Emri:  -640-0-608c1b44d60e6.png

Shikime: 244

Madhësia:  242.5 KB
Nicolino Grande Aracri

Bosi i mafies kalabreze Nicolino Grande Aracri, 62 vjeç, i konsideruar një nga krerët më të fuqishëm të mafies italiane, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane e për herë të parë një mafioz i një niveli të tillë pendohet e ka pranuar të rrëfej të vërtetat e Kupolës së Ndranghetas.

Emri i Nicolino Grande Aracri, i cili konsiderohet kryebosi i mafies kalabreze, dhe familjeve kryesore të saj Aracri e Grande Aracri është shfaqur në disa operacione antimafia të shtrira dhe në Shqipëri.

Rrëfimi i tij mund të tronditë sipërmarrjen e politikën italiane, por dhe atë shqiptare.

Për llogari të bosit mafioz e të familjeve që ai drejtonte, punonte sipërmarrësi italian Antonio Gallo, "princi" i Ndranghetas që në bashkëpunim me politikanë e sipërmarrës italianë kishin investuar në Shqipëri me qëllim riciklimin e parave të mafies kalabreze të përfituara nga afera kriminale.

Nicolino Grande Aracri i njohur me nofkën "profesori" apo "dora prej gome" (për shkak të një aksidenti që i shkaktoj humbjen e pjesshme të përdorimit të njërës dorë) është kapo i klanit mafioz Aracri e Grande Aracri, bosi i mafies kalabreze për pjesën veriore e qendrore të Kalabrisë.

Aktualisht ndodhet në burgun Opera të Milanos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje e aktivitet kriminal mafioz.

Ai ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë italiane e ka kërkuar të flas vetëm me prokurorin e Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri.

Rrëfimi i tij mund të trondis botën e politikës e sipërmarrjes italiane e jo vetëm.

Në ngritjen e aktivitetit mafioz , bosi i Ndranghetas është bazuar në rregullën se "nuk mund të mbijetoj pa mburojën e politikës",

Nicolino Grande Aracri kishte ndërtuar një rrjet profesionistësh që i shërbenin e kishte një mbrojtje institucionale që garantonte bizneset e tij të paligjshme, përfitimet në tendera e fonde publike, e kontrollin në mjaft sektorë të ekonomisë lokale.

Aferat e Nicolino Grande Aracri ishin shtrirë në rajonet e Emilia Romanjës, Lombardia,Veneto, Sicilia, Kalabria e përtej kufirit italian.

Operacioni "Basso profilo" i cili zbardhi një skemë investimesh mafioze të drejtuar nga sipërmarrësi Antioni Gallo, apo i njohur ndryshe "princi" i Ndranghetas i cili vepronte për llogari të klanit Grande Aracri.

Përmes përgjimeve të antimafies italiane, u zbardh se "Princi i Ndranghetas" kishte kryer investime në Shqipëri përmes kompanive që hapeshin e mbylleshin me sipërmarrës shqiptarë, synonte të shtrihej në sektorin e ndërtimit e të shëndetësisë, duke përfituar nga njohjet me emra të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës e ministra të qeverisë shqiptare.

Mes emrave të përfshirë në këtë hetim janë dhe politikanë italianë si dhe një ish-europalamentarë e si verifikohet nga përgjimet e antimafies italiane, mafiozët italianë në kishin konsoliduara pozicionin e tyre në Tiranë falë miqësive e frekuentimeve me emra të rëndësishëm të institucioneve shqiptare.

Rrëfimet e kryebosit Nicolino Grande Aracri mund të zbardhin të vërteta të rëndësishme dhe për investimet e kryera në Shqipëri e për personat që bashkëpunuan në këtë afera kriminale.

Për llogari të klanit të familjes mafioze Grande Aracri vepronte dhe shqiptari i arrestuar më 2019 në Shqipëri, Bilbil Elezaj sot 54 vjeç, i dënuar në kuadër të operacionit Aemilia e i konsideruar krahu i djathtë e shoferi personal i bosit Antonio Gualtieri.

Ky operacion çoi në arrestimin e 240 personave e zbardhi shtrirjen e kontrollin e klanit ndranghetist Grande Aracri në territorin e Emilia Romanga falë lidhjeve me ambientet e politikës, si dhe me atë bankarë , profesionistë të sektorëve të ndryshme të ekonomisë si dhe me organizime masonerie.

Nicolino Grande Aracri mund të rrëfej dhe për aleancat me grupe kriminale mafioze në trafikun e drogës, mes të cilave dhe aferat me trafikantët shqiptarë.

Tre prej 10 vëllezërve e motrave të Nicolino Grande Aracrijanë të arrestuar me burg, ndërsa bashkëshortja e tij e vajza Isabella ndodhen në arrest shtëpiak. Atyre i është ofruar mbrojtja nga shteti e strehimi në një vend të sigurt por nuk kanë pranuar të futen në programin e mbrojtjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë vënë në dispozicion nga autoritetet italiane.

ORA NEWS