Emri:  kurti-1140x570.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  30.6 KB

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bruksel u ka deklaruar eurodeputetëve, që dialogu me Serbinë të vazhdojë në qershor. Gjatë fjalës në Parlamentin Evropian, Kurti tha se muaj maj është i papërshtatshëm, për shkak të angazhimeve të tjera që ka qeveria e tij. Kurti gjithashtu ka këkruar një aprovim nga Serbia për vazhduar dialogun në qershor apo jo.

”Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të deleguarve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri, për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime.

Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe.

Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarën. Dialogu duhet të përgatitet mirë së pari, e pastaj duhet të ndodhin edhe takimet”.

Koha Jone