Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    KQZ: Pjesëmarrja në votime ishte vetëm 45.72%, më e ulta në 30 vjet

    43.68% e shqiptarëve kanë votuar deri në orën 17:00

    Emri:  zgjedhjet-shqiperi-750x375.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  15.8 KB

    Procesi i votimit për zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit. Sipas të dhënave nga KQZ-ja, mësohet se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, deri në orën 17:00 është 43.68%. Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 17:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1653 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 508968 qytetarë. Vijon Dibra dhe Tirana të kryesojnë si qarqet me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, me përkatësisht 49.82% dhe 49.30%.

    Emri:  pjesmarrja-ora.jpg

Shikime: 231

Madhësia:  28.2 KB

    Njoftimi i të dhënave për orën 13:00

    Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26% . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

    Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % KZAZ 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%. Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%. Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%.

    Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista. Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar.

    Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%. Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %. Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar më vitin 2017, ka një rritje të konsiderueshme. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë me gazetarët për procesin zgjedhor, ka bërë me dije se në mbarë vendin janë 120 qendra votimi që nuk kanë operatorë.

    Urszula Gacek, kryetare e OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, në një komunikim për mediat, tha se ditën e hënë, ora 15:00, do të jepet verdikti për zgjedhjet.

    Koha Jonë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Pjesmarrja e lartë e shqiptarëve në votime

    KQZ: Pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 45.45% deri në orën 18:00

    Emri:  ora-6-e1619368463466.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  26.8 KB

    Teksa kanë mbetur dhe pak minuta që të mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka arritur në 45.45% deri në orën 18:00.

    Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

    Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 51.24% dhe 51.53 %.

    Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është:

    Berat – 41.97 %,

    Durrës – 43.31 %,

    Elbasan – 47.69 %

    Fier – 43.42 %

    Gjirokastër – 39.91 %

    Korçë – 44.32 %

    Kukës – 47.65 %

    Lezhë – 42.35 %

    Shkodër – 39.49 %

    Vlorë – 32.93 %

    Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Shqipëri: Pjesmarrje e lartë e shqiptarëve në votime

    Qe pjesemarrja do ishte e larte nuk kishte asnje pike dyshimi ! Dy gjera na dallojme ne si populli me i zgjuar dhe me i vjetri ne bote,do shtoja dhe me te bukurit dhe me simpatiket e Universit ; qe qahemi dhe shajme shume dhe qe votojme po per ata nga te cilet qahemi dhe i shajme ! Si perfundim,populli me i zgjuar ne bote qahet dhe shan vetveten !

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Pjesmarrje e lartë e shqiptarëve në votime

    Celibashi: Paraprakisht kanë votuar 48.2 % e zgjedhësve

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se rezultatet paraprake për pjesëmarrjen në këto zgjedhje është 48.2%.

    ‘Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%.

    Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë.

    KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë’, tha Celibashi.

    Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.

    ‘Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive’, shtoi ai.

    Emri:  auto_-640-0-6085cbd17968e1619386891.jpg

Shikime: 224

Madhësia:  26.4 KB

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Pjesmarrje e lartë e shqiptarëve në votime

    KQZ ende nuk ka bere publike numrin e sakte te pjesmarresve ne votime!

    Miliona euro te shpenzuara per infrastrukturen zgjedhore, nuk arrijne dot te prodhojne nje numer pjesmarresh ne zgjedhje!

    Inkompetence apo djallezi?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Pjesmarrje e lartë e shqiptarëve në votime

    KQZ: Pjesëmarrja në votime ishte 45.72%

    Emri:  votimet-shqiperi-750x375.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  30.1 KB

    Ajo që u përfol të dielën si një pjesëmarrje plebishitare në zgjedhjet e 25 prillit ka rezultuar të jetë më e ulëta ndonjëherë që nga viti 1992 në vendin tonë. Pjesëmarrja më e lartë është ajo e zgjedhjeve të vitit 1992 kur drejt kutive shkuan 91.5 për qind e votuesve e nga këto zgjedhje doli qeveria e parë demokratike.

    Shifrën për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 2021-shit e dha këtë të martë Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një dalje para mediave kur tha se pjesëmarrja në votime ishte 45.72 për qind e totalit të qytetarëve që kanë të drejtë vote në vend. Sipas listave të votuesve të drejtën e votës në vend e kishin 3,588,869 persona.

    Kryekomisioneri është ndalur në deklaratën e tij edhe në shifrat sa i takon numërimit të kutive, ndarjes së mandateve sipas forcave kryesore.

    PS, sipas Celibashit, ka marrë 74 mandate me një përqindje prej 48.67 për qind të votave. Partia Demokratikë ka marrë 59 mandate me 39.4 për qind të votave kurse Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 4 mandate apo 6.85 të votave. Partia Social Demokrate ka marrë 3 mandate apo 2.23 për qind.

    Aktualisht numërimi i votave vazhdon për Qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit ku mbeten ende kuti të panumëruara.

    Kryekomisioneri solli në vëmendje se nga ana e KQZ janë marrë masa për të gjitha rastet kur është konstatuar vonesë apo zvarritje në procesin e numërimit.

    Ai nënvizoi se i gjithë procesi i numërimit është i filmuar dhe partive politike do t’ju shpërndahen pamjet filmike në mënyrë që ato ti kenë në dorë për të ndjekur hallkat e tjera që lidhen me procesin e votimit.

    Emri:  FD1.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  19.2 KB

    Koha Jonë

Tema të Ngjashme

  1. Nena tregon per vrasjen e djalit te saj vetem se ishte i krishtere
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2014, 16:43
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 13:21
  3. 10/10/10.........vetem nje here ne 100 vjet
    Nga prenceedi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 21:58
  4. Nese fati ishte ky, une e lashe vetem qe ta jetoja ashtu!
    Nga feroxhina në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 16:54
  5. Sikur vetem Gjinua te ishte Bretkose qe Fryhet si Ka*!
    Nga alumni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 04:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •