Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Mediat gjermane: Blerje masive votash! Fitorja e Ramës, katastrofë

    Emri:  auto_ramagjermania1619680743.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  50.6 KB

    Sipas mediave kryesore gjermane, zgjedhjet në Shqipëri ishin të manipuluara. Gazetat autoritare shkruajnë se pati blerje masive votash. Sipas tyre, fitorja e Edi Ramës është katastrofike.

    "Fitorja e socialistëve erdhi vetëm përmes manovrave të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve panë, për shembull, se si pushtetarët e përdorën funksionin publik gjatë fushatës zgjedhore, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE. “Pretendimet për praktikat e përhapura të blerjes së votave gjatë gjithë procesit zgjedhor mbeten një problem serioz në Shqipëri,” tha shefi i delegacionit të PACE, Aleksander Pociej.

    Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre. Para zgjedhjeve, vëzhguesit në qytetin e Laçit raportuan për gazetën Sueddeutsche Zeitung rreth presionit nga administrata e qytetit, e cila drejtohet gjithashtu nga partia e Ramës, ndaj zyrtarëve dhe për përpjekjet për të blerë vota. Një media lokale raportoi gjithashtu për një abuzim masiv me bazën e të dhënave shtetërore nga socialistët në pushtet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave lokale dhe hetimeve nga prokurorët, manipulimi masiv dhe blerja e votave ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017. Sidoqoftë kjo nuk ka pasur ndonjë pasojë juridike të prekshme", shkruan gazetari Florian Hassel.

    Kurse gazeta e njohur gjermane, Tageszeitung, në një analizë të redaktores Jana Lapper shkruan se fitorja e Edi Ramës është një katastrofë, veçanërisht për të rinjtë. Sipas analizës, Rama sundon prej kohësh si autokrat.

    "Shqipëria tashmë është plotësisht një shfaqje me një person të vetëm. Edi Rama ia ka dalë në dy mandatet e tij të mbushë postet dhe listat e kandidatëve me ndjekës besnikë, dhe e ka lënë vendin të zhytet gjithmonë e më shumë në një kënetë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

    Katër vite të tjera për Edi Ramën janë një perspektivë e zymtë, veçanërisht për të rinjtë, për shkak se ai është i interesuar kryesisht për pushtetin dhe projektet e shtrenjta infrastrukturore, jo për të ardhmen e gjeneratës së re. Gjenerata e re po e braktis vendin në shifra të mëdha: vetëm në vitin 2019, 360 mijë njerëz u larguan, thuajse 13 përqind e popullsisë. Rezultati i zgjedhjeve e bën po ashtu pranimin në BE shumë të largët. Drita jeshile për bisedimet e pranimit tashmë është hapur- nëse Shqipëria përmbush kushtet. Njëra prej tyre ishte reforma zgjedhore, e cila u shtrembërua nga Rama në favor të tij. “BE” prej kohësh është një fjalë e zbrazët për Ramën", shkruan ajo.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat gjermane: Blerje masive votash! Fitorja e Ramës, katastrofë

    Sueddeutsche Zeitung: Rama fitoi me manovra të paligjshme, pati blerje masive votash

    Gazeta autoritare gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se Edi Rama i fitoi zgjedhjet në Shqipëri me presione dhe metoda të paligjshme. Lexoni më poshtë shkrimin e Florian Hassel:

    Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe do të sundojë i vetëm. Për Ramën kjo është fitorja e tretë radhazi. Ai e ka sunduar vendin kandidat zyrtar për anëtarësim në BE që prej vitit 2013. Njësoj si zgjedhjet e shkuara, këto zgjedhje u shoqëruan nga përdorimi masiv i burimeve nga pushtetarët dhe me shumë gjasë nga blerja masive e votave.

    Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve, socialistët fituan 48.7 përqind të votave dhe në këtë mënyrë 74 nga 140 vende në parlament- mjaftueshëm për një qeverisje absolute për katër vitet e ardhshme. Partia Demokratike e opozitës u rendit e dyta me 39.4 përqind të votave dhe 59 vende në parlament. LSI e presidentit Ilir Meta ishte në aleancë me të dhe mori 6.9 përqind të votave ose katër vende deputetësh. Rama do të vazhdonte të qeveriste gjithsesi, pasi tre deputetët e socialdemokratëve do i siguronin shumicën.

    ‘Praktikat e përhapura të blerjes së votave’

    Megjithatë, fitorja e socialistëve erdhi vetëm përmes manovrave të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve panë, për shembull, se si pushtetarët e përdorën funksionin publik gjatë fushatës zgjedhore, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE. “Pretendimet për praktikat e përhapura të blerjes së votave gjatë gjithë procesit zgjedhor mbeten një problem serioz në Shqipëri,” tha shefi i delegacionit të PACE, Aleksander Pociej. “Kjo gjithashtu ka një ndikim negativ në perceptimin dhe besimin e përgjithshëm të publikut në procesin zgjedhor, siç janë stimujt e votimt dhe presioni i ushtruar mbi nëpunësit publikë,” tha Pociej.

    Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre. Para zgjedhjeve, vëzhguesit në qytetin e Laçit raportuan për gazetën Sueddeutsche Zeitung rreth presionit nga administrata e qytetit, e cila drejtohet gjithashtu nga partia e Ramës, ndaj zyrtarëve dhe për përpjekjet për të blerë vota.

    Një media lokale raportoi gjithashtu për një abuzim masiv me bazën e të dhënave shtetërore nga socialistët në pushtet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave lokale dhe hetimeve nga prokurorët, manipulimi masiv dhe blerja e votave ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017. Sidoqoftë kjo nuk ka pasur ndonjë pasojë juridike të prekshme.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2019, 15:17
  2. Republika Hashash e Edi Ramës: 21 persona në hetim për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 14:44
  3. Mediat gjermane: Kosova, shteti më i korruptuar në Evropë
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 09:43
  4. Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 20-11-2013, 04:12
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •