Video editorial i “Koha Jonë”: PS përsërit krimin elektoral në Dibër, kapet duke blerë vota
Koha Jone
Video editorial i “Koha Jonë”: PS përsërit krimin elektoral në Dibër, kapet duke blerë vota
Koha Jone
Eshte vrare nje njeri i pafajshem nga dora kriminale e terroristeve te pd. Ju merrni anen e krimineleve. T`ju vije turp.
Duaje te afermin tend si veten
https://www.balkanweb.com/blerja-e-v...basanit-video/
Vazhdon terrori psikologjik, ka ardhur koha te mbrohemi prej ketyre.
Duaje te afermin tend si veten
Keta jane te semur mendor per pushtet, madje jane ne gjendje te vrasin vetem te fitojne votat.
Arrestimet për blerje votash në Dibër/ Kandidati i LSI: Dy herë skandal manipulimi i Rilindjes. E hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni”
Kandidati për deputet i LSI-së Përparim Spahiu e ka konsideruar dy herë skandal faktin që sipas tij “Rilindja është kapur me presh në duar duke vjedhur vota në Dibër dhe nuk pendohet”.
Spahiu e konsideroi si qëndrim qesharak atë të PS-së në Dibër, që deklaroi se ngjarja nuk ka lidhje me personin në fjalë Denis Xholi.
“Por, mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime. Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni“”, ironizon Spahiu.
Në reagimin e mëhershëm të PS-së thuhej: “Pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie”.
Deklarata e Përparim Spahiut
Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet!
Eshtë 2 herë skandaloz fakti i tentativës për blerje votash në Maqellarë nga drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë që u kap me lekë e fletë votimi në makinë.
Skandali i parë është që rasti i Maqellarës ku blerësi i votave tani gjendet nën arrest, tregon mentalitetin grabitës dhe manipulues të Rilindjes. Ata nuk heqin dorë nga vjedhja e votës!
Skandali i dytë është qëndrimi qesharak i PS Dibër, që në vend se të kërkojë ndjesë për turpin e madh, pretendon se nuk ka lidhje me personin në fjalë, Denis Xholi.
Zotëria është përfaqësues i PS, blinte vota për PS, është funksionar në bashkinë e drejtuar nga PS. Ai është ndaluar në një akt kurajoz të qytetarëve të Maqellarës. Ai është kapur me presh në dorë! Ndaj gjendet i arrestuar!
Por, mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime.
Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni”.
Populli është në këmbë!
Asnjë tentativë kriminale për blerje votash nuk do të tolerohet!
Mos i hidhni benzinë zjarrit. Lërini qytetarët e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë të votojnë të lirë!
Ndryshimi i madh po troket, jemi gati!
Panorama
Krijoni Kontakt