Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    Flet i shituri/ ‘Policia shpërndau lekët. Mora 200 mijë lekë për Ramën’

    Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.

    Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.

    ‘Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë.

    Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.

    Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota.

    Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit.

    Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa’, thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë.



    Syri

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    Ky duhet te kete shitur "intervisten" tek pd, shikoni shitjen e lsi me ze e figure e pare ne dore, nga vete kandidati i cili eshte shpallur ne kerkim,...
    https://youtu.be/rH0hZZwtzM0
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2021 më 03:27
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    Deklaroi se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin, nisin hetimet

    Emri:  lezhjani.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  16.7 KB
    Emri:  policia-lezhe.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  58.0 KB

    Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaronte se kishte marrë para, 200 mijë lekë të vjetra për katër vota, dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë policia e Lezhës ka nisur hetimet.

    Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë raportoi për “BalkanWeb” se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

    Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    Vetëm në Albanistan ndodhin çudira të tilla:

    - Qytetari që shiti votën arrestohet nga e njëjta polici që ia bleu votën!

    Jam i bindur që qytetari do të lirohet vetëm kur të dali e thotë: Unë nuk shita asnjë votë!

    Presim që policët e Ramës të arrestohen pas këtij fatziut, që nuk bëri ndonjë krim që shiti votën. Krimin e bënë policët e Ramës që ia blenë votën!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    U shfaq në një video duke thënë se ka marrë 200 mijë lekë për vota, i dyshuari e mohon: Isha nën efektin e…

    ELVIS HILA/ Pas arrestimit nga Policia e Lezhës të katër persona në lidhje familje me njeri-tjetrin për dhunën dhe kërcënimin e 38-vjeçarit, detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atë që i ndodhi Ylli Kacolit, i cili publikoi një video për shitblerje votash.

    Sipas të dhënave, 4 agresoret i kanë kërkuar 38- vjeçarit që të përgënjeshtronte, dëshminë e dhënë nga Gëzim Paplekaj, me pretendimin se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë ka thënë, ku deklaronte se i janë dhënë 20 mijë lekë të reja për të votuar Partinë Socialiste.

    Por, kjo nuk është pranuar nga personi që ka publikuar videon dhe në këtë kushte 4 pjesëtarët e fisit Paplekaj e kanë kanosur me jetë, dhunuar e dëmtuar automjetin shtetasit Ylli Kacoli.

    Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë në Polici 45-vjeçari Gëzim Paplekaj, mësohet të ketë mohuar se ka marrë para për vota dhe se deklarimet i ka bërë nën efektin e alkoolit, duke mos qenë i vetëdijshëm.

    Por referuar dëshmisë së tij me zë dhe figurë për shitblerja votash, video e cila u bë virale, është regjistruar procedim penal dhe çështja i ka kaluar për hetim SPAK-ut.

    Ndërkohë, për dhunimin dhe kanosjen e 38-vjeçarit Ylli Kacoli, Policia ka vënë në pranga 4 persona, shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj. Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ata pritet të dalin në Gjykatë për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do vendoset ndaj tyre.

    NGJARJA


    Gëzim Paplekaj nga Lezha u shfaq më zë dhe figurë, ku deklaronte se i ishin dhënë 20 mijë lekë të reja për 4 vota në favor të Partisë Socialiste.

    Gjithashtu, ai deklaronte se janë shpërndarë para për Partinë Socialiste nga makinat e Policisë, ndërsa videoja, e cila u publikua në media u bë virale në rrjetet sociale.

    Pas publikimit të kësaj videoje Gëzim Paplekaj, bashkë me tre të afërm të tij, më datë 29.04.2021 ora 12:00, në Torovicë të Lezhës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar, kanosur për jetën për të bërë deklarim të rremë, si dhe i kanë dëmtuar automjetin me targa “AA 218 JM”, shtetasit Ylli Kacoli, 38 vjeç banues në Kamzë, Tiranë, me arsim 8 klasë, për shkak të shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje.

    Menjëherë pas ngjarjes, Policia prangosi 4 agresorët shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj, ndërsa materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë.

    Panorama

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qytetari: Shita 4 vota tek Edi Rama për 200,000 lekë. Lekët mi solli policia

    Duket qarte se eshte nje truk i stisur nga pd, duke gjetur me kete rast nje njeri te dehur, ndoshta edhe duke i ofruar dicka per kete interviste....., genjeshtra i ka kembet e shkurtra
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Klos: Zyrtari i PS blen vota, 600 mijë lekë për familje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2021, 22:21
  2. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  3. Qytetari: Tre policë më hynë në shtëpi dhe më vodhën leket
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2014, 12:10
  4. Qytetari: Policia gënjeu për ngjarjen e vdekjes së gruas ime
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-11-2014, 11:29
  5. Si i shita dy fëmijët e mi për 500 mijë lekë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 19:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •