Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Robert Aliaj: Këtij populli që votoi prapë Rilindjen i duhet një furrë buke dhe një nevojtore!

    Emri:  800-0-5fdc5ee4f3cd3-750x375.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  18.8 KB

    I mirënjohuri Robert Aliaj, pas rezultatëve të votimit të datës 25 prill, ku mijëra votues u blenë me euro dhe ku një votë shkoi të dielën në mesditë deri në 500 euro në Tiranë, shkruan në Facebook:

    “Shqipëria është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka nevojë për kulturë, as ka arësye për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore”-shkruan Robert Aliaj

    Emri:  berti2.png

Shikime: 87

Madhësia:  150.0 KB

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Robert Aliaj: Këtij populli që votoi prapë Rilindjen i duhet një furrë buke dhe një nevojtore!

    Robert Aliaj: Tespie në duart e Ndraghetes

    Tani kemi hyrë në një epokë të re. Po krijohet një mekanizëm që të mban në pushtet përjetësisht… Ku të GJITHË duhet të jemi të korruptuar.

    Nga Robert Aliaj –

    A mund të më numëroni deri në 5 politikanë që realisht besoni se janë të pakorruptuar?

    Ju kujtohet hera e fundit kur një kryeministër ka shpallur ndonjë strategji “që do të luftojë korrupsionin”?

    Sigurisht jo.

    Sepse strategjia për të ndenjur në pushtet nuk lufton korrupsionin, por duke ju thënë se “ata që vijnë, janë po aq të korruptuar dhe asnjë ndryshim nuk do ketë”.

    Tani kemi hyrë në një epokë të re.

    Po krijohet një mekanizëm që të mban në pushtet përjetësisht… Ku të GJITHË duhet të jemi të korruptuar.

    Dikush duke hedhur një firmë për ta, dikush për një kothere, dikush duke heshtur.

    Sistemi po konfiguron shqiptarin e shekullit të 21-të: Atë që nuk shqetësohet që ka korrupsion, por që ankohet pse nuk lejohet një lëpirje gishti edhe për atë

    Për ata që nuk duan të korruptohen, Çfarë faji ka sistemi ??

    Sistemi nuk i pengon ata të ikin.

    Pastaj këtu mbeten te barabartët në Shqipërinë tepsi, si tespie në duart e Ndraghetes.

    Ju duan TË GJITHËve të korruptuar! Që të mos flisni. Që të mos ankoheni. Që të mos ju bëjë më përshtypje. Që t’ju thonë: “Shhht! Edhe ti si ne je”.

    Koha Jonë

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Robert Aliaj: Këtij populli që votoi prapë Rilindjen i duhet një furrë buke dhe një nevojtore!

    Fjale me mend. Une keta i quaj "zorraxhinj".

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Robert Aliaj Dragot
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-11-2022, 21:37
  2. Robert Aliaj
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-11-2017, 09:06
  3. Fara e Ramës s'duhet të mbijë prapë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2016, 07:30
  4. Populli i Kosovës duhet të ketë të drejtën për vetëvendosje.
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-08-2005, 03:43
  5. A i duhet më këtij populli Sali Berisha?
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 07-12-2003, 21:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •