Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Raportohen shkeljet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Boiken Abazi: Ja si po i vjedh votat PS, do bëjmë publike faktet


    Emri:  -640-0-6086ad72ebf91.jpg

Shikime: 151

Madhësia:  24.1 KB

    Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.

    Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.

    “Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”

    LVV në Shqipëri përveç Abazit kandidon me dy emra të tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Kapet manipulimi skandaloz në Elbasan, votat e PD ia kalonin një partie tjetër

    Nisin parregullsitë në Elbasan.

    Siç raportohet nga gazetari i SYRI TV, në KZAZ-në numër 47, shumë vota që ishin dhënë për PD-në, i janë dhënë një partie tjetër.

    Ne këtë KZAZ-së sistemi qëndror i KQZ, mësohet se 50 vota të PD-së i ka kaluar partie tjetër, që realisht në atë kuti nuk kishte marrë asnjë votë.

    Gjithashtu në po këtë KZAZ, në 3 kuti votimi janë konstatuar më shumë flet votimi sesa votues real.

    Lëvizja e tepërt është 2, 3 dhe maksimalja 6 fletë më shumë sesa votues.

    Konstatimi është bërë dhe rezultati nuk është hedhur në sistem dhe pse jan pro PS-së votat e numëruara në kuti.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Manipulohen tabelat e rezultateve në Sarandë, ndërpritet numërimi, i kërkohet KQZ ndryshimi

    Emri:  Zhupa.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  47.8 KB

    “Në Finiq kemi pasur problematika në lidhje me operatorët që hidhnin të dhënat në sistemin online, pasi vumë re se ata hidhnin të dhënat të ndryshme duke ndryshuar shifra nga procesverbali, ata thonë që ka qënë nga lodhja por që çudia është rritej gjithmonë PS. Kemi stopuar procesin e numërimit dhe kërkuam ndihmën e KQZ-së për të pasur mundësinë që të pasqyroheshin votat siç ishin në procesverbal pa asnjë ndryshim. Është duke u korrigjuar situata dhe vazhdojmë të qetë.”, rrëfeu kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për ‘FaxNeës’.

    Zhupa tha se në sarandë kryeson PD me 48 për qind të votave.
    “Deri tani kemi 48.8% të votave në qytetin e Sarandës një rritje historike më e madhe se në 2015 kur ndodhi rotacioni politik. Në rezultatet paraprake kemi numëruar gati gjysmën e kutive dhe në krahasim me zgjedhjet më parë rritja është eksponenciale”, tha Zhupa.

    FaxNews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Një brohoritje për Partinë e Votave të Pavlefshme

    Nga Sonila Meço –

    Ndërsa prisnim të lindnin forca të reja politike, që do të pasuronin pluralizmin shqiptar, duke dobësuar autokracinë në vend, na surprizon gjer në kufijtë e mahnitjes një parti, që as nuk bëri fushatë elektorale, as pati kandidatë, as promovim e nuk u përfaqësua një herë të vetme në studiot e fuqishme mediatike.
    Ajo është fituesja e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, king maker-i, përcaktuesja e kursit të Shqipërisë në katër vitet e ardhshme: Zonja dhe Zotërinj, një brohoritje për Partinë e Votave të Pavlefshme.

    P.S Madje kjo parti pati kundër edhe një mekanizëm teknologjik miliona dollarësh paguar me paratë e shqiptarëve, që do duhej të vepronte për minimizimin maksimal të votës pro saj, ndaj le ta cilësojmë si bishën e vërtetë të zgjedhjeve 2021.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Mark Marku: Kemi siguruar 4 mandate në Lezhë, na është blerë i 5-ti! Ka prova që janë shpërndarë para nga bashkitë

    Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Lezhë, Mark Marku, tha se ka prova që janë shpërndarë para për blerjen e votave në bashkitë e drejtuara nga socialistët.

    Marku thekson se me gjithë luftën e pabarabartë, PD e ka siguruar mandatin e katërt në Lezhë, ndërsa shtoi se është blerë mandati i pestë.

    “I takon që ne praktikisht të kemi të garantuar mandatin e katërt. Është absolutisht i garantuar mandati i katërt. Në rang kombëtar ka një truk për të mashtruar opinionin publik. Mund ta konfirmoj edhe këtu, numërimet kanë nisur nga bastionet e humbura. Në Zadrimë ka pasur presion. Në Laç e kanë nisur me qytetin. U them që ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal në shit-blerjen e votës. Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Kemi bërë një luftë të pabarabartë por kemi fituar. Në gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS-së. Ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që na është blerë mandati i pestë. Patjetër, kemi prova. I kemi filmuar. Kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e blerjes së votës. Me gjithë paratë që janë hedhur, ne e kemi fituar mandatin e 4-ët dhe kemi 5000-6000 vota mbi mandat”, tha Mark Marku.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raportohen shklejet e para në zgjedhje dhe numërimin e votave

    Denoncimi/ Kandidati në Gjirokastër nxjerr pamjet: Ja si numëruesit falsifikojnë fletët. Po e vjedhin votën tonë!

    Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani ka denoncuar sot përmes pamjeve filmike atë çka e konsideron si “tjetërsim të vullnetit të qytetarëve nga numëruesit partiak”.



    Meraxhani deklaron në numëruesit kanë vendosur “X” për paritë e tjera në fletët ku votuesit kishin votuar emrin e tij, me qëllim që ta nxjerrin fletën e votimit të pavlefshme.

    “Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

    Deklarata e plotë

    DENONCIM

    TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.


    Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

    Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

    Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

    Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

    Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

    Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

    Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2017, 14:42
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-07-2017, 09:38
  3. Shkeljet e të drejtave të njeriut, Greqia e para në BE
    Nga EuroStar1 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 15:06
  4. Perfaquesit socialist pengojne numerimin e votave te Tiranes
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 09:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 13:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •