Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Shoqëria e Zezë për Shpëtim. Organizata e fshehtë shqiptare



    Shoqëria e Zezë për Shpëtim. Organizata e fshehtë shqiptare - Gjurmë Shqiptare

    Shoqëria e Zezë për Shpëtim

    WIKEPENDIA.

    Logoja e shoqërisë
    Shoqëria e Zezë për Shpëtim[1] ishte një shoqëri e fshehtë nacionaliste shqiptare e themeluar në vitin 1909.[2] Detyra kryesore e saj ishte të organizonte kryengritje në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë duke luftuar për bashkimin e katër vilajeteve osmane me popullsinë e konsiderueshme shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës) në një njësi autonome politike me qeverinë e vet dhe parlamentin.[3] Anëtarët e shoqërisë i konsideruan rebelimet e armatosura si mjete legjitime për arritjen e qëllimeve të tyre.[4]


    Përmbajtja
    1 Historia
    2 Kryengritja shqiptare
    3 Lufta e Parë Ballkanike
    4 Referimet
    Historia
    Sipas Nebi Dervishit, shoqëria daton në një farë mënyre që nga viti 1878 në Stamboll. Dervishi sqaroi se vula e saj përmban një armë dhe kamë, me emrin e shoqërisë në krye, dhe numrat 18 dhe 78 (majtas dhe djathtas), tregon periudhën e Lidhjes së Prizrenit. Shoqëria u riorganizua dhe mori strukturën e saj të vërtetë në vitin 1909 në Manastir, në të njëjtën ndërtesë e cila priti Kongresin e Alfabetit. Manastiri ishte një djep i lëvizjeve irredentiste, jo vetëm ato shqiptare. Kontribuesi kryesor ishte Themistokli Gërmenji. Më vonë, pati disa udhëtime për të vizituar kolonitë shqiptare, dhe gjeti mbështetje të madhe sidomos në kolonitë e Sofjes dhe Bukureshtit. Anëtarët e tjerë kryesorë të kësaj ishin Thoma Avrami, Nikollë Ivanaj dhe Pandeli Cale. Rregullorja u shtyp në një dyqan shtypshkronjash lokale në pronësi të familjes Qiriazi, dhe kishte 47 artikuj. Shoqëria themeloi degë në të gjithë vilajetet, në Korçë, Janinë, Gjirokastër, Vlorë, Filat, Delvinë, Përmet, Elbasan, Tiranë, Ohër, Strugë, Dibër, Shkup, Shkodër, si dhe në diasporë. Degët përdorën një vulë të ngjashme, pa shkronjën "Q" që ishte e pranishme në atë të Manastirit për dallimin e "qendrës". Emri i synuar që nga fillimi ishte "Dora e Zezë", në rezonancë me shoqëritë e tjera të fshehta që mbanin emër të ngjashëm në Evropë, por u zhvendos më vonë për të shmangur keqkuptimet në lidhje me programin dhe veprimtarinë e shoqërisë. Një korrespodencë e Fan Nolit me një prej themeluesve, Nikollë Ivanaj, tregon mosmarrëveshjen e Nolit me këto kongrese emërtimesh, të cilat i dukej si Mano Nera. Përkundër përpjekjeve të Ivanaj për ndryshimin e emrit në "Organizata Kombëtare e Shqipërisë", emri nuk u ndryshua për shkak të kundërshtimeve nga degët.[2]

    Shoqëria kishte një karakter të fshehtë që përputhej me atë të shoqërive të tjera të fshehta në të gjithë botën. Anëtarësimi lejohej vetëm për persona me shumë besim. Vetëm emrat fillestarë u përdorën në vend të emrave të vërtetë. Kjo e vështirëson studimin strukturën, anëtarësimin dhe aktivitetet e saj.[2]

    Kryengritja shqiptare
    Kryengritjet shqiptare në periudhën para Luftës së Parë Ballkanike u organizuan kryesisht në territorin e vilajetit të Kosovës. Isa Boletini, një nga drejtuesit e kryengritësve shqiptarë në vilajetin e Kosovës, shkroi një shpallje më 23 mars 1911 për shqiptarët në jug për t'u bashkuar me shqiptarët nga vilajeti i Kosovës në kryengritjen e tyre. Ai dërgoi emisarët e tij më 15 prill 1911 për të kaluar shpalljen e tij te kryengritësit jugorë.[5] Një nga detyrat kryesore të Shoqërisë së Zezë për Shpëtim ishte të organizonte kryengritje në territoret jugore.[6] Anëtarët e shoqërisë organizuan një mbledhje në Kolonjë. Në takim morën pjesë emisarët nga vilajeti i Kosovës të cilët sollën shpalljen e Isa Boletinit.[7] Drejtuesit e shoqërisë vendosën në atë mbledhje të organizonin grupe rebelësh të armatosur dhe të fillonin kryengritjen në jug në fillim të qershorit 1911.[8] Shoqëria arriti të krijojë komitete në disa qytete përfshirë Korçën, Elbasanin, Dibrën dhe Ohrin, por nuk arriti të mbajnë kontrollin mbi to sepse çdo komitet ka vepruar në drejtimin e vet.[9]

    Gjatë vitit 1911 përfaqësuesit osmanë arritën të merreshin veçmas me krerët e kryengritësve shqiptarë, sepse ata nuk ishin të bashkuar dhe i mungonte kontrolli qendror.[10] Perandoria Osmane së pari arriti të qetësojë malësorët e veriut shqiptar nga Vilajeti i Shkodrës duke arritur një kompromis gjatë një takimi në Podgoricë. Për të zgjidhur problemet në jug, përfaqësuesit osmanë ftuan liderët jugorë shqiptarë në një takim më 18 gusht 1911. Ata premtuan të përmbushnin shumicën e kërkesave të tyre, si amnisti e përgjithshme, hapja e shkollave në gjuhën shqipe dhe kufizimi që shërbimi ushtarak duhej të kryhej vetëm në territorin e vilajeteve me popullsi të konsiderueshme shqiptare. Kërkesa të tjera përfshinin që u kërkohej oficerëve administrativë të mësonin gjuhën shqipe, dhe që posedimi i armëve të lejohej.[11]

    Kur shpërtheu kryengritja shqiptare më 1912, Shoqëria e Zezë për Shpëtim lëshoi një shpallje për shqiptarët nga jugu i Shqipërisë dhe Manastirit duke i ftuar ata të marrin pjesë në kryengritje.[12]

    Lufta e Parë Ballkanike
    Kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, disa anëtarë të shoqërisë u takuan në Shkup më 14 tetor 1912, dhe hartuan deklaratën që iu dorëzua konsujve të Fuqive të mëdha më 16 tetor. Me këtë deklaratë ata njoftuan Fuqitë e mëdha se shqiptarët do të shkonin kundër aleatëve të Ballkanit jo për të mbrojtur Perandorinë Osmane, por për të mbrojtur integritetin territorial të vilajetit shqiptar. Ata vendosën të dërgojnë emisarë në veri të Shqipërisë, për të organizuar rezistencën në të gjithë rajonin dhe për të thirrur një kuvend kombëtar shqiptar. Sidoqoftë, luftimet gjatë luftës i penguan emisarët të kryejnë detyrat e tyre.

    Dega e Shoqërisë në Shkup organizoi gjithashtu një asamble të pasuksesshme për të shpallur bashkimin e katër vilajeteve më 14 tetor 1912.[13] Ismail Qemali - i cili shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë një muaj e gjysmë më vonë - kuptoi se fati i Shqipërisë do të vendoset në Vjenë.[14]
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-04-2021 më 03:38

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2017, 23:05
  2. Organizata Kulturore Shqiptare ne Amerike - gjeni nje afer jush
    Nga King_Gentius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2011, 23:05
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 11:29
  4. Në listën e zezë të BE-së shtohen 9 shqiptarë
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2005, 07:16
  5. Organizata mafijoze Italo-Shqiptare
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2003, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •