Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Zëri Amerikës: Si fituan disa kandidatë mandatin e deputetit, kur askush në PS nuk i njeh

    Emri:  shqiperi-okok-1140x570.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  33.9 KB

    Nga Zeri Amerikës-

    Në Shqipëri vijon ende numërimi për votat që zgjedhësit kanë hedhur për kandidatët e tyre të preferuar. Sistemi i listave pjesërisht të hapura, mundëson që edhe kandidatët që janë në pjesën e poshtme të listave, të jenë fituesë nëse kalojnë mestaren e votive për një mandat, duke spostuar atë që ndodhet në pjesën e sipërme, por që ka më pak vota. Deri më tani ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe një tjetër emër në listën e socialistëve në Tiranë, kanë garantuar hyrjen në parlament pavarësisht se renditeshin në zonë jo të sigurtë. Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Elbasan me kandidatin demokrat Luciano Boci

    Vota preferenciale e zbatuar në zgjedhjet e 25 korrikut pritet të ushqejë debate të reja në Shqipëri, duke qenë se ajo po shërben si një barometër politik i mbështetjes që kandidatët kanë marrë, por duke u bërë nga ana tjetër deri diku dhe një tregues mbi atë se sa të drejta kanë qenë përzgjedhjet e drejtuesve partiakë.
    Strategjia e kryetarit socialist Edi Rama, ishte ajo e vendosjes në kufirin e objektivit të mandateve që synoheshin, drejtuesit politik të qarqeve. Një zgjedhje që duket se funksionoi në pjesën dërrmuese të rasteve, por që do të lerë jashtë parlamentit, zotin Ilir Beqja, drejtuesin e Shkodrës, qark ku socialistët morën më pak mandate se në 2017. Kjo formulë rrezikoi dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi i cili megjithatë, rezulton i mbrojtur nga numri i lartë i votave që ka marrë në emrin e tij.

    Kryeministri Edi Rama u përballë më kritika për përzgjedhjen veçanërisht në Tiranë, ku emra të njohur si ministri Diasporës Pandeli Majko, ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ishin në pjesën e favorizuar të listës, përtej kufirit të mandateve që socialistët donin të merrnin në kryeqytet. Zonja Kodheli dhe zoti Majko do të mbeten jashtë parlamentit, pavarësisht se kur janë numëruar mbi 90 përqind e kutive në kryeqytet, kanë marrë ndjeshëm me shumë mbështetje se të tjerët që janë në pjesën e sipërme të listës. Ata nuk arritën dot të bënin atë që mundi të realizonte zoti Xhafaj, i cili theu herësin, duke garantuar përfaqësimin në parlament, pa mbështetjen e kryeministrit. Ndërsa procesi është në vazhdim zoti Xhafaj, rezulton emri me mbështetjen më të madhe në kryeqytet, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, dhe një ndër socialistët më të votuar në rang vendi.

    Një tjetër kandidat në listën e socialistëve që arriti të thyejë herësin është dhe Ornaldo Rakipi, vetëm 27 vjeç, të cilin me këtë parti ngjan se e lidh vetëm fakti i të qenit i biri i Aqif Rakipit, ish deputetit që hyri nga rradhët e PDIU-së, për t’u rreshtuar më pas me socialistët, e që u detyrua të dilte nga parlamenti, si pasojë e dekriminalizimit, për shkak të së kaluar së tij. Megjithatë ai duket të ketë një ndikim të admirueshëm në strukturat udhëheqëse të Partisë socialiste, përsa kohë dhe në listat e Elbasanit u përfshi një tjetër familjar i tij, i cilit gjithashtu do të jetë në parlament.

    Edhe në Partinë Demokratike ka raste të shumta të emrave të vendosur në pjesën e poshtme që kanë marrë më shumë vota se të përzgjedhurit për të qenë në pjesën fituese, por këtu vetëm Luciano Boci në Elbasan ia doli që të thyente herësin.

    Kryetari Demokrat Basha rezulton emri më i votuar ndër demokratët, i ndjekur nga Agron Shehaj, ndërkohë që figura historike e kësaj partie zoti Sali Berisha, renditej deri pasdite, i 7-i për nga mbështetja e votuesve të djathtë.

    Ndërsa procesi për kandidatët vijon, rezultati i zgjedhjeve nxorri fitues socialistët e kryeministrit Edi Rama, i cili duket se i është rikthyer angazhimeve qeveritare. Në krahun tjetër opozita ka nisur përgatitjet për një betejë ligjore kundër 25 Prillit të cilësuar prej saj një masakër elektorale. Por paralelisht, forca kryesore e saj, Partia demokratike, po përballet me një debat në rritje brenda vetes, për të ardhmen e drejtimit të kësaj force politike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zëri Amerikës: Si fituan disa kandidatë mandatin e deputetit, kur askush në PS nuk i njeh

    BIRN: Socialistët e fituan Tiranën me ndihmën e 27-vjeçarit

    Emri:  175429113_10221648394813532_6769355552728826795_n-750x375.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  20.1 KB

    ”Suksesi elektoral” i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kur kjo parti ishte në aleancë me PD. Në vitin 2017, Rakipi shënoi një rekord personal kur PDIU u bë forcë e tretë me 18% të votave në këtë qark, por fati i tij si politikan mbaroi në vitin 2018, kur ai e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

    Sipas Prokurorisë, Rakipi ishte kapur në Itali më 1998 për veprën penale “të marrjes së mallrave të vjedhur” me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ. Vepra penale për të cilën është akuzuar Aqif Rakipi në Itali nuk përfshihet në listën e veprave penale që ndalojnë dikë të garojë për deputet, por mosdeklarimi i këtij problemi me drejtësinë u bë shkak për ndërprerjen e mandatit. Gjithsesi, Rakipi nuk garoi në zgjedhjet e së dielës, ndërsa i biri, Ornaldo u reshtua në vendin e 30 në listën e Partisë Socialiste. Ai rezultoi deputeti i tretë më i votuar në Tiranë dhe një nga më të votuarit në Shqipëri, duke konkurruar edhe vetë Edi Ramën, i cili në Vlorë mori rreth 11 mijë vota pëlqyese, ndërsa në Durrës mori vetëm 100 vota më shumë se sa Rakipi në Tiranë.

    Votat e Rakipit duket se ishin vendimtare edhe për vetë shumicën parlamentare. Në total, Partia Socialiste mori 226 mijë vota në Qarkun Tiranë, ose 26 mijë më shumë se sa katër vjet më parë, duke rrëmbyer 18 mandate. Partia Demokratike mori 182 mijë vota ose 30 mijë më shumë se sa katër vjet më parë dhe e rriti numrin e mandateve nga 11 në 15. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 28 mijë vota ose gjysmën e atyre që kishte marrë në vitin 2017, ndërsa mandatet e saj ranë nga 5 në 2. PD dhe LSI së bashku u rritën me 26 mijë vota, por po me kaq vota u rrit edhe Partia Socialiste, e cila për rrjedhojë ruajti të 18 mandatet e saj.

    Surpriza tjetër e këtyre zgjedhjeve është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila mori një mandat në Tiranë ose 13 mijë vota. Në Tiranë, pjesëmarrja në zgjedhje u rrit me 60 mijë vetë. Tirana ishte një nga të paktat qarqe në vend që shënoi rritje të pjesëmarrjes në zgjedhjet e këtij viti. Deputeti më i votuar në qark është Fatmir Xhafaj, ish-ministër socialist, i cili garoi në vend të 23 dhe rrëzoi me vota pëlqyese deputetin Fidel Ylli.

    I dyti më i votuar është Lulzim Basha me 16 mijë vota. Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, i cili u vendos nga Rama në vend të 19, dështoi të rizgjidhet pasi arriti të fitojë 8780 vota pëlqyese nga socialistët. Majko u rendit i shtati mes kandidatëve të Partisë Socialiste dhe në parlamentin e ardhshëm do të ketë njëmbëdhjetë deputetë të tjerë socialistë që kanë marrë më pak vota pëlqyese se ai, por rregulli i vendosur nga Edi Rama është që një kandidat jashtë listës fituese duhet të marrë më shumë se 10 mijë vota që të mund të përfshihet në llogari.

    Belinda Balluku rezultoi gruaja më e votuar në Partinë Socialiste me 15 mijë vota, ndërsa Najada Çomo do të jetë deputetja më pak e votuar mes socialistëve të Tiranës. Mes demokratëve, asnjë nga kandidatët e pjesës humbëse të listës nuk e fitoi dot mandatin e deputetit, por prezantuesja Orjela Nebiaj arriti të marrë 6 mijë vota, pra më shumë se sa shtatë deputetë të tjerë demokratë që do të jenë në parlament.

    Deputeti më pak i votuar nga lista e PD rezultoi Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, i cili mori vetëm 848 vota. Lulzim Basha dhe Agron Shehaj morën më shumë vota pëlqyese se sa herësi, por ata gjithsesi ishin brenda listës fituese. Grida Duma rezultoi gjithashtu një nga politikanet më popullore në Tiranë me 8691 vota.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-02-2018, 12:46
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-09-2015, 00:08
  3. Për mandatin e Deputetit - pranoj edhe… të vesh-shkulem!!
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2013, 06:40
  4. Kandidati i pozitës, Eris Hoxha, fiton mandatin e deputetit në Pogradec
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-06-2007, 14:58
  5. Zëri i Amerikës shënon sot 65 vjetorin
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •