Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Një fjalor të ri për shqipen: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko-frazeologjike

    Nis puna për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe, profesor Thomai: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko- frazeologjike

    Emri:  fjalori1.jpg

Shikime: 567

Madhësia:  34.0 KB

    Fjalori i madh i Gjuhës shqipe është një prej projekteve më të mëdha të Akademisë së Shkencave. Profesor Jani Thomai ka dhënë detaje mbi grupin e punës dhe pritshmëritë.

    Ndërsa promovoi Fjalorin e Xhuvanit, për te cilin tha se është ripunuar dhe përfshin leksikun e pas ‘90-es, ai ju pergjigj pyetjeve per fjalorin e madh të gjuhës shqipe.



    “Fjalori i madh do të ketë rreth 100 mijë njesi gjuhësore e leksiko- frazeologjike” tha ai.

    Ai bëri me dije grupin e punës që sipas tij do të jetë bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike ne Shqipëri, universitetet, etj.

    Puna për Fjalorin e madh sapo ka filluar, me informatizimin e skedave. Ai theksoi se në fjalorin e ri, se shpjegimet ideologjike të bartura do të eliminohen.

    (Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Një fjalor të ri për shqipen: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko-frazeologjike

    Vështirësitë për fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe

    Në fund të këtij viti përfundon 80% e punës për hartimin e fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe. Puna kërkimore është mbyllur, dhe gjuhëtarët kanë në tavolinë 260.000 mijë fjalë, e këtu puna është bërë më e vështirë.

    “260.000 mijë janë shumë për 100.000 mijë dhe keni parasysh se çdo të thotë për një gjuhëtar që të herë një fjalë është si të presësh një gisht”, tha Shezai Rrokaj.

    Por, ndryshe nga veprat e tjera madhore të Gjuhës Shqipe, ky fjalor do ta kapërcejë standardin dhe do të përqafojë fjalët gegë e toskë, madje dhe ato arbëreshe.

    “Ky fjalor duhet të jetë shtrati mbi të cilin duhet të ngrihet standardi i ri Gjuhës Shqipe. I zgjeruar, i pasuruar asnjëherë i mjaftueshëm”.

    Por megjithëse Akademia e Shkencave ka ndërmarrë këtë projekt madhor, për gjuhën që është në lëvizje dhe ndryshim çdo ditë, Shqipërisë sipas Rrokajt i mungon korpusi i madh i fjalëve nga çdo sektor.

    “Nuk kemi hedhur në një platformë kompjuterike fjali që përdorin shqiptarët në fusha të ndryshme, arti kinemaje, e me radhë kjo do të ishte një nga gjërat e mëdha që duhet të bëhet nga shteti”.

    Brenda gjashtë mujorit të parë të 2024, Gjuha Shqipe do të ketë fjalorin më të madh të saj, që bashkon gjithë dialektet.


    / Tv Klan / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/vesht...gjuhes-shqipe/

Tema të Ngjashme

  1. Rreth 58 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2019, 09:23
  2. Svensson: Suedia do kthejë rreth 1 mijë azilkërkues shqiptarë
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 09:29
  3. Mbi 11 mijë të punësuar këtë vit në Shqipëri
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 14:06
  4. Rreth 250 mijë vota u kontrabanduan
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-12-2010, 14:58
  5. Rreth 15 mijë të vrarë nga terrorizmi në 2009
    Nga MafiaWarz në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2010, 14:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •