Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Lulzim Basha: Ja familjet kriminale që Edi Rama bëri deputetë

    Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha flet me emra: Beteja do të vijojë në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë, përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-05-04-at-11.30.36-AM.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  40.2 KB

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

    Basha thotë se viktimat e ‘masakrës elektorale’ të 25 prillit nuk janë PD dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.

    Saktësisht Basha akuzon Edi Ramë, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.



    Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’.

    FJALA NGA LULZIM BASHA

    Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë. Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve. Faleminderit!

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Ja familjet kriminale që Edi Rama bëri deputetë

    FOTO/ 'Rrahman Rraja i Ramës, vilë në zonën e mbrojtur natyrore'

    Emri:  auto_asxbxcb1620137306.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  60.5 KB

    Një qytetar ka denoncuar nëpërmjet fotove vilën e deputetit të Ramës, Rrahman Rraja, në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës.

    Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

    Denoncon vilen e Rrahman Rrajes ne parkun kombetar te Qaf Shtames!

    Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

    Pershendetje doktorr sali berisha ku morri kete toke rrahman rraja qe beri vile ne parkun komtrare qafshtame mos ja ka lene babai trashigimije apo ka vjedh token se eshte ne pushter Rrahman Rraja si eh beri kete shpije ai ne qafshtame kujt ja blejti token shtet i krimit qeferija hajduve eh te lutem anonim se na bejne keq keto pisat do te coj dhe foto me vone te tije duke bere lista eh votave

    Emri:  auto_s21620137029.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  70.7 KB
    Emri:  auto_s1111620137032.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  70.0 KB

    Syri

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lulzim Basha: Ja familjet kriminale që Edi Rama bëri deputetë

    https://youtu.be/d_eP89HcczY

    Ja i nderuar Albo, heshtja jote nuk ndihmon Shqiperine. PD qe ti ke zgjedhur ka mbeshtetes te tille njerez raciste, antijugore dhe antiorthodhokse, si ky shinasiu prej amerike. Nderkaq Edi i dorezoi lipsanet e Shen Johan Vladimirit me Manastir dhe ka bere kushedi se sa legalizime me perparesi per Kishat Orthodhokse, madje edhe Manastirin e Shen Vlashit para ca viteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 05-05-2021 më 14:41
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-05-2019, 09:13
  2. Blushi: Edi Rama, njeriu i krimit që kriminelët i bëri deputetë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2016, 21:46
  3. Beteja per Tiranen: Lulzim Basha perballe Edi Rama
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3271
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 03:19
  4. Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 16-05-2011, 12:23
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-05-2011, 07:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •