Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    PD publikon videon: Numëruesja e PS me stilolaps në dorë zhvleftëson votat

    Emri:  auto_numeruesja1619617301.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  36.2 KB

    Këto janë pamjet ku një përfaqësuese e Partisë Socialiste shihet me vota dhe me një stilolaps në dorë.

    Ajo është denoncuar nga PD se po shënon mbi vota dhe në këtë mënyrë i nxjerr të pavlefshme.

    Mësohet se çështja është dorëzuar në SPAK dhe kanë nisur hetimet.

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit në njësinë nr.1 në Tiranë. Për këtë arsye procesi i numërimit është ndalur deri në sqarimin e këtyre pretendimeve.

    Ndërkohë Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto zgjedhje po dalin shumë vota të pavlefshme, pasi sipas tij është një rekord. Ai ka shtuar se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike.

    Aldo Bumçi: Në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim.

    Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës.

    Shikoni Videon:



    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2021 më 15:24

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,460
    Postimet në Bllog
    1

    Për: PD publikon videon: Numëruesja e PS me stilolaps në dorë zhvleftëson votat

    Po nuk po shoh qe te kete vene dore ne flete votimi, kushe e di cfare shenimesh ka, fletet e votimit i ka perpara, shenimin po e vendos djathtas, pd po merr ne qafe njerez kot se koti,..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2021 më 02:50
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2015, 12:45
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-05-2014, 01:21
  3. Mocioni i ri e zhvleftëson mocionin e dhjetorit të Vetëvendosjes
    Nga Pika-Kufi.1-31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 16:01
  4. Fiks Fare publikon videon e Metes, Meta: Heq imunitetin, prokuroria te me hetoje
    Nga peshkaqeni33 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2011, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •