Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëri: Zbarkojnë ushtarët amerikanë për stërvitjen ushtarake Defender Europe 21

    Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe ushtarake

    Emri:  Capture-119-1140x570.jpg

Shikime: 151

Madhësia:  33.3 KB

    Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor që përfshin 26 vende pjesëmarrëse.

    Ambasada e SHBA-së shprehet se “gjatë stërvitjes ushtarët do trajnohen së bashku në të gjithë Shqipërinë dhe Europën për të kryer operacione të ndryshme, duke filluar nga luftimet e simuluara e deri te ndihma humanitare”.
    Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

    Emri:  us-ambasada.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  74.9 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Zbarkojnë ushtarët amerikanë për stërvitjen ushtarake Defender Europe 21

    Defender-Europe 21: 28 mijë ushtarë stërvitje në Shqipëri



    Shqipëria do të ketë një rol kyç në një prej trajnimeve më të mëdha ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të organizojnë në partneritet me 26 kombe aleate të NATO-s.

    Fjala është për Defender 2021, një ushtrim i rëndësisë së lartë që do të ketë të përfshirë 28 mijë ushtarë. Drejtori i Marëdhënieve me publikun në ushtrinë e ShBA-së për Europën dhe Afrikën, Kolonel Joseph Scrocca, dha detaje në një takim virtual me gazetarët.

    “Defender-Europe 21 do të ushtrojë aftësitë e komandës për të integruar 28 mijë ushtarë amerikanë e aleatë që vijnë nga 26 kombë, përfshirë Shqipërinë.

    Ora News

Tema të Ngjashme

  1. Zbarkojnë ushtarët nga Gjermania
    Nga PLAKU në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 01:43
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 17:05
  3. Shqipëria, një Republikë amerikane në Europë
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2008, 08:01
  4. Ushtaret amerikane dezertore: Ne nuk do te shkojme ne IRAK
    Nga [xeni] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 17:25
  5. Marinsat zbarkojne ne Shqiperi
    Nga angeldust në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 09:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •