Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit: E parevokueshme! KQZ të më zëvendësojë

    Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit.

    Doshi në letrën drejtuar KQZ shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.


    Po ashtu Doshi largohet edhe nga lista shumëemërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.


    LETRA E TOM DOSHIT


    Kërkesë


    Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

    Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.


    Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..


    I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.

    Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.

    Emri:  tomm.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  46.3 KB

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 26-04-2021 më 04:21

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit:

    Reagon Tom Doshi pasi dha dorëheqjen: Unë nuk hyj në Parlament, por partia jonë do jetë aty

    Tom Doshi ka reaguar për herë të parë publikisht pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputeti.

    Në një postim në Facebook, Doshi thotë se nuk do të hyjë në Parlament, por partia e drejtuar prej tij, Partia Social Demokrate, do të jetë në Parlament.

    Në reagimin e tij, Doshi thotë se përmendja e emrit të tij është tendecioze. E megjithatë, megjithëse nuk do të jetë në Parlament, Tom Doshi do të vijojë të jetë në krye të Partisë Social Demokrate.

    Reagimi i Tom Doshit:

    Të dashur antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq, duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush është surprizuar nga dorëheqja ime, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për të dhanë dorëheqjen nga mandati im si deputet.

    Ma së pari është e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, siç e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj çdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qenë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.

    Ky hap është ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

    • Së pari dua që të jem plotësisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emrit tim prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i është bërë kohët e fundit, duke çliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

    • Ky vendim është marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritur objektivat që i kishim vendosur vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

    • Në Parlament apo jashtë Parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktis asnjiherë.

    • Detyrimi im politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rrënjët në historikun tim familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

    • Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në Parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuaj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërkuar votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

    Të dashtun miq, politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte një politikë shterpë, nëse prej Parlamentit nuk do të kthehej prapë tek ju për të dhanë frytet e veta.

    Un nuk hyj në Parlament, por partia jonë do të jetë aty. Unë nuk hyj në Parlament sepse nuk dua që votat tuaja të kenë asnjë pengesë, së bashku me deputetet tanë në Parlament do ta çojmë lart zëein tuaj dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjeherë. Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerëzore që më keni dhënë, ju na dhatë votën tuaj e ne ju dhamë fitoren, tani së bashku do të ndërtojmë në Parlament dhe kudo të ardhmen tonë.

    /tvklan.al

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Toma sapo i dha nje leksion gjithe banditeve neper bote, «s’ka asnje problem nese perfshiheni ne trafiqe droge e afera korruptive, hajdeni ne Shqiperi, merruni me politike dhe ne momentin kur t’ju prejne fletarrestin, JEPNI DOREHEQJEN ». Kaq e thjeshte...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Kureshtar jam o Duke, po u jep leksion per 3 mandate rresht dhe akoma vazhdoni me keto akuza qesharake, do ishte mire te mereshe sado pak me partine tende, u duhet nje dore e mire leksioni!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Kureshtar jam o Duke, po u jep leksion per 3 mandate rresht dhe akoma vazhdoni me keto akuza qesharake, do ishte mire te mereshe sado pak me partine tende, u duhet nje dore e mire leksioni!
    Per kureshtjen tende, as nuk njihemi e as besoj te kemi replikuar/diskutuar ndonjehere bashke. Ndaj çuditem ku e gjen ti kurajon qe me etiketon partine bashke me kauzat pa me njohur? Ne dijenine time nuk ekzistojne patronazhistet ketu tek forumi...

    Per t’iu rikthyer temes, a nuk ma shuan ti ndopak kureshtjen per ç’arsye Tom Doshi fiton 3 mandate (2 ne Shkodër + 1 Tiranë) nen siglen e nje partie qe mezor mblidhte 12 vota para dy vitesh? Mesa di une ky tipi s’ka as program, as para flet ne parlament se eshte aq analfabet sa mezor lexon dy rrjeshta dhe per me teper eshte i njohur nderkombetarisht per trafik droge dhe afera korruptive?! Ty kjo te duket qesharake apo leksion demokracie?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Opinionet e kendveshtrimet jane te ndryshme, ti mund ta quash analfabetik trafikant etj, ndersa shkodranet qe e njohin me mire se une e ti kane nje mendim tjeter dhe te sakte mbi te. Kush eshte ai duhet te mbaje pergjegjesi personale dhe ka autoritete qe meren me kete pune, po te degjosh Rakipllarin dhe ti maresh te mirqenka te gjitha qe ato thote, eshte qesharake..

    Ps. Ndjese nese te ceka personalisht, po laj thaj ne jemi

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

    Nuk eshte opinion por fakt, qe i eshte ndaluar viza per shkak te trafiqeve te droges dhe aferave korruptive. E permenda Shkodren si rreth sepse votat i merr neper fshatrat e Malsise se madhe. Po, opinion quhet kur une e etiketoj si nje politikan qe s’di te thote nje fjali korrekte dhe kam arsye perse e bej. Ne 12 vite deputet (mbase me teper) Toma ka rene ne sy vetem kur shan te *ifsha robte, moldave ta *i rracen, ti thej kryt, radje (=radio), binezment (=biznesmen), pulic (=polic). Ndoshta ky lloj komunikimi mund t’i siguroje votat e fshatareve te vete. Po ne Tirane, per ç’arsye e merr mandatin? Po ne Korçe (Parisin e shqiperise), qe del parti e trete, per elokuencen apo programin qe s’e ka votohet?

    Eshte fenomen shqetesues ky i nderuar, ndaj gabon qe e devijon diskutimin duke e kthyer personale. Sa per rikujtese ne zgjedhjet e vitit 2013, ne Puke fitoj nje mandat nje parti demokristiane, qe njesoj si partia Doshit nuk permendej ne asnje sondazh dhe askush nuk ia kishte degjuar emrin. Ishte partia e vellezerve Mark Frroku dhe Arben Frroku. Njeri i denuar ne mungese per vrasje ne Bruksel, kurse tjetri arrestuar ne Roterdam nga Interpoli per trafiqe dhe vrasjen e nje komisari policie. Kesaj liste i u shtuan shume shpejt Arben Ndoka i denuar ne Itali per trafiqe te qenieve njerezore e prostitucion. Ne vazhdim deputeti Armando Prenga, qe plagoste policin me pistolete ne rajon policie, edhe ky i njohur nga drejtesia italiane per afera te ndryshme. E me tej me te njejten kategori politikanesh me kryetarin e bashkise se Kavajes (Elvisin me 4 emra), vajzen e te fortit te Dibres Lala (qe percaktonte rezultatin ne zgjedhje neper pergjimet e BILD) etj etj. Dhe kjo kategori politikanesh do hartojne/votojne ligje per arsimin, shendetesine, ekonomine ne dobi te qytetareve?
    Atehere nuk kemi perse çuditemi perse emigrojne masivisht shqiptaret, perse nuk vjen asnje investitor serioz i huaj, perse DASH e nxjerr korrupsionin ne çdo qelize te qeverise, perse BE na shton çdo vit kushte per anetaresim, perse Shqiperia importon dhe eksporton vetem droge, apo perse bemat e ketyre trimave me larte permenden deri ne Bundestagun gjerman. Mandatet e Doshit na e japin kete siguri...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-05-2016, 18:31
  2. Jakup Krasniqi heq dorë nga mandati i deputetit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-01-2015, 15:09
  3. Gjykata Kushtetuese: T'i hiqet mandati i deputetit socialistit Ilir Beqja
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-06-2011, 16:23
  4. Hiqet diploma falso nga CV-ja e deputetit Tom Doshi.
    Nga Qyfyre në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:25
  5. Kryeministri Koshtunica jep dorëheqjen, Serbia shkon drejt zgjedhjeve
    Nga Sabriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-03-2008, 10:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •