Emri:  Jozefina-Topalli-e1604514712973-1140x570.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  27.9 KB

Pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së ”Lëvizja për Ndryshim”, pasi kjo forcë politike nuk mori asnjë mandat deputeti.

”Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje, uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”,-shkruan Topalli.

Në rang kombëtar Lëvizja për Ndryshim mori 7.049 vota ose 0.45%. Jozefina Topalli nuk ia doli të marrë mandat as në Shkodër, ku historikisht ka marr mandat deputeteje. Në Durrës Topalli mori 50 vota si kryesuese e listës, ndërsa në Lezhë mori 58 vota si kryesuese e listës. Në Shkodër numëroi 598 vota preferenciale, teksa në Tiranë mori 388 vota preferenciale. Topalli kandidojë në katër qarqe si kryesuese e listës.

Koha Jonë