dhe 15) Prof. Marenglen Verli.

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2021 më 11:27

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    A mundet te shkruhet Historia e Shqiperise nga Akademike te Indoktrinuar?

    A mund shkruhet historia e Shqipërisë nga akademikë të indoktrinuar?


    A mund shkruhet historia e Shqipërisë nga akademikë të
    Vendimi që ka marrë Akademia e Shkencave të Shqipërisë është vendim shumë ambicioz, i duhur, por deri diku i parakohshëm sepse, do të realizojë brenda 2 vjet pune dhe me një fond prej 1 milion $ historinë e Shqipërisë prej tre volumesh me rreth 2.000 faqe. Këtë Histori do ta ri-shkruajnë akademikë të vjetër dhe të rinj, por mesa duket duhet të jenë: Prof. Neritan Ceka, Prof. Ferit Duka, Prof. Myzafer Korkuti, Apollon Baçe, Prof. Paskal Milio, Prof. Beqir Meta, Sonila Doçi, Ledia Duçi, Prof. Adem Bunguri, Gjon Berisha, Sabit Syla, Saimir Shpuza, Luan Perzhita, Prof. Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Skënder Muçaj. Përse është i parakohshëm? Pikërisht sepse për të realizuar këtë detyrë madhështore duhen njerëz “Researchers”, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra si greqishtja e vjetër, latinishtja, osmanishtja madje dhe sllavishtja e vjetër (serbo-bullgare). Të gjitha këto gjuhë përmbajnë historinë e pellazgëve-dardano- dhe fiseve ilire, arbër-epirotëve dhe shqiptarëve të ditëve të sotme. Problemi qëndron në disa aspekte:

    Së pari, nuk janë të gjithë profesorët e nderuar të paktën për Historinë e Lashtë si njohës të mirë të gjuhëve të vdekura dhe nuk mund të përballen me argumentet e historianit Hammond, i cili kur ka ardhur në Shqipëri mbrojti versionin grek të historisë dhe asnjë nga profesorët që janë në listë nuk e kundërshtoi. E si mund ta kundërshtojnë sot po këta profesorë? Së dyti, profesorët e Historisë së Mesjetës nuk janë të përgatitur të përballen me argumentet osmano-turke dhe bizantine sepse një pjesë e profesorëve kanë mbrojtur deri më sot versionin turk duke kritikuar versionin e Historisë së Shqipërisë të shkruar nga Prof. Kristo Frashëri dhe të tjerë.

    Së treti profesorët e Historisë së Shqipërisë së Pavarësisë, epokës së Zogut, Luftës Nacional- Çlirimtare, historisë së PPSH dhe të demokracisë së brishtë, nuk mund të hedhin poshtë tezat e tyre të shkruara që në kohën e PPSH dhe nuk mund të bëhen si I. Kadare, i cili pështyu atë që kishte lëpirë gjatë diktaturës. Pse? Sepse janë profesorë, i kanë argumentuar tezat e tyre dikur, e si mund të pështyjnë mbi punën e dikurshme? Së katërti, Akademia e Shkencave nuk bëri reformën e duhur kur u rikontruktua herën e fundit. Pse? Sepse u lanë po ata akademikë, madje futën apo bënë kandidatë për anëtarë akademie njerëz pa titullin profesor, si dhe nuk u bë seleksionimi i duhur.

    Në gazetën Tema të sotme, gazetari Roland Qafoku ka paraqitur 9 probleme konfliktuoze në Historisë së Shqipërisë me të cilat do të përballen ashpër këta akademistë për të cilat konfliktet vijnë nga vetë autorët historianë shqiptarë të lidhur me grupime politike të ndryshme që nga 28-29 nëntori i 1944 e deri më 2021, të cilat duhen rishikuar sipas tij.

    · Lidhja e ilirëve me pellazgët paraardhës

    · A na i ka vjedhur Greqia Historinë e Lashtë dhe heronjtë Si Akili, Aleksandri i Madh, dhe Pirro i Epirit?

    · Si do trajtohet Historia e Feve në Shqipëri nga Predikimi i Shën Palit në Durrës e deri në ditët tona

    · Si do të trajtohen 82 delegatët dhe 40 Firmëtarët e Pavarësisë

    · Problemi i vrasjes së Esat Pashë Toptanit dhe trajtimi i Avni Rustemit; Hero apo vrasës?

    · A ishte revolucion apo grusht shteti periudha e drejtimit të Kryeministrit Fan Noli?

    · A ishte Luftë Nacional Çlirimtare apo luftë civile lufta kundër nazi-fashizmit?

    · Cilat ishin arsyet e prishjes së marrëdhënieve me SHBA pas Luftës së Dytë Botërore?

    · Sistemi komunist ra vetë apo u rrëzua?

    Sidoqoftë ka dhe probleme të mëdha të tjera me fqinjët, të cilat duhen zgjidhur ashtu si i kanë zgjidhur shtetet fqinjë për veten e tyre, të cilat mund të jenë:

    ·Problemi i Epirit dhe Çamërisë dhe krahina të Epirit: Kaonia, Mollosia dhe Thesprotia, kanë qënë krahina shqiptare (ose më saktë epirotase sipas fjalorit të Marko Boçarit epirotisht-greqisht), krahinë barbare apo greke

    ·Kosova ose Dardania kanë qenë fise ilire&pellazge sepse Dardania ka ekzistuar ashtu si Epiri para ilirëve, por se flisnin të njëjtën gjuhë dhe problem sllavizmit të saj

    · Problemi I gjuhës së folur shqip dhe gjuhës së shkruar greqisht: shkrimi në gërma të ashtuquajtura greke: A i bën të gjitha krahinat dhe shtetet që shkruanin në atë gjuhë të atëhershme të lashtë “ndërkombëtare” si shtete greke apo në të vërtetë ato “shtete” apo etni gjuhën e folur e kishin ndryshe kurse gjuhën e shkruar vetëm nga të arsimuarit e shkruanin në gjuhën “greke”?

    · Osmanët ishin pushtues apo administratorë të krahinave të Arbërisë dhe Epirit?

    · Largimi masiv i arbër-epirotëve gjatë dhe pas luftërave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, vrasjet e përbindshme nga pushtuesit osmanë, shfarosja e popullatës- përbënin genocid osman ndaj popullatës arbër-epirote?

    · Konvertimet masive në Islam dhe paradoksi i mohimit të etnisë për të ruajtur fenë: pra kthimi i vëmendjes tek pjesa e popullatës arbër&epirote, e cila nuk iku, por ose u konvertua në Islam ose iu bashkua religjionit lindor ortodoks duke u quajtur serbë (në fakt shkie, popullata që iu afrua kishës serbe duke kontribuar në këtë kishë me shenjtoren shqiptare Shën Angjelina), në maqedonas (për shkak të afrimit të popullatës ortodokse pranë kishës bullgare), në malazezë ( Malësia, ata arbër që ishin ortodoksë afër kishës serbo-malazeze), kthimi në vllaho-rumunë të popullatës arbërore, e cila u largua për në Rumani, e cila i dha emrin e kryeqytetit rumuno-moldave -Bukuresht, nga ana e Princit Gjika, kthimit në kroatë të popullatës katolike që iku nga Shkodra në Raguza e Dalmaci, kthimi në venecianë të arbërve katolikë që ikën për në Venedik dhe së fundmi, popullata kryesore prej 300.000 banorësh arbër&epirotë në Kalabri (Ka-Labëria) dhe kthimi në unitë të kësaj popullatë (pra ortodoksë të ritit lindor të varur nga Papati),

    ·Roli i Binomit FE+ATDHE në krijimin e shteteve solide dhe mungesa e këtij binomi në trevat shqiptare, duke krijuar një shtet të dobët multifetar ku shtylla e Atdheut egziston, por… shtylla fetare mungon.

    · Boshllëqet kohore në Historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare

    · Përse nuk u shkruajt shqip apo epiriotisht për një kohë të gjatë deri në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Shkronjave shqip?

    Së fundmi po i kthehem titullit të artikullit. A mundet këta historianë të përballojnë dhe të zgjidhin këto probleme? Po të ishin të ndershëm këta profesorë të indoktrinuar, duhej të dorëhiqeshin dhe për të realizuar këtë detyrë duhej kërkuar ndihma e profesorëve të universiteteve publike dhe private të Shqipërisë, madje dhe konsulencë, sepse një pjesë e mirë qoftë e profesorëve të vjetër të nderuar ashtu dhe e profesorëve të rinj të seleksionuar janë të indoktrinuar politikisht, madje ka ndonjë i cili mund të jetë i indoktrinuar edhe nga ana religjioze. Detyrimisht duhen përzgjedhur me kujdes historianë dhe kërkues shkencorë me “brumë” dhe njohës të njërës nga gjuhët e vdekura.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare



    Projekti 300 mln leke i historise, Pellumb Xhufi: Nuk mohova Tepelenen, ku gabon Schmitt
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 14-05-2021 më 06:01

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare

    Spotlight - Debati / Kapri: Enver Hoxha kontrabandist. Ironia e Xhufit: Pinte raki, kishte dashnore
    May 14, 2021

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare

    Ky Xhufi ka bere nje gafe klasike,qe do mbahet mend, per kampin e perqendrimit te Tepelenes. Ka bere nje gafe qe as diletantet e historise nuk e bejne,e bejne vetem diletantet ideologjik te indroktrinuar : " Kampi i Tepelenes nuk ishte aq i eger se eshte shkruar dy reshta ne nje dokument te CIA-s !"

    Dhe eshte per tu habitur me keta ish socialistet ! Deri dje vetem shanin Ameriken,ndersa sot mjafton nje resht ne nje dokument te CIA-s dhe te shpegojne gjithçka si te vertete.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare



    Projekti madhor i historisë 300 mln lekë/Miloithat Frashëri takoi Zervën

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare



    Si do të rishkruhet historia e Shqipërisë?Debate mes Xhufit, Cekës, Nikës, Kasmit e Frashërit
    2 juni 2021

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akademia e Shkencave: Do të nisim projektin e rishkrimit të historisë shqiptare

    Jam i sigurt qe parate e taksapaguesve shqiptare do te shkojne ne xhepat e akademikeve tane te nderuar. Po mos prisni shume prej tyre, nuk kane as kapacitetin shkencor, as prirjen njerezore per te dokumentuar te verteten e historise shqiptare, ashtu sic ka ndodhur, nga goja e rrefimet e vete personazheve qe e kane bere dhe jetuar historine. Akademiket tane jane shume te talentuar ne revizionizmin e historise, per t'ia pershtatur sa me mire politikes dhe atyre qe jane ne pushtet. E kane zanat te trasheguar nga 50 vjetet komunizem.

    Historia e Shqiperise ka 30 vjet qe dokumentohet ne Internet, dhe ne veprat e brezit te ri te histografeve shqiptare e te huaj, qe bejne vertete nje pune shkencore, duke renditur e publikuar fakte historike. Forumi shqiptar ka dhene kontributin e tij te madh, per tu krijuar gjithe shqiptareve, si te brezave te sotem, si te atyre qe do te vijne neser, qe te mesojne te verteten e tyre historike. Ate te verteten historike ashtu sic ka ndodhur, pa e zbukuruar, shtremberuar apo tjetersuar, nga goja e vete personazheve historike.

    Po doni te njiheni me fakte historike, shfletoni faqet e forumit shqiptar ne vite.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave nje genjeshter apo nje risi e demokracise?
    Nga pirro2019 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2019, 12:24
  2. Shkenca Dhe Akademia E Shkencave Dhe Arteve E Kosovës(ashak)
    Nga ministryofmath në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 19:00
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:56
  4. Akademia E Shkencave Në Mbrojtje Të Kufijve Të Serbisë
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 15:53
  5. Akademia e shkencave për shqiptarët e Maqedonisë
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 16:54

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •