Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Gjykata Kushtetuese: Nuk duhet leje nga policia për tubime e protesta, vetëm njoftim i tyre

    Kushtetuesja rrëzon qeverinë, për protesta nuk duhet leje nga policia

    Emri:  auto_asfvcn1620216697.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  39.4 KB

    Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato.

    Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetuesja e cila ka pranuar kërkesën e Gjykatës Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.

    Gjykata ka kërkuar që neni përkatës të korrigjohet brenda 6 muajsh.

    Kujtojmë që parashikohej dënim me gjobë ose burg deri në një vit, për organizatorët që shkelnin kushtet sa i takon lejes.

    Ky ankim i gjykatës se Apelit Shkodër është depozituar prej 28 janarit, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin dje në 4 maj.

    Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese

    VENDOSI:

    Pranimin e kërkesës.

    Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
    Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
    Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

    Çfarë parashikohej për grumbullimet


    Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    Syri

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata Kushtetuese: Nuk duhet leje nga policia për tubime e protesta, vetëm njoftim i tyre

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kushtetuesja rrëzon qeverinë, për protesta nuk duhet leje nga policia

    Emri:  auto_asfvcn1620216697.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  39.4 KB

    Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato.

    Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetuesja e cila ka pranuar kërkesën e Gjykatës Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.

    Gjykata ka kërkuar që neni përkatës të korrigjohet brenda 6 muajsh.

    Kujtojmë që parashikohej dënim me gjobë ose burg deri në një vit, për organizatorët që shkelnin kushtet sa i takon lejes.

    Ky ankim i gjykatës se Apelit Shkodër është depozituar prej 28 janarit, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin dje në 4 maj.

    Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese

    VENDOSI:

    Pranimin e kërkesës.

    Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
    Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
    Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

    Çfarë parashikohej për grumbullimet


    Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    Syri
    E lexova kete ndryshim, por nuk kuptoj pasi eshte shfuqizuar vetem nje togfjalesh. Ndersa paragrafi i dyte duket se qendron, d.m.th., pas paralajmerimit per shperndarje nga policia. Gjithsesi eshte nje zhvillim pozitiv. E drejta e njeriut duhet respektuar. Madje une nuk do isha per cfaredo sanksioni, vetem nese perdoret dhuna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 05-05-2021 më 10:05
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-01-2017, 13:59
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2015, 17:51
  3. Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimin e kombësisë
    Nga baaroar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 10:43
  4. Ligji Lustrimit pezullohet nga Gjykata Kushtetuese
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 16:27
  5. Gjykata kushtetuese, 2 emrat e PD për kryetar
    Nga LAINA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2007, 18:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •