Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    “Nuk do të dorëzohemi kurrë”, Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë (E plotë)

    Emri:  40c97dfd-9e44-442d-bf8b-9f71d249e34a.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  47.4 KB

    TIRANË

    Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk do të dorëzohet kurrë, pasi sipas tij, nëse kjo ndodhë, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi.

    Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se do të vijojë betejën për demokracinë dhe do ta çojë atë deri në fitore.

    “Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi, dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’iu falënderoj të gjithëve iu shqiptarë, anëtarët tanë dhe ekipin tonë të mrekullueshëm, aleatët tanë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.

    Ju premtoj sot se ne nuk do t’iu zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju, për qindra e mijëra qytetarë që votuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë e fort. Kjo është përgjegjësia ime, detyrimi që kam para jush, para shqiptarëve, e para Shqipërisë.

    Nata që ka rënë sonte, do davaritet, dielli do të ngrihet sërish nesër mbi horizont, dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit që ne gjithë bashkë sollëm anembanë vendit është kudo. Ne do të luftojmë çdo ditë, çdo natë, çdo orë e çast për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

    FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA:

    Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj,

    Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen.

    A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia.

    Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpreë çdo cast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi.

    Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

    Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median, duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.

    Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij. Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri.

    Ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë! Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.

    Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua tju falenderoj të gjithë ju, vëllezër dhe motra, shqiptare dhe shqiptarë kudo ku jeni, dua të falenderoj anëtarët dhe mbështetësit tanë, ekipin tonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë të koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt.

    Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Faleminderit për besimin tuaj

    Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë. Ne do luftojmë për ju! Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort. Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.

    Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, ne do të luftojmë çdo orë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë.

    Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta cojme atë deri në fund, deri në fitore! Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë. Falemnderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Po more don kishoti po, nje gje eshte e sigurte se sa te jesh ti opozitar me babin per dore, Rama ska per tu rrezuar asnjehere.

    Turp qe nje politikan si ty, ska lidhje me politiken shqiptare e jo me ate perendimore sic pretendon, minimumi per ate qeveri ku edhe vet deputetet e partise Demokratike e kerkojne te iki, ai vazhdon e ngulmon pa piken e arsyes. Sot partia Demokratike nuk humbi vetem zgjedhjet po tregoi se ka nje problem shume te madh brenda qeverise se saj dhe asnjehere nuk do te permiresohet nese nuk pastrohet me figura te tilla.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Eloh ! (28-04-2021)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Bujar Nishani kërkon largimin e Lulzim Bashës: PD nuk është pronë personale, nuk mund ta mbajë peng partinë!

    Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

    Në një reagim të gjatë në facebook, Nishani thotë se Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh, ndërsa shton se po tenton ta mbajë peng partinë.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

    Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve !

    Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

    Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

    Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !

    Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh !

    Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

    Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

    Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

    Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim!

    Panorama

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Se pari, lexoni rezultatin e zgjedhjeve sic duhet. Edhe ne nje fushate tejet te pabararte, as ligjerisht, as nga aspekti i pushtetit, as nga mbeshtetja e krimit qe blen vota qytetaresh, PD ia doli te vertetoje se ajo eshte partia e vetme opozitare tek e cila shqiptaret varin shpresen e tyre. Socialisteve dhe Rames u pelqen te flasin per nje "fitore te madhe", por harrojne qe me pak se gjysma e elektoratit shqiptar i mbeshtet me vote. Ajo qe ndan PS dhe PD jane vetem 4-5 mandate deputetesh. PD pati rritje te madhe ne mbeshtetjen qe ajo gezon mes shqiptareve, rritje qe e shohim ne te gjitha qarqet e vendit. Nuk ishte e mjaftueshme per te marre shumicen e drejtimin e qeverise, por ishte e mjaftueshme per te provuar qe PD eshte opozita e vetme e vertete ne syte e shqiptareve per pushtetin e Rames. Gjeja tjeter tejet pozitive, ishte fushata qe demokratet bene ne Shqiperi. Ishte fushata me e mire politike qe kane pare shqiptaret ne 30 vjet. Nje fushate e denje per nje shoqeri te qyteteruar evropiane. Nese shqiptaret nuk e vleresuan sa duhet, kjo eshte nje mangesi e elektoratit shqiptar, dhe jo nje gabim i lidershipit te PD-se.

    Tani le te ndalemi edhe tek gabimet e bera. Njerezit kane manine te merren me emrat e pervecem, pa harruar problemet e medha sistematike:

    1. Sistemi elektoral ne Shqiperi eshte oligarkik jo demokratik

    Gabimi me i madh strategjik dhe politik qe opozita e sotme beri, ishte kur Sali Berisha ishte kryeminister i vendit, dhe pranoi kerkesen e opozites se atehershme socialiste te Rames, qe te ndryshohej komplet kodi zgjedhor ne vend. Ne naivitetin e tij politik, Sali Berisha kujtoi se kish perballe tij nje opozitar te qyteteruar, e jo nje njeri sharlatan qe para se te hynte ne politike, merrej me trafikun e ikonave orthodhokse ne France! Rama krijoi nje sistem oligarkik, ku partite e medha prodhojne lista deputetesh, dhe shqiptareve u kerkohet te votojne per partine dhe jo per kandidatin. Nje afirmim dhe mbajtje gjalle e frymes se komunizmit, te te madhit, te te fortit, te partise, dhe populli nje skllav qe ben vetem sic i thone. Shqiptaret duhet ti kthehen gares lokale, ku ne te gjithe vendin, partite duhet te kandidojne individe, dhe perzgjedhja te behet nga strukturat lokale te partise ne terren, dhe jo nga kryetaret e partive. Ky sistem i sherbeu Edi Rames per te shitur mandate deputetesh tek kreret e mafies shqiptare.

    Ajo qe e ben kete sistem katastrofe te pandershem, eshte edhe shperndarja e mandateve. Ne nje qark si ai i Kukesit, duhen 18,000 vota per te marre nje mandat. Ne nje qark si ai Vlores, behesh deputet edhe me 4000 vota. Pesha e votes se shqiptareve ne keto zgjedhje eshte e pabarabarte. Dhe kjo e ben gjithe sistemin te pandershem, pavaresisht se kush garon apo fiton ne keto zgjedhje me kete sistem. Ishte gabim qe opozita nuk e ndryshoi ketee sistem zgjedhor ne keto zgjedhje, dhe duhet te punoje, qe ky sistem te ndryshoje ne zgjedhjet e ardhshme.

    2. Djegia e mandateve dhe largimi nga Kuvendi ishte gabim

    Roli i opozites nuk eshte ai i Skenderbeut. Roli i opozites eshte tu tregoje shqiptareve te gjitha shkeljet ligjore qe ben partia ne pushtet. Dhe e ben kete ne Kuvendin e Shqiperise. Vendimi per ta braktisur Kuvendin, e la Shqiperine pa opozite parlamentare. Opozitaret mund te rendisin 100 arsye mese te vlefshme per vendimin qe moren, por une do tu thosha: kundershtari juaj politik eshte nje njeri normal, eshte psikopat klinik i certifikuar, dhe per te vendimi i opozites, ishte nje dritejeshile per te bere cfare i deshi qejfi, deri ne ndryshimin e kushtetutes ne menyre te njeanshme. Edhe vendimi per te mos marre pjese ne zgjedhjet lokale, solli renien e infrastruktures elektorale te PD si parti.

    Shqiptaret nuk kane nevoje te degjojne denoncimet e opozites per partine ne pushtet vetem ne ekranet e televizioneeve, por edhe nga foltorja e Kuvendit. Me 59 mandatet qe PD mori ne keto zgjedhje, nje ngritje me 12 mandate e kthen PD me afer pushtetit se 4 vjet me pare. Ajo duhet te bindi vetem 10% te elektoratit qe nuk votoi per te ne te ardhmen per te ardhur ne pushtet.

    3. Opozita nuk duhet vetem te denoncoje, por edhe te edukoje elektoratin shqiptar

    Kur vjen fjala tek kapja e shtetit shqiptar nga narko-trafiku, nuk mjafton qe opozita vetem te denoncoje publikisht trafikantet dhe kriminelet qe Rama i ka bere deputete e u ka dhene koncensione. Duhet edhe ti edukoje shqiptaret se pse kjo u vret e vjedh ata nga nje e ardhme me e mire ne ate vend. Eksponentet qe zgjidhen ne ligjerimin publik dhe strategjia qe ajo ndjek nuk duhet te bazohet vetem tek denoncimi, por edhe edukimi. Nje nga mangesite e fushates elektorale ishte ajo u konceptua si "fushata e Bashes" dhe u vu me shume rendesi imazhit dhe programit, se sa kontaktit njerezor. Nje pune me e mire duhej bere nga te gjithe eksponentet e PD per te komunikuar tek shqiptaret se si programet e politikat e tyre do ta benin jeten e shqiptareve me te mire. Programi dhe imazhi ishte shume i kendshem per nje elektorat elitar, por nuk pati efektin e duhur tek shtresat e varfera dhe rurale te vendit. Kjo u duk edhe tek strategjia e ndjekur nga kundershtari: socialistet humben voten qytetare nga 4 vjet me pare, por fituan voten rurale. Duhet qe fushata te mos konceptohet vetem si nje investim i kreut te partise apo kupoles se saj, por edhe si nje sipermarrje kolektive e gjithe partise dhe mbeshtetesve te saj ne mbare vendin.

    4. Koalicioni me LSI = klientelizmin politik

    Ne retrospektive, koalicioni me LSI ishte nje gabim. Shume njerez lexojne rezultatin e zgjedhjeve dhe kujtojne se dalja me nje liste kandidatesh do te kish prodhuar nje fitore. Kjo per mendimin tim do te ishte nje gabim fatal per PD. LSI dhe Ilir Meta jane misherimi i klientelizmit politik. Ilir Meta shpiku "voto per mua dhe une te jap nje pune ne shtet", modele qe Rama e mjeshteroi ne kete dekaden e fundit. Klientelizmi politik eshte nje kulture e te majteve te pagdhendur, dhe PD nuk duhet te perzihet me te, pasi kjo do te sillte shkaterrimin e shpreses per shqiptare. PD ngelet partia e vetme ne ate vend, qe nuk blen vota e nuk ofron vende pune ne kembim te votes! Nese do te hynte ne zullumin e te majtes, e do te bente te njejten gje, atehere shqiptaret jane te pashprese!

    Gabimi tjeter i madh ne strategji per opoziten, eshte qe nuk foli aspak ne fushate per fenomenin e klientelizmit politik te Rames. Ky fenomen nuk duhet lejuar te gjeloje ne shoqerine shqiptare, dhe opozita nuk duhet te kete frike te flasi e ta denoncoje ate. Shqiptaret nuk kane nevoje per nje opozite te permbajtur, por nje opozite qe denoncon hapur ne syte e shqiptareve ate qe po ngjet. Edi Rama i ka shtuar rradhet e administrates publike me 100,000 njerez ne keto 4 vjet, dhe 1,900,000 shqiptaret e tjere paguajne taksa me shume per te mbajtur kete sistem te korruptuar ne kembe. Po nuk foli opozita per kete, kush do te flasi?!

    Dhe dalim edhe tek pyetja tjeter:

    - A duhet te vazhdoje Lulzim Basha te drejtoje PD si forcen e vetme opozitare te mbetur ne vend?

    Te gjithe ata qe nxituan te kerkojne doreheqjen e tij 4 vjet me pare, ne keto zgjedhje garuan me partite e tyre dhe nuk arriten te marrin as edhe nje mandat te vetem. Pra Jozefina Topallet dhe Astrit Patozet, kane vetem ambicie politike por nuk gezojne asnje mbeshtetje brenda PD dhe as brenda elektoratit shqiptar. Sot kane dale edhe disa zera te rinj qe kerkojne doreheqjen e Bashes si pergjegjes per humbjen ne zgjedhje ne keto 3 garat e fundit.

    Lulzim Basha duhet te qendroje ne krye te PD. Ne kushtet e Shqiperise, perballe nje kundershtari qe kontrollon te gjitha pushtetet, ai e rriti elektoratin dhe perfaqesimin e PD ne parlament. Po, nuk arriti te fitoje votebesimin e shumices. Por, kur shikon alternativat brenda PD-se, askush nuk ka intuiten politike dhe potencialin e Bashes. Dhe mbi te gjitha, asnje politikan ne keto 30 vjet ne Shqiperi nuk gezon mbeshtetje nderkombetare qe gezon Basha. Do te isha dakord me kundershtaret e Bashes, nese mbeshtetja e elektoratit shqiptar ishte e njejta si ajo 4 vjet me pare, ose me keq se 4 vjet me pare. Por askush nuk mund te mohoje ngritjen e PD-se ne keto zgjedhje.

    Rradhet e opozites vetem do te shtohen dhe per kete Lulzim Basha duhet te falenderoje psikopatin klinik Edi Rama. Taksat per shqiptaret do te ngrihen pas zgjedhjeve, shtepite e tyre do te prishen per tu hapur vendin pallateve te parave te droges, pensionet do te ulen, dhe buxheti i qeverise do te jete ne nje krize te tille, sa qeveria nuk do te kete as para te paguaje ata njerezit e administrates se fryre publike.

    Albo

  6. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Pse i jane vene Bashes, s`marr vesh, kush tjeter do merrte vota me shume se ai. Aq ka aq del. te shohim tani ne zgjedhjet e vitit 2023.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2021
    Postime
    29

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pse i jane vene Bashes, s`marr vesh, kush tjeter do merrte vota me shume se ai. Aq ka aq del. te shohim tani ne zgjedhjet e vitit 2023.
    Shkruaje diku.

    Nese ajo force politike nuk largon Bashen e vockel te Vicidolit-vec opozit do beje.

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Top News – ‘Masakrohet’ Basha me mesazhe/ I kërkojnë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje



    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    “Basha Boll!”/ Ibsen Elezi ‘mësyn’ në derën e PD të protestojë! Plas sherri, demokratët e nxjerrin jashtë



    Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2021, janë shtuar zërat që Lulzim Basha duhet të tërhiqet nga kreu i partisë. Një ndër zërat që ka bërë thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD, është edhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi.

    Siç paralajmëroi dje, sot është ngritur në protestë për largimin e kryetarit të PD.

    Me një pankartë “Basha Boll” ai ka shkuar te selia blu, por ka hasur në bllokimin e demokratëve atje, duke nisur një zënkë.

    Pas zënkës demokratët e kanë nxjerrë jashtë selisë.

    Reagimi i plotë i Elezit ditën e djeshme:

    Sot shtrohet ceshtja e shpetimit te PD nga shkaterrimi.

    Nese dikujt i dhimbset Luli me shume se PD te dalin dhe te formojne nje parti tjeter.

    Partia demokratike nuk eshte prone e dikujt.

    Reagoni dhe mos te lejojme shkaterrimin e planifikuar te saj, jane qindra mijera ata qe kane kontribuar nga 91 qe e duan nje PD te fortedemokratike perballe nje pakice qe duan ta mbajne peng.

    Ti kerkosh proces zgjedhor brebda PD nje humbesi te shumfishte per ta nxjerre PD nga kriza, eshte kerkese mininmale dhe e detyrueshme demokratike, nese dikush e refuzon thjeshte duhet detyruar ta pranoje.

    10 Betejat e Shitura
    Basha VS Rama
    2015 braktisja reformes territorial
    2015 humbja e zgjedhjeve lokale
    2017 marrveshja e 17 majit
    2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare
    2018 protesten e Kukesit
    2019 dorezimi i mandateve (braktisja e kauzes dhe protestave)
    2019 dorezimi 60 bashkive
    2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit
    2020 deshtimi i reformes zgjedhore
    2021 humbja e dyte e zgjedhjeve parlamentare

    Emri:  Screenshot_4-32.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  98.8 KB
    Emri:  Screenshot_5-35.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  46.8 KB
    Emri:  Screenshot_6-41.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  44.8 KB
    Emri:  basha-boll-1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  53.1 KB
    Emri:  ok1-2.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  48.2 KB
    Emri:  ok2-2.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  58.4 KB

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lulzim Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

    Se pari, shume mire bejne qe shprehin mendimin e tyre per Bashen dhe drejtimin e PD dhe per protesten e tyre. Tregon qe te pakten ne kete parti, ka liri dhe kulture demokratike. Protesta eshte kulture demokratike. Ne 30 vjet pluralizem, akoma nuk kam pare nje akt te tille proteste brenda komunisteve te djeshem e socialisteve te sotem. Une do ti ftoja edhe ne forum te shprehin mendimet e tyre.

    Se dyti, nje nga mentalitetet e gabuara te shqiptareve, mentalitet mesjetari, eshte mentaliteti i te fortit, ose mentaliteti i njeshit. Ne mendjen e shume shqiptareve, zgjidhjen e problemeve te tyre e presin nga opozita, dhe jo vetem opozita, por nga nje njeri i vetem, kreu i saj. Ne mendjet e tyre, ai ka fatin e tyre ne dore dhe vetem ai i fiton ose i humbet zgjedhjet. Ky mentalitet mesjetar duhet shkundur. Opozita dhe kreret e saj kane barren e pergjegjesive te tyre politike dhe historike per te organizuar nje aksion politik, por kjo nuk do te thote se qytetaret e atij vendi nuk kane asnje pergjegjesi per ate qe ndodh ne ate vend. Nje nga risite e udheheqjes se Bashes ne politiken opozitare, ndryshe nga paraardhesi i tij Berisha, eshte qendrimi qe opozita nuk do te qendroje nje hap para qytetarit por do te eci ne nje hap me qytetarin. Opozita nuk ka se si te beje lufte opozitare pa ushtare. Nese shqiptaret nuk i bashkohen opozites ne aksionin e saj, ajo do te vazhdoje te artikuloje e denoncoje ate qe po ben pushteti ne dem te jetes se qytetarit, por nuk do te kthehet ne nje opozite martire.

    Se treti, shqiptaret nuk jane ne gjendje te kuptojne se problemi nuk eshte me ardhja e opozites ne pushtet, problemi eshte qe Shqiperia nuk eshte me demokraci, Shqiperia eshte kthyer ne oligarki e kontrolluar nga nje grusht njerezish mafioze qe e kane kthyer shtetit shqiptar ne narko-shtet. Njeriu i tyre eshte Edi Rama. Pra beteja politike ne Shqiperi nuk eshte me nje beteje politike, eshte nje beteje per rikthimin ne vend te demokracise, ku qeveria nuk eshte me e kapur nga trafikantet e droges, por eshte e kapur nga vota e lire e qytetareve te atij vendi. Opozita shqiptare nen drejtimin e Bashes, e ka thene drejt dhe qarte: ne do te vime ne pushtet vetem me voten e lire te shqiptareve! Dhe beteja jone eshte beteja per rikthimin e demokracise ne kete vend!

    Ideja se largimi i Bashes dhe sjellja e nje eksponenti te ri ne krye te PD-se do te sjelli nje rezultat ndryshe ne zgjedhje, eshte nje iluzion i shume njerezve qe nuk kane kurajon te shohin realitetin ne te cilin jetojne. Politikani me i zoti dhe me i ndershem ne bote nuk fiton dot ne nje sistem te tille oligarkik. Sisteme te tilla rrezohen vetem me protesta masive popullore dhe me nje mbeshtetje te madhe nderkombetare. Shqiptaret e gjejne sot veten si ne 1991. Ne 1991 perballeshin me nje sistem totalitar komunist, sot perballen me nje sistem totalitar oligarkik.

    Qytetaret shqiptare jane pjese e problemit ne ate vend dhe per kete nuk mund te besh me faj opoziten. Kur ti i jep voten ketij sistemi oligarkik, me deshire apo kundrejt parase, apo kundrejt nje vendi pune, ti je duke i shitur shpirtin tend djallit. Dhe pa e ditur, je duke denuar femijet e tu me nje jete ne mergim, larg vendit e larg familjes. Oligarkise nuk i behet vone per ty dhe familjen tende, i behet vone vetem per trafiqet e bizneset e tyre dhe mbrojtjen qe u ofron narko-shteti nga kercenimi i ligjit. Prandaj faturat e ujit e energjise per ty rriten me 200% nga viti ne vit dhe me po 200% rriten edhe parate e oligarkise shqiptare ne vit.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Lulzim Basha, kryetari i ri i PD
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 14:10
  2. Programi i kandidatit Lulzim Basha per Tiranen
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 07:07
  3. Beteja per Tiranen: Lulzim Basha perballe Edi Rama
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3271
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 03:19
  4. Lulzim Basha betohet si kryebashkiak i Tiranës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 11-08-2011, 04:06
  5. PD zgjedh kryesinë e re të saj, Lulzim Basha më i votuari
    Nga G-2 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 00:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •