Emri:  20200728154933PARLAMENTI-OK.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  45.8 KB

Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i kutive për kandidatët preferencialë, një risi kjo në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Partia Socialiste në këto zgjedhje ka arritur të sigurojë 74 mandate, po aq sa në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Demokratike ka siguruar 59 mandate në të gjithë vendin, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.

Votat për kandidatët rezervuan dhe surpriza.



Në radhët e Partisë Socialiste, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, arriti të thyente herësin duke dalë si më i votuari në qarkun e Tiranës dhe i mori vendin kryetarit të PS në Tiranë, Ervin Bushatit.

Gjithashtu, herësin e theu edhe kandidati Ornaldo Rakipi, i cili, i mori vendin ish-deputetit Fidel Ylli, i renditur si i 15 në listën shumëemërore. Nga krahu tjetër, për Partinë Demokratike herësin e theu kandidati i Qarkut të Elbasanit Luçiano Boçi, i cili i mori vendin Eugen Isaj.

Në fotot e mëposhtme janë të shfaqur emrat e 140 kandidatëve që do të na përfaqësojnë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë që nis zyrtarisht seancën e parë në muajin shtator.


140 deputetët e rinj të Kuvendit


Qarku Berat

PD 2 mandate

Tomor Alizoti

Kasëm Mahmutaj

PS 5 mandate

Hatixhe Konomi

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

Nasip Naço

Blendi Klosi

Qarku Dibër

PD 3 mandate

Xhelal Mziu

Kreshnik çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

PS 2 mandate

Lavdrim Krrashi

Aurora Mara


Qarku Durrës

PD 6 mandate

Edi Paloka

Agron Duka

Merita Bakiu

Oerd Bylykbashi

Ferdinant Xhaferaj

Andia Ulliri

PS 8 mandate

Milva Ekonomi

Alban Xhelili

Jurgis çyrbja

Klodiana Spahiu

Ilir Ndraxhi

Rrahman Rraja

Lefter Koka

Edi Rama (Nëse pranon mandatin në Vlorë në Durrës futet Ana Dhamo)


Qarku Elbasan

PD 6 mandate

Gazment Bardhi

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Luçiano Boçi

Zheni Gjergji

PS 8 mandate

Evis Kushi

Klevis Xhoxhi

Besion Ajazi

Dasantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla


Qarku Fier

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi (nëse pranon mandatin në Tiranë, futet Kejdi Mehmetaj)

PD 6 mandate

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Luan Baçi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

PS 9 mandate

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftjar Zeqaj

Antoneta Dhima

Bujar çela

Ismet Beqiraj

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi


Qarku Gjirokastër


PD 1 mandat

Tritan Shehu

PS 3 mandate

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

Bledar Çuçi


Qarku Kukës

PD 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS 1 mandat

Gerta Duraku


Qarku Lezhë

PD 4 mandate

Mark Marku

Agron Gjekmarkaj

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

PS 3 mandate

Lindita Nikolla

Eduard Ndreca

Shpresa Marnoj


Qarku Shkodër

PSD 2 mandate

Gledis çeliku

Meri Markiçi

LSI 1 mandat

Agron Çela

PD 5 mandate

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

PS 3 mandate

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci


Qarku Vlorë


PD 4 mandate

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Fation Veizaj

Arbi Agalliu

PS 8 mandate

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Vullnet Sinaj

Anila Denaj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Damian Gjiknuri

Edi Rama (nëse pranon mandatin në Durrës, këtu futet Teuta Ramaj)


Qarku Tiranë

PSD 1 mandat

Gertjan Deda

LSI 2 mandate

Monika Kryemadhi (Nëse pranon mandatin në Fier, këtu futet Petrit Vasili)

Erisa Xhixho

PD 15 mandate

Lulzim Basha

Jorida Tabaku

Alfred Rushaj

Albana Vokshi

Sali Berisha

Agron Shehaj

Fatmir Mediu

Grida Duma

Shpëtim Idrizi

Belind Këlliçi

Vangjel Dule

Mesila Doda

Dashamir Shehi

Flamur Noka

Orjola Pampuri

PS 18 mandate

Luljeta Bozo

Najada çomo

Ornaldo Rakipi

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Ulsi Manja

Etilda Gjonaj

Arben Pëllumbi

Elisa Spiropali

Belinda Balluku

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Ermonela Valikaj

Xhemal Qefalia

Fatmir Xhafaj

Klotilda Bushka

Alqi Bllako

Eduard Shalsi


Qarku Korçë

PD-5 mandate

Edmond Spaho

Sorina Koti

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

PS-6 mandate

Enslemvera Zake

Blerina Gjylameti

Ilirian Pendavinji

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

(BalkanWeb)