Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

    Emri:  auto_altin_hajri_tan_hoxha_rama1620049521.jpg

Shikime: 256

Madhësia:  45.8 KB

    Altin Hajri edhe pse ishte në kërkim, ka bërë fushatë për Edi Ramën në Shijak.

    Deklarata është bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Posaçme të Antikorrupsionit, që vendosi të mos sekuestrojë kompleksin luksoz ‘Golden Resort’, Altin Hajrit.

    Sipas Hoxhës, ky është fundi i lumtur i përrallës me emër OFL që veç sa legalizoi pasuritë e krimit.

    Reagimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

    Fundi ‘i lumtur’ i një përralle, me OFL!!!

    E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, që nisi një vit para zgjedhjeve, për ta pastruar qeverinë Rama nga akuza më e rëndë, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

    E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me bujë nga qeveria Rama?!

    E dini ku u shfaq për herë të parë ajo policja bionde me syze dielli të errëta?!!

    E mbani mend se një nga akuzat kryesore, që i bëhej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botës se krimit, subjekt i OFL-se, pikërisht me vëllezërit Hajri?!!

    Ju kujtohet që në zgjedhjet e 2017-ës një nga mbështetësit kryesor dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezërit Hajri?!!

    E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

    Tashmë OFL-ja e arriti qëllimin, e pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve, se lidhjet me krimin e organizuar janë vetëm nje fake neës i medias dhe i kundërshtarëve politike.

    Ndërkohë zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

    Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt...

    Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar për herë të fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurrë kufoma e tij, tashmë rezulton me vendim gjykate, se është ndërtuar me burime financiare të ligjshme...

    Kot sa për kuriozitet, po ju bej një pyetje: A e dini, për kë force politike bëri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës, së Jan Prenges???!!!

    Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë....

    Në fund, një ndjesë për ‘çunat e Shijakut’, kemi një vit e gjysëm që jemi marre me ta duke u ‘rënë në qafe’.

    Gjykata Speciale ku kanë varur shpresat për drejtësi gjithë shqiptarët, sapo u dha të drejtë.

    Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të huazoj batutën e mafiozeve të filmi ‘Kumbari’;

    ‘Djema, asgjë personale, është thjeshtë çështje pune’...

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

    Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK merr 2 të pandehur, mes tyre kopshtari i resortit. Kërkimet për trupin ende pa rezultat

    Emri:  jan-prenga-e1580286890743-641x450-1.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  53.3 KB

    Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye janarin e 2020 në Kamzë, nuk kanë dhënë rezultat, e megjithatë, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi hetimet për dy prej të dyshuarve për krimin tronditës dhe i dorëzoi gjykatën dosjen penale ndaj tyre.

    Bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, ndaj të cilëve rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait të 3 fëmijëve. Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, ndaj burime pranë SPAK, konfirmuan se hetimet për të dhe Turjan u finalizuan dhe ndaj tyre u ngritën akuzat zyrtare, përderisa afatet e paraburgimit ishin drejt përfundimit. Olsi Turja është liruar me herët, por megjithatë ai do të ulet në bankën e të akuzuarve me Bexhdilin, për të nisur përballjen me drejtësinë.

    Burime pranë SPAK thanë se për të dyshuarit e tjerë hetimet vijojnë, përderisa konsiderohen komplekse dhe do të kërkojnë më shumë kohë. Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë nga 4 persona të cilët e futën në një makinë luksoze dhe u zhdukën pa gjurmë. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua pas grabitjes së sasisë prej 260 kg kokainë nga vëllai i Janit, Astrit Prenga në Britaninë e Madhe. Porositës i krimit, dyshohet të jetë Gentian Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili kontaktoi vëllëzeit e pengut, dhe iu kërkoi ti kthehej malli, në këmbim të jetës së Janit.

    Familja Prenga u kontaktua edhe nga Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador dhe që sipas hetimet rezulton të jetë personi që organizoi nisjen e sasisë së madhe të kokainës që u zhduk nga porti I Portsmoouth në Angli. edhe pse Astrit Prenga ktheu një pjesë të madhe të kokainës dhe pagoi një shumë të madhe paundësh britanikë, Jan Prenga nuk iu kthye familjes, ndaj Dritan rexhepi iu rrëfeu vëllezërve të pengut emrat e rrëmbyesve. Sipas policisë, ai është dërguar I pajetë në resortin Hajri në pronësi të Altin hajrit dhe u nxorr me një furgon të bardhë e dyshjohet të jetë gropozur në atë zonë.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

    Rrëmbimi dhe torturimi deri në vdekje i Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar. Leonard Hajrin “Detyrim paraqitje”, Olsi Turja “arrest shtëpie”

    Emri:  Jan-Prenga2.jpg

Shikime: 188

Madhësia:  35.2 KB

    Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

    Po ashtu masa ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri.



    Rrëmbimi dhe torturimi deri në vdekje i Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar. Leonard Hajrin “Detyrim paraqitje”, Olsi Turja “arrest shtëpie”
    Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prenges. Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-05-2021 më 12:23

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

    Per llogari te kujt punon Qeveria Rama?

    Trafikanit te droges ne burgun e Ekuadorit Dritan Rrexhepi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: SPAK i kthen kompleksin luksoz, gazetari: Altin Hajri bëri fushatë për Edi Ramën

    Mos ! Si tja bejm ne qe kishim gjithe shpresen tek reforma ne drejtesi,OFL dhe SPAK-u.

    Mir reforma hajde,por OFL qe komplet gallat,tallje me te madhe me popullin nuk ka pare ndonjehere njerzimi. Vetem kur shikoje ate bjonden me ato syzet e zeza te shpetonte shurra nga te qeshmet,dukej sikur kishin mare nje artiste telenovelash sudamerikane dhe po ja paraqisnin me seri publikut.
    Megjithate SPAK-u si gallat do tja kaloj edhe OFL,jo per gje por te gjithe po i drejtohen SPAK-ut per te gjitha gjerat eshte kthyer thjeshte ne polici. Ne fakt asnje nuk ben kallzim ose ankim ne polici por po i drejtohen SPAK-ut. Ka rrezik qe SPAK-u ta kete kthyer kompleksin llukzoz "me motivin se ne jemi vetem per kallzime".

    Sa per qeveria punon per krimin dhe krimi punon per qeverine,ka te pakten 30 vjet qe ndodh keshtu. Nga e kaluara ka ndryshuar vetem qe qeveria Rama e ben me shpesh dhe me hapur,se edhe nuk ka faj ! Dekriminalizimin e ka bere,reformen ne drejtesi e ka bere,OFL e ka bere,SPAK-un e ka bere ! Do ishte jashte llogjike qe me gjithe keto reforma dhe organizata te mos ngrihej numuri i krimeve.
    Megjithate siç thote dhe Albo; " Qe ti shani dhe ti vajtoni,mos harroni dhe nuk i votoni !"

Tema të Ngjashme

  1. 30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 14:25
  2. Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku në restorantin luksoz në Dubai
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-01-2021, 13:51
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:41
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-10-2013, 09:42
  5. Kreu i opozites greke Papandreu, ne fushate me Edvin Ramen
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 15:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •