Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Rekord votash të pavlefshme. Rreth 78 mijë vota ‘nul’ në mbarë vendin, Tirana dyfish!

    Emri:  numerimi-2-750x375.jpg

Shikime: 299

Madhësia:  27.7 KB

    Në këto zgjedhje, ka pasur një rekord votash të pavlefshme. Deri më tani janë 77 mijë e 808 vota, që janë shpallur të pavlefshme.

    Rekordin për numrin e votave të pavlefshme e mban Tirana që ka numrin më të madh të votuesve, por që sërish ka thuajse dyfish vota të pavlefshme në krahasim me qarqet e tjera. Në vend të dytë për numrin e votave të pavlefshme është Fieri, me 9775 vota të pavlefshme.
    Ndërkohë, qarku me më pak vota të pavlefshme është Kukësi, me 2188 vota të pavlefshme.
    Berat 5273 vota të pavlefshme
    Dibër 4686 vota të pavlefshme
    Durrës 6709 vota të pavlefshme
    Elbasan 9775 vota të pavlefshme
    Fier 9349 vota të pavlefshme
    Gjirokastër 2310 vota të pavlefshme
    Korçë 7375 vota të pavlefshme
    Kukës 2188 vota të pavlefshme
    Lezhë 4925 vota të pavlefshme
    Shkodër 6107 vota të pavlefshme
    Tiranë 14 mijë e 381 vota të pavlefshme
    Vlorë 4730 vota të pavlefshme
    Ky fenomen mbetet për t’u parë në vijim, nëse ka lidhje me sistemin e votimit ku votuesit mund të kenë hasur vështirësi për shkak të kuadrateve të shumta që përmbante fleta e votimit apo si zgjedhje personale si refuzim për të mbështetur ‘ofertën’ politike që mbante fleta.

    Scan

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    FOTO/ Denoncimi i Abazit: Ja si PS po i bën të pavlefshme fletët e votimit

    Emri:  abazi-499x375.jpg

Shikime: 246

Madhësia:  54.7 KB

    Kandidati i pavarur në Tiranë, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka denoncuar me fakte se si PS po manipulon votat, duke i bërë të pavlefshme.

    ‘Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit.

    Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një ‘X’ të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme’, shkruan Abazi në faqen e tij në Facebook.

    Emri:  Screen Shot 2021-04-27 at 9.28.10 AM.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  58.7 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Nuk do te cuditesha, nese 78,000 vota te pavlefshme jane me shume se sa votave te hedhura ne nje prej qarqeve te vendit. Shoku Stalin u ka dhene nje mesim te mire komunisteve shqiptareve: "Pushtetin ne demokraci nuk e kane ata qe hedhin voten por ata qe i numerojne votat"!

    Albo

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    E shoh qe e ke te veshtire ta pranosh realitetin shoku Albo, po alibi te tilla jane te kota nga momenti qe e konfirmoi edhe njeher qe jo me kot po mer mandatin e trete, duam apo nuk duam ne.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    E shoh qe e ke te veshtire ta pranosh realitetin shoku Albo, po alibi te tilla jane te kota nga momenti qe e konfirmoi edhe njeher qe jo me kot po mer mandatin e trete, duam apo nuk duam ne.
    Shoku Albo? Une jam zoti Albo. Shoku e perdornin baballaret e gjysherit e tu qe u rriten e thinjen nen komunizem. Eshte e frikshme per mua kur shikoj te rinj si puna juaj qe edhe pse nuk keni jetuar nje dite te vetme nen komunizem, shpalosni nje mentalitet te trasheguar komunist.

    Zoteri eshte ai qe nuk e shet lirine dhe dinjitetin e tij me asgje. Ai qe e mbron shpirtin e tij nga i ligu deri ne frymen e fundit qe merr ne kete bote.
    Shok e shoqe jane ata qe nuk kane as liri dhe as dinjitet, pasi ia kane shitur te keqes, e sot punojne si argate me meditje per te keqen. Dje i quanim spiune te sigurimit te shtetit. Sot i quajme patronazhiste.

    Po, une nuk e pranoj realitetin e nje vendi si Shqiperia te mberthyer nga narko-trafiku. Jo vetem qe nuk e pranoj, por edhe do ta luftoj ate, me aq sa te mundem. Pasi kjo lufte nuk eshte per nje lufte politike apo partiake, kjo eshte nje lufte mes te mires dhe te keqes, per shpirtin e shqiptarit. Edhe pse mua personalisht nuk me lidh me asgje me Shqiperine. Jeta ime nuk varet se kush vjen apo iken nga pushteti ne Shqiperi.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Sa mandate deputetesh prodhojne 78,000 vota te pavlefshme?

    4-5 mandate?

    Sa eshte diferenca mes pozites dhe opozites ne rezultatin e zgjedhjeve?

    E kupton se me cfare shkalle manipulimi masiv dhe mire-organizuar ke te besh, qe nga KQZ e deri tek patronazhisti ne rruge.

    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 78 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Masakra zgjedhore/Blerje me miliona euro, por dhe vota të pavlefshme me shumicë

    Emri:  vvv-750x375.jpg

Shikime: 236

Madhësia:  39.8 KB

    -Shumica e 83 mijë fletëve të votimit të pavlefshme janë hequr nga votat për LSI ose afro 8 mandate deputeti janë zbritur prej këtyre fletëve. Dhe çuditërisht mbi 80 përqind e këtyre fletëve kanë qenë vota pro LSI e që më pas janë futur në koshin e plehrave. Komisionerët e PS i kanë zgjaravitur fletët për ti nxjerrë jashtë përdorimit.

    -Zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë në histori si masakra më e madhe elektorale me shpalljen e votave të pavlefshme dhe me vota të blera, ku kapi edhe 500 euro një votë. Kur ende gjithë procesi nuk ka përfunduar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhje, deri tani janë 83 mijë vota të pavlefshme, por pas numërimit për kandidatët po dalin mijëra fletë votimi të pavlefshme që janë futur edhe si vota pro PS.

    Zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë në histori si masakra më e madhe elektorale me shpalljen e votave të pavlefshme dhe me vota të blera, ku kapi edhe 500 euro një votë. Kur ende gjithë procesi nuk ka përfunduar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhje, deri tani janë 83 mijë vota të pavlefshme. Numri pritet të jetë më i madh, sepse tani që po numërohen dhe njëherë për kandidatët, po del se një pjesë e tyre e votave të pavlefshme janë numëruar si të vlefshme, për Partinë Socialiste. Në Durrës dhe më pak se 20 kuti doli se 60 vota të pavlefshme ishin numëruar për PS, me këtë ritëm mund të kemi rreth 100 mijë vota të pavlefshme.

    Por dhe shifra që jep KQZ, deri dje në mbrëmje, për 83 mijë vota të pavlefshme është një masakër elektorale. Mesatarja e votave që duhen një mandat është rreth 10 mijë. Në këtë mënyrë, rreth 8 mandate deputetësh në këto zgjedhje janë asgjësuar nga votat e pavlefshme. Shifra prej 83 votash është një e dhënë alarmante edhe për faktin se PS mori pushtetin me 74 mandate, ndërkohë 8 mandate kanë avulluar me votat që nuk llogariten. Fakti që pushteti po ndahet me palëve për 4 mandate dhe 8 të tillë janë në vota të pavlefshme ngre një pikëpyetje serioze mbi legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Janë 6 përqind e shqiptarëve që kanë shkuar të votojnë dhe vullneti i tyre politik nuk merret parasysh, por klasifikohet thjesht si një votë pa asnjë vlerë.

    83 mijë vota të pavlefshme është një rekord historik për gjithë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Nga një vëzhgim i thjeshtë i 4 zgjedhjeve të fundit, rezulton se më 25 prill votat e pavlefshme kanë tejkaluar çdo proces elektoral tjetër. Numri i tyre, mesatarisht është katër herë më i madh se në çdo palë zgjedhje të kaluara. Në vitin 2027 votat e pavlefshme kanë qenë vetëm 31 mijë, në vitin 2013 rreth 24 mijë.

    Krahasimi i votave të pavlefshme në vite tregon një të dhënë tjetër të frikshme. Më 25 prill nuk kemi pasur të bëjmë me gabim të qytetarëve në votim ose shprehje të vullnetit të zgjedhësit duke e nxjerrë fletën të pavlefshme. Shifrat tregojnë qartë se në këto zgjedhje kemi një masakër elektorale të kryer qëllimisht nga administratat zgjedhore dhe komisionerët e partive politike. Sigurisht komisionerët janë të gjithë palëve, por rasti i Durrësit tregon se socialistët kanë qenë më specialistë në komisionet e numërimit duke nxjerrë të pavlefshme votat e kundërshtarëve. Ndërsa kur votat kanë qenë për PS edhe në rastet kur ishin të dëmtuara apo të shënuara keq, janë quajtur si vota të PS.

    Fleta e votimit në këto zgjedhje ishte komplekse për një pjesë të qytetarëve. Votimi për numrin e partisë dhe për numrin e kandidatit shpesh herë mund të jetë ngatërruar nga qytetarët pa dashje. Por dhe ky argument i përdorur këto ditë nuk ka vlerë, sepse numri i fletëve të votimit që janë shpallur pa vlerë është më i madh në zonat ku beteja politike ka qenë më e madhe. Durrësi, Tirana, Fieri dhe Berati, ku mandatet e LSI janë humbur me 100 apo 400 vota tregon se shpallja e pavlefshme e fletëve nuk është rastësi, por një teknikë elektorale e qëllimtë e Partisë Socialiste. Ky skandal nuk mund të mbyllet me mbylljen e kutive të votimit. Opozita, krahas qëndrimeve të tjera pas rezultatit të zgjedhjeve, duke të luftojë fort për sqarimin dhe ndëshkimin e kësaj masakre.

    Ka video që tregojnë sesi komisionerë të PS nxjerrin të pavlefshme vota qëllimisht. Edhe nëse këto vota nuk merren më për partitë, ata komisionerë që kanë masakruar votën duhet të ndëshkohen me burg.

    Zgjedhjet Parlamentare

    Zgjedhjet 2021 Vota të pavlefshme 83 021

    Zgjedhjet 2017 Vota të pavlefshme 31 790

    Zgjedhjet 2013 Vota të pavlefshme 24 279

    Zgjedhjet 2009 Vota të pavlefshme 42 074

    Zgjedhjet 2005 Vota të pavlefshme 21 973

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Humbja e PD, Kaso: Po dokumentojmë parregullsitë e procesit, fletët e pavlefshme plagë e vjetër

    Sekretari për çështjet ligjore në PD, përfaqësues politik i koalicionit të djathtë në KQZ, Ivi Kaso i ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka bërë një panoramë të plotë në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

    Kaso në fjalën e tij ka analizuar me detaje fazat në të cilën kalon rezultati përfundimtar, duke theksuar se po bëhet përgatitja e dokumentacionit në lidhje me shkeljet që janë ndeshur dhe parë gjatë procesit të numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve.

    Sipas tij pas dokumentimit të plotë të të gjithë parregullsive gjatë procesit zgjedhor atëherë janë organet përkatëse që kanë në dorë përgjigjen.

    “Ka përfunduar procesi i numërimit për fazën e parë të subjekteve të politike dhe vijon në disa qarqe faza e dytë për kandidatët për deputet. KQZ do të certifikojë këtë rezultat, dhe më pas do i nënshtrohet dhe fazës ankimore të subjekteve politike në lidhje me procesin e numërimit ose për certifikimin e zgjedhjeve. Pas kësaj faze bëhet dhe shpërndarja e mandateve për deputetët.

    Ka shumë problematike që janë evidentuar dhe për sa kohë ne kemi shprehur rezerva jo vetëm për fazën përgatitore që ne kemi evidentuar, kemi bërë mbi 820 kallzime penale për rrethe dhe 40 në SPAK. Inaugurimet zgjedhore dhe tenderat çdo që që parashikon ligji janë shkelur dhe çdo gjë është evidentuar nga ne dhe referuar organeve përkatëse, së dyti është dokumentuar procesi i ditës së zgjedhjeve dhe së treti është dhe numërimi. Ka shkelje të rënda në zona që ju keni pasur fakte ku procesi i numërimit është pezulluar siç është në Durrës ku mandati mes PS dhe LSI ndahet për rreth 100 vota dhe parregullsitë aty janë të shumta por për shkak të sensibilitetit për shkak se ishte një diferencë e vogël ishte dhe përplasja. Çdo gjë në lidhje me këtë është në fazë dokumentimi.

    Ne siç pati një proces të shpejtë numërimi, ne shpresojmë për një proces të shpejtë verifikimi të shkeljeve në bazë të provave që kemi ne deri më tani dhe faktet e tjera që i ka vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të bëjmë dhe ankimimin e plotë dhe afati ligjor për të bërë ankimimin është i shkurtër ndaj duhet të bëjmë të mundur mbledhjen dhe dërgimin në organet përkatëse. Një vendosje e fakteve para autoritete mund të bëjë të mundur dhe ndryshimin e rezultatit paraprak në disa zona”, ka thënë Kaso.

    Ndër të tjera ai ka komentuar dhe rastet që janë bërë publike deri më tani ku disa komisionerë janë parë me stilolaps në dorë ku dyshohet se mund ta kenë përdorur për ta nxjerrë të pavlefshme një fletë votimi ose për të shtuar votat preferenciale.

    Kaso ka theksuar se votat e pavlefshme janë një plagë që na ndjek ndër vite, por ky proces zgjedhor i kishe masive.

    “Në Pukë ku është një zonë e caktuar ku numri i votave të pavlefshme është më shumë se të gjithë votat e vlefshme se të gjithë qendrat e votimit, Unë nuk mendoj se mund të ndodhte një gjë e tillë. JU paraqitët dy tipologji për të nxjerrë një fletë e pavlefshme ose për të shtuar një votë preferenciale një votë për kandidatët por kjo është e verifikueshme se pse në fillim janë evidentuar nga pamjet e numërimit të fletëve për subjekteve dhe nëse në fazën e dytë nxjerr një rezultat ndryshe por është lehtësisht e evidentueshme. Nxjerrja e fletëve të pavlefshme është një plagë e vjetër, ku këto zgjedhje është bërë në mënyrë masive se kemi parë një numër masiv të fletëve të pavlefshme. Ekipi ligjor në partinë demokratike që ndjek dhe monitoron dhe ndjek fazën e numërimit po ankimon dhe çdo shkelje që mund të ketë ndodhur. Akoma nuk kemi arritur te fakti se sa vota të vlefshme janë përzier apo konsideruar të tilla”, ka thënë ndër të tjera Kaso.

    Abcnews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

    Meta komenton deklaratat e Ramës: Mos u merrni me shashka! Nga ky moment bëni shumë kujdes, mund të lëvizin shumë mandate!

    TIRANË
    Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar 74 mandate.

    Në një deklaratë për media në mbyllje të procesit të numërimit të votave, Kreu i Shtetit tha para gazetarëve se konferencën e fundit në Presidencë do ta mbajë më 24 korrik 2022, ndërsa shtoi se tani vëmendja duhet të jetë vetëm te mbi 83 mijë votat e pavlefshme.



    I pyetur nga gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Osman Stafa, se “Rama tha se populli dënoi me votë Ilir Metën dhe këtë vendim do ta ekzekutojë parlamenti. A keni një përgjigje?”, Presidenti u përgjigj: “Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme dhe që nga pamjet filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme, se nuk ka statistikë në botë që e justifikon këtë, kur e dini mirë që diferenca është shumë e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu. Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu. Po të ishte për këto histori, kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga Presidenca, por më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit. Mos u përqendroni as te dorëheqjen, as te tërheqjet, vetëm këtu, të respektohet çdo votë. Nga ky moment të kenë shumë kujdes, asnjë kuti të mos ndërrohet, asnjë përpjekje për të mbuluar krimet të mos bëhet”.

    (BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje


Tema të Ngjashme

  1. Rama kërkon 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme
    Nga Neteorm në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-06-2020, 09:32
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2017, 14:42
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2014, 14:37
  4. Grupi Ndërkombëtar i Krizave: KQZ po numëron vota të pavlefshme
    Nga skipetar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 02:31
  5. Rreth 250 mijë vota u kontrabanduan
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-12-2010, 14:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •