“Qesha kur vdiq Stalini”/ Dėshmia e rrallė e ish-tė dėnuarit politik: Si vuajta 10 vite burg dhe ēfarė mėsova nga i burgosuri grek

Publikohet historia e panjohur e Ndoc Tushės me origjinė nga Fush-Arrėzi i cili nė shtatorin e vitit 1953, sė bashku me katėr shokė tė tjerė, u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit me akuzėn se “kishin qeshur nė mitingun e mbajtur nė qytetin e tyre me rastin e vdekjes sė Stalinit” dhe u dėnuan me burgime tė rėnda, duke filluar nga 18 vjet pėr “kryetarin e grupit”.

Dashnor Kaloēi

Emri:  i-denuari-politik.jpg

Shikime: 720

Madhėsia:  98.2 KB

Dėshmia e rrallė e Ndoc Tushės, qė nga origjina e familjes qė e kishte nė gen mjeshtėrinė e gdhendies nė dru, arrestimin dhe vitet e burgut nė Kampin e Bulqizės e Burgun e Artizanatit nė Tiranė, si dhe periudhėn pas burgut, kur ai u stabilizua nė qytetin e Shkodrės, ku me ndihmėn e ish-Kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė asaj kohe, Mėhill Doēit, ai u punėsua nė Ndėrmarrjen e Shėrbimeve tė Popullit dhe vitrina e dyqanit tė tij afėr ‘Kafes sė Madhe’, pas Kalasė sė Rozafatit, ishte vendi mė i vizituar nga turistėt vendas dhe tė huaj dhe nė atė kohė, me porosi tė udhėheqjes sė lartė nga Tirana, ai pėrgatiti tė gjitha portretet e udhėheqėsve kryesorė, si: Enver Hoxhės, Mao Ce Dunit, Ēu En Lait, Kim Ir Senit, Leninit, Stalinit, etj., tė cilat i duheshin udhėheqjes sė lartė nė Tiranė, pėr t’u bėrė dhurata personaliteteve tė larta komuniste tė vendeve tė ndryshme tė botės.

Aty nga viti 1961 pasi unė u lirova nga burgu politik, me ndihmėn e shefit tė seksionit tė Industrisė, Nikolla Papamitit me origjinė nga Gjirokastra, dhe kryetarit tė Komitetit tė Ekzekutiv tė Rrethit tė Shkodrės, Mėhill Doēit, m’u hap menjėherė vendi i punės nė mjeshtėrinė e aplikimit tė pikturės nė kashtė. Deri nė vitin 1965 unė punova nė Ndėrmarrjen e Shėrbimeve tė Popullit dhe nė atė kohė, pas Kalasė sė Rozafatit, vitrine e dyqanit tim aty afėr Kafes sė Madhe ku kisha ekspozuar afro 180 lloj punimesh, ishte vendi mė i vizituar nga tė gjithė turistėt vendas dhe tė huaj qė vinin nė qytetin e Shkodrės. Gjatė atyre viteve unė kam pėrgatitur tė gjitha portretet e udhėheqėsve kryesorė, si: Enver Hoxhės, Mao Ce Dunit, Ēu En Lait, Kim Ir Senit, Leninit, Stalinit, etj., tė cilat i duheshin udhėheqjes sė lartė nė Tiranė pėr t’u bėrė dhurata personaliteteve tė larta komuniste tė vendeve tė ndryshme tė botės. Vetėm pėr Enver Hoxhėn unė kam pėrgatitur mbi 60 punime, sipas porosive qė kisha nga Komiteti i Partisė, duke e bėrė atė nė pozicione tė ndryshme, vetėm apo me Mao Ce Dunin, Ēu En Lain etj. Nė atė kohė qė vitrina e dyqanit tim u bė vend “peligrinazhi”, Sigurimi i Shtetit caktoi njė nga kuadrot e tij civilė, i cili mė survejonte rregullisht gjatė gjithė kohės qė aty vinin turistė, duke parė se mos unė hyja nė lidhje tė ndryshme me ta. Edhe pse gjatė atyre 30 e sa viteve qė punova nė atė zanat nė qytetin e Shkodrės krijova njė simpati tė thellė nė popull dhe tek disa kuadro tė lartė, disa herė u rrezikova tė dėnohesha pėrsėri pėr “agjitacion e propaganda” nga Sigurimi apo kolegė dashakeq e cmirėzinj. Njėri prej tyre ka qenė piktor I dekorit, F. A., i cili erdhi nė dyqanin tim dhe pasi e mori fshehurazi portretin e pambaruar tė Enver Hoxhės, e dėrgoi atė tek Sekretari i Parė, Sulejman Baholli, duke i thėnė se sa keq e kisha bėrė”.

Kėshtu kujtonte pėr Memorie.al, Ndoc Tusha, njėri nga mjeshtrit mė tė famshėm nė Shqipėri tė aplikimit tė pikturės me kashtė, i cili tregonte pėr herė tė parė tė gjithė peripecitė e jetės sė tij, qė nga dėnimi me dhjetė vite burg nė qytezėn e Fush – Arrėzit, i akuzuar se kishte qeshur kur kishte vdekur Stalini dhe mė pas nė qytetin e Shkodrės, ku disa herė i’u bėnė gati prangat nga Sigurimi i Shtetit. Kush ėshtė Ndoc Tusha dhe cila ėshtė origjina e familjes sė tij? Ku e vuajti ai dėnimin prej 10 vitesh dhe si e mėsoi ai mjeshtėrinė e aplikimit tė pikturės nė kashtė? Cilėt ishin njerėzit qė e ndihmuan atė nė qytetin e Shkodrės dhe ata qė kėrkonin ta rifusnin pėrsėri nė burg? Nė sa vende tė botės ka hapur ekspozitat e tij Ndoc Tusha dhe cilat janė punimet qė ish-kryeministri Pandeli Majko, ia mori pėr t’ja dhuruar Papės sė Romės, Gjon Pali i Dytė? Lidhur me kėto e plot fakte e ngjarje nga jeta e mjeshtrit tė famshėm, na njeh intervista e tij nė kėtė shkrim.

Zoti Ndoc, cila ėshtė origjina e familjes suaj dhe ku keni lindur?

Familja jonė ėshtė me origjinė nga rrethi i Pukės dhe nė atė vend kam lindur edhe unė nė vitin 1935.

Kur keni filluar ta ushtroni pėr herė tė parė zanatin tuaj?

Pėr herė tė parė unė kam filluar tė ushtrohem nė kėtė zanat qė nė moshėn tė vogėl kur ne banonim nė qytetin e Pukės dhe shkas pėr kėtė gjė u bė rrethi im familjar, i cili e kishte atė gjė tė trashėguar nga tė parėt tanė. Sa pėr kuriozitet po ju them se mjeshtrinė artistike tė gdhendjes nė dru, qėndistarisė nė veshjet e kostumet kombėtare, punė dore etj., shtėpia jonė e ka pasur si traditė prej mė shumė se 300 vitesh, gjė tė cilėn e vazhdova dhe unė ashtu sit ė gjithė pjestarėt e tjerė tė familjes sime.

Po babai juaj, e ka pas ushtruar kėtė mjeshtėri?

Pėrveē babait tim Prend Tusha ishte specialist si marangoz e karpentier, tė gjithė pjestarėt e tjerė tė familjes, si dy axhat e mi, e nuset e bijat e shtėpisė sonė, janė marrė rregullisht me mjeshtėrinė e gdhendjes nė dru dhe qėndistarinė nė veshjet kombėtare, etj. Ato bėnin ēdo lloj punimi artistik, nga veshjet e deri tek punimet nė dru, si tavane, furka, djepe, arka (sėnduqe) nusesh etj. Nė shtėpinė tonė qė prej kur s’mbahet mend, janė bėrė rregullisht tė gjitha kostumet kombėtare tė krahinės sonė. Nė kėtė traditė familjare, siē thashė mė lart, u rrita dhe edukova edhe unė, duke e filluar qė nė moshėn shtatė vjeēare tė bėja punime nė dru, si lodra fėmijėsh etj.

Ku jeni shkolluar dhe kur keni filluar punė pėr herė tė parė?

Unė mėsimet e para i kam marrė nė vendlindjen time dhe mė pas shkollėn e mesme e kam pėrfunduar nė qytezėn e Fushė – Arrėzit, pa shkėputje nga puna. Nė vitin 1948, kam filluar pėr herė tė parė punė nė ndėrmarrjet shtetėrore nė Fush – Arrėz, duke shėrbyer si shitės buke, banakier dhe pėrgjegjės sektori, nė Tregti. Me ato punė jam marrė deri nė qershorin e vitit 1953, kur mė arrestuan dhe mė dėnuan me dhjetė vjet heqje lirie, me akuzėn e agjitacionit dhe tė propagandės.

Si ndodhi arrestimi juaj dhe mė konkretisht, pėrse ju akuzuan?

Mė 24 qershor tė vitit 1953 mua dhe katėr tė rinj tė tjerė nga Fush – Arrėzi, na arrestuan duke na akuzuar se kishim qeshur nė mitingun qė ishte bėrė nė qytetin tonė nė marsin e atij viti me rastin e vdekjes sė Josif Visarianoviē Stalinit. Pėrveē kėsaj, mua mė akuzuan se gjoja kisha pasur dijeni edhe pėr aratisjen nga Shqipėria tė dy tė afėrmeve tė mi, Dedė dhe Pashk Tusha, tė cilėt ikėn jashtė shtetit. Akuzėn mė tė rėndė nga tė gjithė pjestarėt e grupit e kisha unė, ndonėse gjatė gjithė periudhės dy-tre mujore tė hetuesisė, nuk e pranova atė gjė nė mėnyrė kategorike.

Ishte e vėrtetė akuza qė ju bėhej juve tė katėrve qė kishit qeshur nė mitingun me rastin e vdekjes sė Stalinit?

Nė mėnyrė absolute ajo akuzė qė mė bėhej mua dhe pjestarėve tė tjerė tė grupit nuk kishte asgjė tė vėrtetė, por ajo ishte sebepi i arrestimit dhe dėnimit tim, nė shenjė hakmarrje pėr arratisjen e dy tė afėrmeve. Por nuk ishte vetėm kjo gjė qė mė rėndonte mua nė atė kohė, pasi biografia ime kishte filluar tė nxihej kohė mė parė, me pushkatimin e kushėririt tonė, Prek Shtjefėn Tushės.

Kur dolėt nė gjyq dhe sa ju dėnuan?

Gjyqi ndaj meje dhe katėr pjestarėve tė tjerė tė atij tė ashtuquajtur grup, u zhvillua nė qytezėn e Fush – Arrėzit aty nga fundi i shtatorit tė vitit 1953 dhe ai u bė njė gjyq publik, apo shembullor siē thuhej asokohe. Seancat gjyqėsore zgjatėn pėr tre ditė me rradhė dhe nė pėrfundim, prokurori nė pretencėn e tij kėrkoi 15 vite burg politik pėr mua, ndėrsa gjykata ma la dėnimin me 10 vite burg. Po kėshtu dėnime tė rėnda morėn dhe katėr pjestarėt e tjerė tė “grupit”, ndonėse ata patėn dhe akuza tė tjera jo tė karakterit politik, ashtu siē i kisha unė. Me 18 vite u dėnua ai qė u quajt kryetar, ndėrsa tre tė tjerėt, me 15, me 8, e me 3 vite.

Ku e vuajtėt dėnimin?

Si fillim mua mė dėrguan nė njė nga burgjet e qytetit tė Shkodrės dhe prej aty mė ēuan nė spitalin e burgut, ku ēuditėrisht atje mė trajtuan shumė mirė, ndonėse unė nuk e mėsova kurrė se nga mė vinte ajo gjė. Nė atė kuadėr, pra nė trajtimin e mirė qė mė bėhej, mua mė pyetėn se ku kisha dėshirė qė ta kryeja dėnimin dhe unė u thashė se doja qė tė shkoja nė Kampin e Bulqizės, pasi kisha dėgjuar se atje ishte trajtimi diēka mė i mirė.

A u’a plotėsuan kėrkesėn?

Mua mė dėrguan menjėherė nė Kampin e Bulqizės, ku punohej pėr nxjerrjen e mineralit tė kromit nga thellėsitė e nėntokės dhe temperaturat nė stinėn e dimrit aty arrin nė minus dhjetė gradė nėn zero. Unė nuk i dija ato kushte tė vėshtira, ndaj kisha kėrkuar qė tė shkoja atje, ku qė nė fillim mė caktuan si Komandant tė Brigadės sė parė, pasi atje ishte organizimi njėsoj si nė repartet ushtarake. Aty nė atė kamp ku punonin sė bashku tė dėnuarit pėr faje politike me ato ordinere, (siē cilėsoheshin ata qė nuk ishin pėr politikė), unė mėsova pėr herė tė parė mjeshtėrinė punimit tė pikturės nė kashtė.

Kusha u’a dha zanatin?

Aty nė atė kohė ishte si i burgosur njė shtetas grek, i cili u pushkatua nė vitin 1959. Ai ishte mjeshtėr i punimeve tė pikturės me kashtė dhe kur e pashė njė kornizė qė kishte bėrė ai, pėr njė javė rresht nuk kam fjetur fare, duke menduar se si ta realizoja edhe unė atė gjė. Dhe i’a arrita shumė shpejt qėllimit, duke realizuar atė teknikė tė aplikimit me kashtė, pothuaj njėlloj si ai, pėr tė mos thėnė mė mirė. Them kėshtu, pasi qė nė realizimin e kornizave tė para, unė pata shumė kėrkesa nga efektivi i komandės sė kampit dhe policėve tė thjeshtė, tė cilėve u’a realizova tė gjitha, sigurisht duke u’a dhuruar pa asnjė shpėrblim.

Sa kohė qėndruat nė kampin e Bulqizės?

Nė Bulqizė unė qėndrova deri nė vitin 1957 dhe nė atė kohė pasi u bė ndarja e tė dėnuarve, politikė dhe ordinerė, mua mė sollėn nė Tiranė nė Burgun e Artizanatit. Nė atė kohė nė atė kamp u hap reparti i punimeve me kashtė, ku ndėr katėr tė dėnuarit qė u caktuan aty, unė isha mė kryesori, pasi pėrveē kornizave, kisha filluar tė bėja edhe piktura.

Sa kohė punuat nė atė burg?

Me atė punė me tė cilėn isha bėrė vėrtet njė mjeshtėr, unė vazhdova tė merrem deri mė datėn 11 janar tė vitit 1961, kur mė liruan nga burgu.

Pasi u liruat nga burgu, ku u vendosėt?

Pasi u lirova nga burgu unė shkova nė qytetin e Shkodrės dhe aty shpejt e shpejt pėrgatita 50 kampionė kornizash nė kashtė, tė cilat shkova dhe i dorėzova nė zyrėn e seksionit tė Industrisė pranė Komitetit Ekzekutiv tė qytetit tė Shkodrės, e cila nė atė kohė drejtohej nga Nikolla Papamiti me origjinė nga Gjirokastra.

Si u pritėn atje, ēfarė ju thanė?

Edhe pse unė isha liruar nga burgu politik, shefi i Industrisė sė rrethit dhe Kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, Mėhill Doēi, i pėlqyen pa masė punimet e mija dhe brenda dy orėve, ata i dhanė urdhėr Ndėrmarrjes sė Artizanatit qė tė mė hapej vendi i punės. Kėshtu me porosi tė tyre, pėr njė vit mua mė paguan me rrogė bazė, duke mė lėnė tė punoja dhe krijoja repartin e aplikimit tė punimeve me kashtė, nė mėnyrė qė tė mėsoja tė tjerėt dhe tė hapja shumė vende pune, pasi kėrkesat pėr punėsim nė atė kohė ishin tė mėdha. Pėr kėtė gjė nė atė kohė unė pata edhe ndihmėn e pakursyer tė nėnkryetarit tė Artizanatit e Metaleve, Fadil Hoxhės dhe Ali Haverit.

Memorie.al