Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    KLSH: Gropa në buxhetin e shtetit në 2020, 711.8 milion euro

    “711.8 ml euro dëm buxhetit nga institucionet në 2020”, KLSH dorëzon në Kuvend raportin e performancës

    Emri:  klsh_15.jpg

Shikime: 2306

Madhësia:  25.4 KB

    TIRANË
    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor të performancës për vitin 2020. Në vitin e pandemisë dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, llogaritet në 711. 8 mln euro.

    Referuar raportit të KLSH ndarja është në dy zëra ku i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë euro si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marre nga autoritetet.

    Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milinë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.



    Sipas KLSH detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën. Kështu, KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Gropa në buxhetin e shtetit në 2020, 711.8 milion euro

    Kjo shifer eshte per vitin 2020, dhe nuk perfshin edhe humbjen ndaj Becchetit qe do ta shpier gropen ne 1 miliard euro.

    1 miliard euro ne taksa te reja qe Rilindja do te vendosi mbi popullin e varfer shqiptar ne 2021 e ne vazhdim. Gropa e buxhetit mbushet vetem me taksat e qytetareve e bizneseve. Dhe kur ke te besh me nje vend si Shqiperia, ku taksapaguesit po ngrihen e votojne me kembet e tyre duke emigruar nga ai vend, kjo sjell edhe nje dyfishim e trefishim te barres fiskale per ata qytetaret fatkeqe e ato pak biznese te ndershme, qe kane ngelur ne ate vend.

    Budallai e ndjen qe fundi i tij eshte afer, se numrat e buxhetit nuk i manipulon dot sic manipulon votat e shqiptareve, dhe u lodh i shkreti duke i bere thirrje opozites qe te hyje ne qeveri me te. Kjo eshte menyra e tij per t'ia faturuar gropen e tij 8 vjecare, opozites.

    E dini ate shprehjen: "Puthuni me Malon"? Duhet ta ndryshojme ne "Puthuni me Edi Ramen!"

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-01-2016, 15:44
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2015, 14:29
  3. TA: ish-ambasadori amerikan Dell e rrënoi buxhetin e shtetit të Kosovës
    Nga Antiproanti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2014, 20:51
  4. Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 13:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 23:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •