Emri:  safe_image-1.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  23.1 KB

Kryeministri Rama ka bërë deklaratë surprizë në studion e Opinion te Fevziu, kur u pyet që nëse nuk merr 71 mandate se çfarë do bësh. Ai tha se do iki, pra do largohem nga politika.

“Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë ato që kam premtuar për një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën “Rama ik” – tha Rama në “Opinion”.

Mbetet të shikohet pas 25 prillit kur do të humbasë në zgjedhje, a do ta mbajë premtimin publik apo do bëjë si dikur Stalini që testonte vartësit në parti dhe me pas iu priste kokën.

Pas kësaj deklarate të Ramës në selinë e PS kanë filluar të shikojnë emrin e ri për kryetar të PS. Një ndër ta mbetet Erion Veliaj, por edhe Ditmir Bushati.

Koha Jone