Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,184
    Postimet nė Bllog
    3

    Justina Aliaj

    'Melodinė e parė, ma mėsoi vendlindja....'Artistja e shquar Justina Aliaj mbush 70 vjeē

    Emri:  auto_14680757_10153838257286269_904617802890322769_n1618994330.jpg

Shikime: 293

Madhėsia:  28.4 KB

    Sot, artistja e shquar Justina Aliaj "Mjeshtre e Madhe", feston 70 vjetorin e lindjes. Tė paēim sa mė gjatė tė lumtur dhe tė sukseshme! - i uroi Teatri Migjeni i Shkodrės dhe publikoi artikujt e shkruar pėr tė. Mė poshtė do tė lexoni njė shkrim nga Xhahid Bushati, marrė nga libri Teatri "Migjeni" - Kujtesa e njė qyteti"

    Justina Aliaj
    “Melodinė e parė, ma mėsoi vendlindja... / Sa herė kthehem nė qytetin tim / tė bukurat jare bilbilin ē’mė kujton..., / njė pjesė tė gėzimit tė saj jam dhe unė.”


    1.
    Na ishte njė herė njė vajzė e vogėl. I pėlqenin lulevilet, shermashekėt, karafilat... Quhej Justina Alia. Edhe pse vajzė me gėrsheta si ėndrra, ishte si djalė ēapkėn. Nuk linte “dy gurė bashkė”. Kėngėn e kishte dashur qė fėmijė. Fėmijėria ishte lidhur me tė. Zėrin e kishte tė bukur. Trashėgim nga e ėma. Fėmijėria mbetet e shenjtė pėr Justin. Jo mė kot shprehet: “Koha mė e artė e jetės sime ėshtė fėmijėria, e pasur me jetė, me dashuri nė familje, aktivitete tė pafundme. Mbaj mend 6 vjeēe kam mėsuar notin duke kėnduar kėngėt shkodrane. Kam qenė kureshtare, intuitive. Mamaja mė bėrtiste, sepse merrja ēarēafėt e shtėpisė dhe luaja teatėr “Borėbardhėn”. Lojėrat e mia mė tė preferuara ishin “Kush pozon mė bukur?, teatri... e shumė ēapkėnllėqe pa fund. Ndėrsa Shiroka ka qenė nostalgjia mė e madhe pėr mua.”

    Nė moshėn e saj fėmijėrore lidhen kėngėt e bukura dhe tė paharrueshme, si “Pula e gjeli”, “Kukullės”, etj., si dhe respekti pėr mėsuesin e parė, zotni Toninin (Tonin Dainė).

    Mė vonė do tė kėndonte nė njė festival me numrin 11. U quajt “famėkeq” e “modern”. Si gjithmonė vjen njė urdhėr i prerė nga lart... e Justina Alia duhej tė dėnohet. Nė jetėn e saj artistike, ashtu si dhe pėr artistė tė tjerė, solli njė goditje tė rėndė ky festival, duke i prerė Justit nė mes ėndrrat e saj. Ajo “kėngė” ia mbylli gojėn pėr shumė e shumė vite me radhė. Jo vetėm kaq, por mė vonė edhe disa sekuenca tė filmit “Pylli i lirisė”, u dogjėn. E vranė pėr sė gjalli. Rruga e saj, tani, do tė ishte plot privacione, dilema, dhimbje, rrėzime, ngritje pėrsėri nė kėmbė, lot,... Por Justi qėndroi stoike si njė Bernarda Albė... Justi, njė emblemė e artit shqiptar!

    2.
    Biseda e parė e vogėlushes Justinė me gjuhėn muzikore ishin mėsimet e zotni Tonin Daisė. Ja, edhe skena... pėrralla muzikore “Mėsimi i pyllit”, teksti Lec Fishta, muzika Tonin Harapi, regjisor Andrea Skanjeti. Kjo pėrrallė muzikore u vu nė skenė dy herė. Nė tė parėn protagoniste ishte Roza Xhuxha (Anagnosti), kurse nė tė dytėn Justina Alia. U inēizua nė Radio Tirana dhe u transmetua disa herė.

    3.
    Justi qė nė fėmijėri u rrit mes mjediseve muzikore e artistike, tė cilat i kishte traditė Shkodra. Qė nė kontaktet e para me skenėn, shpalosi njė cilėsi qė e ruajti gjithherė si njė ėndėrr tė bukur, si njė relike tė ēmueshme, - aftėsinė pėr tė rrėmbyer spektatorin me interpretimin e saj. Falė talentit, nė tiparet e saj si kėngėtare u mishėruan shprehitė artistike, vokale, emocionale dhe aktoreske, tė cilat u njėjtėsuan kurdoherė dhe ia arritėn qėllimit. Mbi tė gjitha, me shumė kurajo, e me tė drejtėn qė i dha vetes tė interpretojė nė skenė, kėtė angazhim e justifikoi deri nė fund. Tingujt e kėngėve nga repertori i kompozitorit Agim Krajka, si “Unė dhe shokėt e mi”, “Unaza”, “Jam njė vajzė”, e plot kėngė tė tjera: “Mall pėr Vendlindjen”, “Nė ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Nė mbrėmjen e vallėzimit” etj., e plotėsojnė dhe e dritėsojnė portretin e Justit si kėngėtare. Ato kanė mbetur nė kujtesėn e publikut.

    Nė kujtimet e saj, Justi pėr kėngėn “Mall pėr Vendlindjen” do tė thoshte: “Pas 18 vitesh nga Festivali i 11-tė, pėr tė parėn herė nė ekran jam shfaqur me kėngėn “Mall pėr Vendlindjen”. Tish Daija ėshtė vula pėr kėtė baladė tė paharruar. Oh, sa histori ka kjo kėngė, por unė po kam dėshirė me nderue disa nga ata muzikantė qė mė janė aq tė dashur e u jam mirėnjohėse. I ndjeri dhe i paharrueshmi Alqi Kareco, qė e zbukuroi aq mrekullisht kėngėn me orkestracionin e tij dhe lėvizjet brilante tė gishtave tė tij nė piano. Alqi mė ka ngjethur shpirtin sa herė me mėnyrėn se si ai e konceptoi baladėn. (Shpesh muzikantėt e quajnė kėngėn “Mall pėr Vendlindjen” si balada klasike shqiptare). I talentuari Gugash Balena, violina e tė cilit tingėllon si e njė virtuozi tė vėrtetė, i pavdekshėm nė introduksionet e kėngės, dhe qė, pėr hir tė sė vėrtetės dua ta them sinqerisht se, ngado qė e dėgjoj kėngėn time tė kėnduar (apo edhe mua vetė kur mundohen me mė shoqėrue alternativa tė ndryshme orkestracioni pėr kėtė baladė), nga askėnd e nga askush nuk e dėgjova tė tingėllojė si violina e Gugash Balenės sė viti ’90, kur u inēizua. Faleminderit Gugash! Tish Daija ėshtė legjendė nė muzikėn shqiptare, dhe personalisht i jam pafundėsisht mirėnjohėse! E quaj pėr krenari qė jam pjesė e karrierės muzikore tė sė madhit Daija.”

    4.

    Njė kujtim nga drama “Nora” e A. Skanjetit

    Ėshtė viti 1975. Pėrsėri nė skenėn e Teatrit “Migjeni” do tė ishte mysafire drama “Nora” e Andrea Skanjetit. Regjisore Violeta Sekuj.
    Tek pėrgatiste rolin e Norės (i cili ishte kryesori nė kėtė dramė), Justi shkonte shpesh nė shtėpinė e Andreas. Bisedonte shtruar me autorin. I kėrkonte mendim pėr njė skenė e pėr njė tjetėr. Shpesh i tregonte se si i kishte zgjidhur disa batuta tė dramės, pėr ndonjė mizanskenė, pėr ndonjė emocion. Andrea nė kujtimet e tij, nė mes tė tjerave shkruan: “... nisa tė kuptoj se sa ajo e dashuronte rolin e me sa pasion e pėrgatiti atė, gjė qė mė vonė do t’i sillte suksesin e dėshiruar...”. Mė vonė, disa vite mė vonė, me syrin e regjisorit dhe tė kujtimeve Andrea shkruan: “Gjatė eksperiencės sime kam hasur ndėr aktorė me prirje tė zhvilluar qė nė fėmijėri dhe qė kanė vazhduar skenėn edhe nė moshė. Kėtu do tė veēoja Justina Alinė.
    Aktori ėshtė pėr t’u vlerėsuar edhe nga gjatėsia e pauzave kuptimplote. Aktori i mirė, ndėr pauza gjen mjetin e fuqishėm pėr tė treguar aftėsitė e tij, sepse nė pauzė ka fushė pėr t’u shpjeguar lirisht, duke e mbushur me aksion zbrazėinė e lėnė nga fjalėt. Kėto konstatime i shkojnė pėr shtat aktores sė talentuar Justina Alia.”

    5.

    Njė ftesė nga larg...

    “Nė 40-vjetorin e punės sime si regjisor nė Teatrin “Migjeni”, - shkruan pėrsėri nė kujtimet e tij Artisti i Popullit Andrea Skanjeti, - duke u frymėzuar nga romani “Prijėsja e komitėve” i Sulejman Krasniqit, nė vitin 1976 shkrova dramėn “Drenusha e Drenicės, e cila u vu nė skenė nė vitin 1978.

    Emri:  auto_20157189_1504896589570204_4467315870204049843_o1618994330.jpg

Shikime: 270

Madhėsia:  28.5 KB

    Emri:  auto_124970551_3621047761288124_4769397212803774585_n1618994331.jpg

Shikime: 264

Madhėsia:  35.6 KB

    Emri:  auto_130277174_4184625501558435_9013023347247084164_n1618994331.jpg

Shikime: 264

Madhėsia:  32.6 KB

    Njė ditė mbi tavolinėn time tė punės, nė teatėr, gjej njė ftesė. Grupi diletant i ndėrmarrjes sė Mjeteve mėsimore nė Tiranė do tė jepte premierė dramėn “Drenusha e Drenicės” nė skenėn e Teatrit Popullor. Nuk isha aspak nė dijeni. Mė erdhi e papritur. U gėzova shumė (siē gėzohet njeriu kur shikon njė lule, aq mė shumė kur tė shfaqet e beftė) qė regjisore dhe personazh kryesor, pra Shota ishte Justina Alia, tashmė pėr mua njė emėr i njohur dhe i respektuar. Mendova me vete, ku paska pėrfunduar...
    Pashė shfaqjen si spektator bashkė me spektatorėt e shumtė qė mbushnin sallėn e Teatrit Popullor, tė cilėt e pėlqyen shumė dhe e duartrokitėn shumė herė. Interpretimi i Justinės qe i lartė. Nuk mė ēuditi aspak, sepse ajo si aktore profesioniste nė Teatrin “Migjeni” realizoi aq bukur dhe mirė rolin e Norės. Dhe s’kishte si tė ndodhte ndryshe edhe me rolin e Shotės...”

    6.

    Njė dėshirė qė mbeti dėshirė...

    Artisti i Popullit Pjetėr Gjoka kur doli nė pension, shpesh vinte nė Shkodėr. Kujtonte vitet e fėmijėrisė e tė rinisė. Ai vinte tė takonte edhe miqtė e tij tė ngushtė. Njėri ndėr ta ishte dhe regjisori Andrea Skanjeti.

    Tė dy, nėn atė mbrėmje tė vakėt prilli, po rrinin nė verandėn e hotel “Rozafės” e po pinin kafe. Bisedonin e kujtonin... Mė pas filluan tė flisnin pėr planet e projektet qė kishin ndėrmend tė bėnin. Pjetri, me atė javashllėkun e tij, i tregon se kishte shkruar njė skenė nga vdekja e Azem Galicės dhe donte ta transmetonte nė Radio Tirana. Kurse Andrea i thotė se, sapo ka pėrfunduar dramėn “Drenusha e Drenicės qė i kushtohej Shotės.

    Pjetri shfaqi dėshirėn qė kėtė dramė ta vinte nė skenėn e teatrit “Migjeni”, pasi aktorja e talentuar Justina Alia, nė atė periudhė po korrte sukses me “Norėn”. Ai e kishte parė kėtė shfaqje, dhe nė revistėn “Skena dhe ekrani” Nr.1, 1981, do tė shkruante: “... binte nė sy forca e talentit tė aktores Justina Alia, e cila, me interpretimin bindės e tė natyrshėm, tė saktė e realist, plot forcė komunikuese mendimi dhe emocioni nė rrethana shumė tė koklavitura, arriti tė ngrejė lart figurėn zemėrtrime”.

    7.

    Nė mes kolegėve... kujtime pėr Justin

    Aktori Bep Shiroka, Artist i Merituar: “... ndoshta ishte kėnga qė e solli nė skenėn e teatrit si aktore. Duke mbartur dramėn e dhimbjes tė largimit nga puna si regjisore nė televizion; e pafajshme e plot dinjitet aktorja Justina Alia vjen nė qytetin e lindjes me pasaportėn e sė drejtės pėr tė luajtur vetėm nė skenėn e Vendlindjes. Pra, e solli rasti ta kisha partnere. Interpretuam te “Nora” e A. Skanjetit. Unė nė rolin e babės, ajo tė Norės. Ishte momenti kur bija ime do tė shkėputej nga gjoksi im dhe do tė nisej te pasha. Ishte aq e mbushur emocionalisht, kaq e vėrtetė, sa tėrė dritėn e saj ma dha mua. Dhe unė e pėrcolla me dritėn e saj...”

    Aktori Nefail Piraniqi: “Justi ishte njė shoqe e mirė. Mbi tė gjitha ishte njerėzore. Njė botė aktoreje qė ishte pėr t’u pasur zili. Temperamenti i saj ishte i tillė sa prestonte pėr humor dhe bėnte gjithherė njė humor tė kėndshėm shkodran”.

    Aktori Lec Bushati, Artist i Merituar: “Ishte koha kur teatrit “Migjeni” i duhej njė vajzė e re. Papritur e pakujtuar i erdhi aktorja Justina Alia. E pritėm me simpati. Me tė vėrtetė e justifikoi simpatinė tonė. Ndonėse kisha vite si aktor, kur interpretoja me tė, tė krijonte freski dhe tė rinonte. Kujtoj rolin e Danės te drama “Djem tė mbarė” tė F. Krajės. Ishim babė e bijė. Ende sot e kujtoj me nostalgji atė skenė takimi prekės e tė pėrmalluar, njė rol i luajtur me vėrtetėsi e sinqeritet, pa teatralitet e lot ndėr sy. Justi e justifikoi pritjen tonė, qė ishte mungesa e vajzės sė re nė teatėr e njėkohėsisht vėrtetoi talentin e saj”.

    8.

    Justi ishte njė aktore pasionante. Aq sa kur fillonte punėn, nuk njihte orar. Jetėn si aktore nė skenėn e teatrit tė Vendlindjes e pati tė shkurtėr. Pėrsėri shkoi nė Tiranė. Pėrsėri errėsira zgjati mantelin e saj... E pas kėtij manteli erdhi njė rreze shprese... Njė rol nė filmin “Rrethi i kujtesės”. Pėr kėtė film Justi thotė: “Ėshtė njė film i rėndė, por i realizuar bukur. Ėshtė punuar me pasion. Ndonėse ka pasur shumė vėshtirėsi, ėshtė realizuar me pėrsosmėri nga regjisori Esat Musliu. Pėr interpretimin e personazhit, ia mora dikujt borxh karakterin, dikujt qė e njihja mirė dhe qė kishte bėrė keq. Mė pas erdhi roli nė filmin “Vdekja e burrit”. Pata njė rol mė me hapėsirė. Ishte pozitiv. Ishte hera e parė pas dėnimit qė mė dhanė njė rol pozitiv nė kinematografi.

    Eh, vitet!.. Vitet mė kujtojnė..., po ndalem nė vitin 1989. Kam interpretuar rolin mė tė bukur nė jetėn time. Ishte pjesa “Opera pėr tre grosh” e B. Brehtit. Isha nė rolin e Polit. Ka qenė roli mė fantastik pėr mua. Por nuk dua tė harroj... i bukur ka qenė dhe roli te “Bernarda Alba””.

    Kthehemi nė atė periudhė pritjeje tė gjatė tė Justit. E lodhshme, ajo pritje! Sfilitėse, raskapitėse. Pret ashtu “syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekur”, ashtu shpirt gjymtuar e shpirtshpresė Stinėn e Lirisė qė shumė e kishte ėndėrruar!

    Fillimisht nisi t’i dėgjohej zėri me recitime nga krijimtaria e poetėve shkodranė, njė pjesė e tyre e harruar. Nisėn ardhjet e ftesave: “Ju ftojmė nė...” Adresa: Teatri Kombėtar, Elbasani, Korēa... etj. Kėshtu do tė ishte ftesa e Teatrit Kombėtar pėr shfaqjen “Tartufi” tė Molierit me regjisor Erion Kame, qė e solli Justin nė skenėn magjiplote. Justi sjell nėpėr mend: “Jo, nuk ishte Tartufi qė mė solli. Ishte Drejtori i Teatrit Kombėtar qė mė solli tė interpretoj nė teatėr me pjesėn “Tartufi”, ku unė pata rolin e mrekullueshėm zonjėn Pernelė, rol i cili mė bėri tė prek kėnaqėsinė e profesionit tim tė shtrenjtė pėrfshirė skenėn time.

    E dashuroj Pernelen (personazhin) dhe kam dhėnė gjithēka qė ky rol tė ishte dinjitoz me gjithė ēmendurinė e personazhit, tė cilit unė luaja. Kam punuar nė ēdo detaj, siē edhe kam mėnyrėn time tė punuarit me tekstin, deri te kostumi, ngjyra blu tė cilėn ai pėrfundimisht mori, apo vogėlsira tė shumta, tė cilat nuk po i pėrmend pėr mos t’ju mėrzitur.”

    Pas disa muajsh nisi punėn me regjisorin Stefan Ēapaliku nė dramėn “20 vjet, 2 javė dhe 2 ditė”. Mė pas “Justina shou” nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, tamam nė atė auditor ku u godit edhe Festivali aq i pėrfolur me numėr 11-tė.
    Edhe kėnga – pasioni i saj i dikurshėm u ringjall, siē ringjallet Feniksi. Kėnga mori shpirt nga shpirti i saj, mori krahė e fluturoi si njė dallėndyshe nėpėr hapėsirat e qiellta tė shpirtit tė Justit. Eh, sa shumė i kishte ėndėrruar!..

    9.

    Intervista ime, realizuar 19 vjet mė parė (01.12.2000) ... me titull: Shkodėrloce, ky emėn sa bukur t’rrin...

    Xh. B. : Ktheheni pas nėntė vjetėsh nė Shqipėri. Shkodrės i keni munguar shumė. Ē’emocione ju pushtuan kur hodhėt hapin e parė nė Vendlindje? Kė kujtuat? Po mė pas?...

    Justi: Tė parėn gjė qė kujtova, sigurisht, Nėnėn time. Njė shpresė e vogėl mė endej nė shpirt se mos... se nuk mė kishin thėnė tė vėrtetėn, pra, do ta gjeja tė gjallė. Por, ah!.. (i shpėtojnė ca pika loti). Mė pas kujtova Shkodrėnloce! Mendja ime fluturoi nė vogėlinė time, nėpėr ato rrugicat e ngushta tuj lujt me gurė, tuj luj kamlikacik, tuj lujt me shkop, tuj lujt me litar, e kėshtu... U pėrhumba krejt si nė njė imazh, krejt si nė njė film, krejt si nė njė... Tamam diēka... larg... larg si nė njė legjendė,larg si njė pėrrallė... Kjo ishte...

    Xh. B. : Shumė kohė mė parė nė njė intervistė, emri i parė qė keni pėrmendur ėshtė ai i zotni Toninit (Daisė). Ē’domethėnie ka kjo pėr ju?

    Justi: Po. Ėshtė sikur ēohesh nė mėngjes dhe fillon ditėn mbarė. Unė kėshtu e kam filluar mbarė karierėn time me mėsuesin tim tė parė, Tonin Daija. Mbaj mend se si mė mėsonte, kur tė kėndoja se si ta hapja gojėn. Bile e mbaj mend se si me gishtin e madh tė palosur duhet tė formoja njė formė si veza (pozicioni i gojės pėr tė kėnduar). Kėtu ka filluar puna e mirė, rruga e mirė pėr tė ecur nė fushėn e kėngės.

    Xh. B. : Ditėn e parė qė erdhėt nė Shkodėr, a e kthyet fytyrėn nga Teatri? Ē’kujtuat nė ato momente?

    Justi: Nuk i vjen keq kėrkujt, qė unė i kthehem gjithmonė nostalgjisė. Kujtova atė masė njerėzish qė mbushte rrugėn qysh prej monumentit tė Heronjve tė Vigut e ndoshta dhe mė pėrpara hotel “Rozafės”, prej shfaqjeve tė bukura, prej njerėzve qė kėrkonin me ankth bileta pėr tė parė shfaqjen. Pastaj me tė thanė tė drejtėn kur pashė tė rrethuar me... me... hekura (qan), mbylla sytė dhe thashė me vete: “Bukuri qė tė vret”. E kujtova Migjenin, Migjenin e gjithėkohshėm...

    Xh. B. : Tė kthehemi shumė vite mė parė. Po e nisim me figurėn e Norės te drama me tė njėjtin titull e Andrea Skanjetit. Ē’vlera i dha aktorja J. Alia?

    Justi: Ėshtė krejt e thjeshtė. Nėse do tė flasim pak me termin e teatrit, unė jam pėr artin e tė jetuarit, pra, jam me teorinė e Stanislavskit. Personazhin mundohem ta mishėroj, ta bėj sa mė real, tė fut diēka nga vetvetja ime. Nora, nė fakt nuk ishte njė rol shumė i vėshtirė, sepse pėrkonte me disa tė dhėna, me disa fakte, me disa karakteristika qė pak a shumė i kisha: duke filluar qė nga mosha. Luaja moshėn time. Drama ishte me subjekt nga Veriu. Unė po gjithashtu zotėnoj gegėnishten. Pra, kishte mjaft gjėra, pa dashtė tė nėnvleftėsoj ato ēka Zoti mė ka dhanė dhunti pėr ta interpretuar atė rol, qė aq shumė e dua, e qė e kam aq shumė nė shpirtin tim.

    Xh. B. : Po e vazhdojmė me personazhin e Danės te “Djem tė mbarė” tė dramaturgut Fadil Kraja. Besoj e kujtoni?

    Justi: Ky personazh ka emocionet e veta, kujtimet e veta. Krahasoj me rolin qė do tė luaja, ēuditėrisht pėrkonte edhe me disa probleme qė mė rrethonin mua. E kam fjalėn pėr gjendjen time sociale, pėr kushtet me tė cilat ndodhesha, pėr ato dėnimet e famshme etj. etj. Por me tė thanė tė drejtėn e kam si njė mbarėsi Danėn te “Djem tė mbarė” tė F. Krajės. E kisha mbarėsi nė karrierėn time pėr aq kohė sa jetova nė Shkodėr, sepse kjo mė dha mundėsinė tė luaja mė vonė te “Shpartallimi”.

    Xh. B. : Ē’figura tė tjera kujtoni nga skena e teatrit “Migjeni”?

    Justi: Gjithēka tė bukur qė luhet nė skenė. Aktorėt e dinė mirėfilli se ēfarė jam duke thėnė... Gjithēka e bukur, nė qoftė se unė e kam arritur, kurrsesi nuk e kam arritur pa aktorėt, tė cilėt i kam pasur partnerėt e mi nė skenė. Shpesh herė njė rol qė e kam arritur mirė nė shpirtin tim, mbasi mbaroja shfaqjen, shkoja e i thosha: “Lec (Bushatit) sa shumė mė ndihmove qė ta nxjerr kėtė moment tė bukur. Tė faleminderit! E ai, po ashtu mė thoshte mua. Kam kujtimet mė tė bukura pėr kėtė aktor tė shkėlqyer, qė ishte njė figurė potenciale e teatrit tė Shkodrės. Njeri i jashtėzakonshėm ishte Lec Bushati! Ishte partneri im i denjė, shoku im i skenės qė s’do ta harroj kurrė!”

    Xh. B. : E kujtoni rolin e Lirisė te “Yjet e netėve tė gjata”, rolin e hallės sė re te kinokomedia “Ēifti i lumtur” dhe filmi “Thirrja”? Ē’menduat ju si aktore e si Justinė?

    Justi: Kujtoj gjithmonė “Djem tė mbarė”, “Norėn”, “Shpartallimi”, e do tė kisha dėshirė t’i kujtoja edhe tė tjerat, por fatkeqėsisht unė nuk arrita, sepse nė atė kohė u martova dhe shkova pas burrit. Mund tė kujtoj, ndoshta, anėn tjetėr tė medaljes, anėn muzikore timen. Sigurisht ėshtė njė aktivitet i gjithanshėm, i vazhdueshėm, i dendur me koncerte tė ndryshme qoftė nė estradė, nė bankete, pėrkujtimore, nė festa tė ndryshme, etj. Unė isha e gjithanashme dhe ... (qesh) isha me tė vėrtetė ngrohtėsisht e rrethuar me muzikė, e ngrohtėsisht e rrethuar me opinionin, me Shkodrėn time, me njerėzit qė gjithmonė me inkurajonin, mė uronin..., edhe atėherė kur dikush kėndonte ose fishkėllente ndonjė moment kėnge qė i kishte mbetur e dėgjuar nė estradė njė natė mė parė, ose dikush tjetėr kujtonte njė tekst timin. Gjithashtu kujtoj edhe momente tė tjera qė kam interpretuar poezi, tė cilat i dua aq shumė!

    I kujtoj dhe “Yjet...”. Ėshtė ndėr momentet e para tė pjesėmarrjes sime nė kinematografi. Fiilimisht ka qenė njė ndihmė e madhe pėr t’u angazhuar, pėr t’u ingranuar ose mė tepėr pėr tė studiuar mėnyrėn, procesin si kryhet nė kinematografi, edhe si aktori mundet tė realizojė njė rol kinematografik, i cili ėshtė krejt ndryshe nga teatri.

    Roli i hallės! Kam uruar, kam lutur Zotin tė mbarojė sa mė shpejt ajo skenėz, se po mė mbyste sė rrahuri aktori Pistol Soja. E mė gjuante taman. S’kisha ē’tė bėja, duhej bėrė ashtu...

    Oh, po si jo?!.. (lėshon njė psherėtimė tė thellė e drithėruese). Filmi “Thirrja” mė kujton..., bile e kisha harruar titullin. Mė ka ardhė mirė qė e kam harruar, sepse ėshtė mirė tė fshish disa gjėra. Ma kujtuat... Tani po kujtohem edhe unė. Ai ka sjellė njė kthesė tė jashtėzakonshme negative, pėr sa i pėrket karrierės sime. Mė bėri njė barrikadė tė fuqishme qė mė tha: “Stop! Ne jemi zot e jo ti!”

    Xh. B. : Jeni dhe kėngėtare. Si keni hyrė nė kėtė rrugė? A mund ta thėrrisni fėmijėrinė dhe kujtimet nėpėr vite?

    Justi: Po si jo. Shkodėrlocja ime, ėshtė njė qytet qė lindi bashkė me muzikėn. Ēdo qenie, ēdo njeri mbi kėtė tokė tė Shkodrės sime lind me muzikė, ai ėshtė bashkė me muzikėn, shpreh e rrezaton muzikė. Kėsisoj, unė nuk jam e veēantė, unė jam si tanė shkodranėt. Zoti e ka dhanė qė unė tė hipi nė skenė dhe me pas mundėsinė me u shfaq mė dukshėm. Mjafton tė dalėsh nė rrugė e tė fillosh njė kėngė shkodrane, jam e bindur qė bėhet njė kor duke e kėnduar atė kėngė tė bukur, tė pavdekshme, perlėn tonė, muzikėn magjepsėse popullore shkodrane.
    Kujtoj qė kam kėnduar, recituar kur kam qenė e vogėl. Bile kam imituar edhe mė shumė. Kur kam qenė e vogėl mė thėrritni edhe djalė. Ka qenė e mbushur, e pasur jeta e fėmijėrisė sime. E kujtoj pėrherė me mall... E kėshtu kujtoj zotni Hilėn (Shahinin). Bėnim prova. Isha atėhere nė korin e shkollės “Ndoc Mazi”. Dhe zotni Hila gjithmonė mė thoshte: “Hajde, more dreq, se mė duket se po ta ndigjoj zanin ma shumė!” (qesh) E kėshtu mė mori, mė nxori tė kėndoj njė kėngė tjetėr. Pastaj soliste, pastaj kam shkuar nė Shtėpinė e Pionierit, atje ku kisha ėndrrėn time, atje ku u pėrkundėn sa e sa talente. Ėshtė e pamundur tė mos kalonin nėpėr atė derė edhe “Pula e gjeli”, “Kukulla”... (nis tė kėndojė ėmbėl): Pėr kukllėn due me kėndue / pėr kukllėn e fmininė, / kur isha fmi, moj kukull / sa mė gėzojshe mu...”, apo: Ko, ko, ko, ko ve, / kokoriste pula e re, / ki, ki, ki, ki / po kėndonte gjel’i ri. Kėngėn e kukullės e ka bėrė kompozitori Pjerin Ashiku, ndėrsa tė dytėn, “Pula e gjeli” e ka kompozuar Mark Kaftalli.

    Xh. B. : Ku qėndron fajėsia dhe pafajėsia e Justit?

    Justi: “Fajėsia ime” ishte, sepse kėndoja “ala Justinēe”, pafajsia ime mendoj qė ndoshta nuk duhej tė demonstroja gjithė aftėsitė e mia pėr njė kohė tė caktuar, siē ishte ajo kohė absurde. E kur kėndova nė Festivalin e kėngės Magjike, t’ju them tė drejtėn, nuk pata mundėsinė tė pėrjetoja atė ēka lashė para dhjetė vjetėve, sepse emocionet mė kishin mbėrthyer deri nė atė pikė sa mė zgjonin plot kujtime... Por fatmirėsisht isha me Arditin (Gjebrenė) nė skenė, tek i cili t’ju them tė drejtėn u mbajta, sepse dridhesha e gjitha. S’mė kishte shkuar ndonjėherė nė mendje se do tė provoja tė tilla emocione qė s’tregohen dot... Sigurisht ndryshimi ėshtė i madh, sepse nė vend tė kongreseve, etj..., etj... Erdhi, pra, momenti fatlum t’i sfidoj me njė kėngė, tė kėndoj... siē kėndon Justi.

    Xh. B. : Pėrse e quani moment fatlum?

    Justi: Ajo kėngė... nuk e di se si e solli Zoti qė unė e kėndova shumė vite para dhe kur kthehem pas nėntė vjetėve ajo ėshtė pėrsėri aktuale. Mendoj qė kam bėrė mirė qė nuk e kam kėnduar, sepse mė mjaftonin dhimbjet dhe mė mjaftonte trazimi im... Pastaj s’doja t’i krijoja keqardhje spektatorit, pra, atė qė kisha unė, mos ta kishte ai pėr mua.

    Xh. B. : Jeta bėn tė vetėn. Tė kthehemi te Justi nėnė.

    Justi: Ēfarė mund tė them. Jam njė nėnė si tė gjitha nėnat. Mundohem t’i rrethoj fėmijėt me pėrkujdesjet e mia, me edukatėn qė kam marrė prej nanės sime, prej prindėrve tė mi, me gjithēka i takon dhe e meriotn ky emėr aq i ēmuar: NANĖ!

    Xh. B. : Fėmijėt i keni futur nė udhėn e artit. Pėrse?

    Justi: Kur i kam futur fėmijėt e mi nė udhėn e artit, nuk i kam futur me mendimin qė kjo punė ėshtė e fiksuar dhe do tė vazhdojė kėshtu. Nė udhėn e artit i kam futur nė radhė tė parė, se diēka kam parandjerė, diēka kam paraparė, diēka kam shpresuar tek ato. U kam dhėnė drejtimin muzikor. Kjo pėr mua ishte e vetmja “armė”. Nė qoftė se njė fėmijė do ta shkollosh, muzika “zbut” shpirtrat. Kjo ėshtė njė rrugė e bukur, njė rrugė qė nuk tė ēon nė gabim. Kjo ishte edhe njė arsye, pse unė i futa fėmijėt e mi dhe i drejtova nė kėtė rrugė. Mbas 8 vjetėve u binda vėrtet, qė fėmijėt e mi nuk duhet ta lėnė mė kėtė rrugė. Kishin talent e aftėsi...

    Xh. B. : Fėmijėt tuaj nuk e kanė humbur fėmijėrinė?

    Justi: Fėmijėt e mi nuk kanė pasur fėmijėri. Ata gjithnjė kanė studiuar. Nga njė herė mė vjen keq nė shpirt, por... Ata vazhdimisht mė falenderojnė, pėr rrugėn qė u kam dhėnė... Mendoj qė fėmijėt i kam shokė. Sidoqoftė kjo ka qenė rruga me to: tė punoj e ato tė jenė tė lirė tė shprehin mendimet e tyre, edhe mundėsisht t’u japė rrugėn e njė pavarėsie nė marrėdhėnien me moshėn. Nuk ka mė keq se sa ta fusėsh nė tyrjelė apo nė morsetė njė fėmijė. T’ia komandosh trurin, ta bėsh robot. Ai nuk mund tė jetė kurrė “UNĖ”. Asgjė interesante nuk do tė kishte nėse unė do tė thoja: “Justina e dytė”, pėr ndonjėrin prej fėmijėve tė mi, pėr djalin Rubin, apo pėr vajzėn Flonja.

    Xh. B. : Me mall kėndoni njė kėngė pėr Vendlindjen. E kujtoni?

    Justi: Sigurisht. Nuk di si tė them, ka pėrkuar gjithēka me atė kėngė, jeta, aftėsitė, Shkodėrlocja, kompozitori shkodran e, nė fund qė i ndėrrova tekstin pėr tė cilin doja qė nė atė kohė ta kėndoja e tė kėndoja pėr Bik Ndojėn, por nuk mė lejuan. E tashti qė erdha e pata pėr detyrė me vu atė tekst qė dėshirova: “Sa herė kthehem nė qytetin tim / Shkodėrloce ky emėr sa bukur t’rrin...”

    Tashti jam e lumtur, sepse teksti ėshtė ai qė dėshiroja, ai qė dua tashti... SHKODĖRLOCE, KY EMĖN SA BUKUR T’RRIN!..

    Syri

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    sirena_adria (26-04-2021)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Justina Aliaj



    JUSTINA ALIAJ - Kėngė pėr Vendlindjen

    Kompozimi: TISH DAIJA - Poezia: VIOLETA KONGO


    Kėngė nga emisioni i TVSH " Koha nė Pentagramin Tim " - 1989.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Justina Aliaj



    “Me Bledin” - JUSTINA ALIAJ

    Njė emision nga Bledi Strakosha - RTSH, Janar 2020.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Justina Aliaj

    Justina Aliaj kėngėtare dhe aktore e lindur

    /Gazeta TELEGRAF

    Qė studente, ti luajte rolin kryesor nė dramėn “Njė shok i klasės sonė” tė K. Spahivoglit

    nga Prof. Josif Papagjoni

    Nė Facebook mėsova se Justina ALIAJ, Justi, ka ditėlindjen. Dhe saora gishtat donin tė shkruanin diēka pėr kėtė mike tė hershme tė rinisė sime studentore, ecejakur nė po tė njėjtin kurs pėr aktrim, nė vitet 1968-1972.

    E shtrenjta Justi!

    Po tė drejtohem miqėsisht se s’mundem dot ndryshe! Ke qenė njė nga miket e mia tė dėlira atyre viteve, kur optimizmi dhe drita e rinisė sonė ngrihej lart qiejve si avuj ėndrrash tė bukura arti, prej tė pėrzgjedhurish tė fatit a Hyjit, atyre shpresave dhe bukurive, asaj aventure dhe marrive tė papėrsėritshme rinore pėr tė hedhur supeve mantelin e tė bukurės, e famės, lazdrimet e egos dhe emrit. Shumėkush nga ne nuk e arriti kėtė pėrkėdhelje, ti e arrite. E pive kupėn e artit tė tėrėn, ani pse diku-dikur donin tė ta hiqnin nga dora. Tė kujtoj Justi atyre shkallėve tė Institutit tė Lartė tė Arteve, atyre studiove tė katit tė tretė ku merrnim dije, atyre studiove poshtė e nė kat tė dytė, ku mėsonim aktrimin dhe vigjėlonim ditė- natė mbi fjalėt, etydet, fragmentet, pjesėt. Ti spikate menjėherė ndėr ne, sepse kishe brenda dhuntinė e falur, vertikalen e Hyjit, ashtin e bukur tė aktrimit, stolinė e artistes. Ishe aktore dhe kėngėtare e lindur. Ishe bijė e Shkodrės me atė gegnishten tėnde poetike, por sidomos me dėlirėsinė tėnde si njeri, me bukurinė tėnde si femėr, me prezencėn tėnde dhe ndjesinė e sigurisė sė epėrme kundruall tė tjerėve. Ne ju donim si motrat tona ju, vajzat e bukura poetike tė kursit tonė, me Klaudetėn, Olimbinė, Meritėn, Shpresėn…

    Ti ishe pėr mua njė njeri i frymės, biseda dhe prania e jote ishte aq e ėmbėl. Viteve tė shkollės ti ndrite me rolin e vajzės nė shfaqjen e pedagogut tonė tė jashtėzakonshėm Kujtim Spahivogli. “Njė shok i klasės sonė”. Interpretoje dhe kėndoje. Unė zėvendėsova ca ditė Niko Kanxherin nė atė shfaqje, sepse duhej dikush qė t’i binte kitarės. I kujtoj ato ditė nė Durrės me Fllokon, Ndrenikėn, Kamen, Radėn, kujtoj shumė gjėra tė bukura prej teje, dhe mbi tė gjitha, Justi, kujtoj diēka, qė ti mbase edhe e ke harruar. Shpesh vija nė Shkodėr nga Puka dhe shikoja shfaqjet e teatrit dhe estradės aty. Atyre viteve tė ngujimit dhe mėrzive tė mia, nė njė koncert a shfaqje estrade ti kėndove njė porpuri kėngėsh shkodrane. Ti mė vure re dhe mė pėrshėndete hijshėm dhe doje, gati-gati, sikur tė ma dedikoje mua njė prej atyre kėngėve lirike. Dhe unė ndjeva fare afėr Justin e dėlirė tė viteve studentore. Ndjeva atė shoqe pėrdėllyese, qė derdhte nga skena respektin e saj. Ndjeva ajrinė“ e njeriut SHPIRTBUKUR… Njė tjetėr rast ishte shfaja “Djem tė mbarė” e Fadil Krajės, me trupėn e ardhur nė Pukė, ku ti luaje rolin kryesor. E si mund tė rrija pa thėnė dy fjalė pėr shfaqjen tuaj dhe pėr ty, nė njė artikull botuar nė revistėn “Nėntori”. Dhe plot copėra tė tjera kujtimesh, qė treten viteve, por qė e bėjnė portretin tėnd nė sytė e mi mė shumė se ai i dritėsimeve tė viteve studentore.

    Por, kėto copėza tė memories sime, qė befasisht u ngacmuan, doja tė t’i blatoja ditėlindjes tėnde, Justi. Paēka se ti studiove pėr dramė nė ILA nė harkun kohor 1968-1972, diplomėn e mbrojte mė 1985 me Bernada Albėn te drama e Lorkės “Shtėpia e Bernarda Albės”, ku vėrtet shkėlqeve dhe realizove njė nga rolet e tua kulmore, qė edhe sot tė nderon. Qysh studente, siē ta thashė, ti luajte rolin kryesor nė dramėn Njė shok i klasės sonė tė K. Spahivoglit, ndėrsa nė vitin e fundit, 1972 dhe mė pas ti luajte disa role kryesore nė dramat Shkallėt, Rrėnjėt, Tė pamposhturit. U bėre njė nga kėngėtaret mė nė zė nė fundvitet ’60 dhe mė tej, ku pėrveē vokalit tė fortė solle njė interpretim “ndryshe” tė kėngės me gjeste, lėvizje e qėndrime tė shpenguara, me energji e dinamikė, duke e thyer formėn e ngurtė tė performimit vokal skenik. Ti e rrėmbeve spektatorin me kėngėt e interpretuara mrekullisht si: Mall pėr vendlindjen, Interesant, Ne tė dy (1970). U bėre njė EMĖR qė i dhe rinisė sė kohės kėnaqėsitė e munguara, njė tjetėr imazh. Iterpretimet e tua tė ēlirėta dhe dinamika e mėnyrės sė tė kėnduarit, pėrfaqėsonte pėr kohėn pėrqafimin e prirjeve bashkėkohore qė u vunė re nė muzikėn e lehtė shqiptare nė fillim tė viteve ’70. Famėkeqi Plenum IV e fshikulloi Festivalin 11, dhe tok me tė tjerėt ti e ndjeve atė fshikull mbi lėkurėn tėnde…

    Por ti ishe si Fenix-i Justi, rilinde nga zjarri, sepse kishe nė shpirt dhuntinė dhe magjinė e Talies, hyjneshės dhe muzės sė Teatrit. Ti punove si aktore nė Teatrin “Migjeni”* tė Shkodrės, gjer mė 1992, kur emigrove jashtė vendit. Nė kėtė teatėr interpretove shumė role, si nė pjesėt: Djem tė mbarė, Lindje nė shtrėngatė, Vizita e inspektorit, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur etj. Interpretimi yt spikati edhe nė disa filma, sidomos te Rrethi i kujtesės i regjisorit Esat Musliu, shoku ynė i kursit, nė rolin e kujdestares sė grave tė internuara. Krijove njė model tėndin, njė karakter tėndin: gruan e ashpėr, sunduese, plot personalitet, e mėvetėsishme, autoritare. Loja jote pėrherė ka spikatur nga fuqia, energjia dhe integriteti psikosocial.

    E shtrenjta Justi!

    Tė kam pėrcjellė, si shumėkush shqiptar, ato ditė tė vėshtira tė Covid dhe zemra mė drithėronte. Por, ti je njė grua e fortė dhe e mposhte tė ligėn, sikurse e ke mposhtur gjithė jetėn tėnde ēdo tė ligė qė, jo njė herė, tė ėshtė pėrplasur padrejtėsisht dhe ta ka hidhėruar shpirtin. E pra, ditėt dhe vitet ikin, rrjedhin, diku humbasin nėpėr kujtesė e nostalgji, ndonjėherė i gėlltit harresa. Por ja qė kėsaj kohe tė mbrame, unė doja tė ta shprehja publikisht simpatinė time tė pafund e tė merituar, jo thjesht si aktore e kėngėtare, si artiste, por edhe si mike, si shoqen time tė vyer. Dhe pra:

    Gėzuar Justi, jetė tė bukur paē, mirėsitė e Zotit rėnēin mbi shpirtin tėnd e lumturi tė dhėnēin pėrherė !


    Njė pjesė nga rrėfimi i saj pėr dėnimin

    “Isha 18 vjeē kur u dėnova nė Festivalin e 11-tė”, pohon Justina. Teatri ‘Migjeni’ mė mundėsoi mbijetesėn me aktrimin dhe kėngėn popullore. Nuk e dija se pas shpine isha e survejuar. Mė thanė: ‘Mos fol mė, se ti e ke tė shkruar me shku nė Dukagjin’. Mė shpėtoi nga katastrofa e shpėrnguljes dhe largimit nga arti im, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Bilal Paruca”.

    “Ēifti i lumtur” ishte filmi qė e realizoi kur ishte 25 vjeē Piro Milkani e donte portretin e aktores dhe mundi ta marrė, pavarėsisht faktit qė ishte e dėnuar. “Nga ai film mė kujtohet druri i madh qė kam ngrėnė nga partneri im. Kam bėrė vetėm njė dubėl. Por nuk do harroj tė rrahurėn qė mė ka bėrė Bistoli. Aq shumė mė rrahu Bistol Soja, saqė iu lodh krahu. Nė kėtė film njoha edhe tim shoq, Pjerinin, mjeshtėr dekori”, tregon ajo. “Kur kryetari i Komitetit Ekzekutiv mė hapi dosjen time tė shihja ē’qe shkruar pėr mua, jam llahtarisur. Por ai mė qetėsoi. ‘Unė tani do tė ta fshij dhe do tė shkruaj tjetėr gjė, atė qė duhet’, mė thotė ai. Kjo mė shpėtoi. Pas kėsaj mė porositi qė kurrė tė mos guxoja t’i kthehesha muzikės sė lehtė. E tmerruar, unė i thashė: ‘Shoku Bilal. Mua kanė me mgjujtė me mollatarta’. ‘Jo,- mė tha ai. Do tė mėsosh kėngėn popullore me Bik Ndojėn. E kėshtu do vijosh e qetė rrugėn tėnde tė kėngės’. Dhimbja qė kalova me Festivalin e 11-tė mė bėri tė fitoja pėrvetėsimin e njė zhanri tė ri, atė tė muzikės popullore. Mė pas nisėn tė mė tėrhiqnin veshin, sepse gjestikuloja me tė dyja duart. Nė momentin e tekstit ‘ment e kresė’, instinktivisht ngrija duart pėr tė treguar kokėn. Aty ndėrhynte klarinetisti i orkestrės, qė ishte edhe sekretari i partisė: ‘Domethėnė, ti thua qė ka mbaru qeveria?’ – Po ēfarė tė bėj?- i thashė. ‘Me njė dorė’,- mė korrigjon ai.


    https://telegraf.al/aktualitet/justi...tore-e-lindur/

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,939

    Pėr: Justina Aliaj



    Exclusive - JUSTINA ALIAJ, njė simfoni e pambaruar

    Qeshor 2021

Tema tė Ngjashme

  1. Robert Aliaj
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-11-2017, 09:06
  2. Tasim Aliaj
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-12-2013, 20:58
  3. Robert Aliaj Dragot
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2012, 02:49
  4. Kerkohet nga familja Stilina Aliaj
    Nga Adela Vogel nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-06-2007, 06:15
  5. Sadik Aliaj
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 11:20

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •