Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Socialistët në panik. LSI miting madhështor në Tiranë

    Mitingu i madh, mbështetësit e LSI nisin të mblidhen në shesh

    Emri:  LSI-Tirane-1-1140x570.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  51.5 KB

    Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot në orën 18:00 mintingun e madh në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Mbështetësit e kësaj force politike, megjithë kohën e pafavorshme me shi, kanë dalë në shesh shumë më herët se të nis aktiviteti.

    Fotot më poshtë tregojnë mbështetësit e LSI-së që kanë nisur të grumbullohen.

    Ndërkohë mijëra qytetarë nga qarku i Lezhës, Fierit, Shkodër, Berati, Vlorës, etj, janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në mitingun e madh të LSI sot në Tiranë.

    Videot më poshtë tregojnë momentet kur karvanët me makina nisen nga Fieri drejt Tiranës.



    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Socialistët në panik. LSI miting madhështor në Tiranë

    VIDEO/Dhjetra mijëra qytetarë në mitingun e LSI në Tiranë

    Sot, LSI, në ora 18.00 zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore për 25 prillin. Pas një fushate ekselente, kudo nëpër Atdhe, Monika Kryemadhi dhe krejt strukturat e LSI-së, vijnë sot në sheshin e shenjtë të Tiranës për të treguar mbështetjen e madhe politike, me energji rinore dhe me një kurajo të jashtëzakonshme kundër sistemit kriminal dhe oligarkik të kryeministrit Rama.

    Për t’iu bashkuar këtij manifestimi me dhjetëra makina që valëvisin flamujt e LSI-së janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit.

    Video më poshtë tregon qytetarët e nisur nga Fieri, Elbasani, Durrësi, Berati, Vlora, Skrapari dhe qytete të tjera që po udhëtojnë drejt kryeqytetit për në sheshin “Nënë Tereza”.





    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Socialistët në panik. LSI miting madhështor në Tiranë

    Mitingu përmbyllës i LSI në sheshin “Nënë Tereza”, Kryemadhi: Votoni për ndryshimin, gati të realizohet ëndrra e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane

    Emri:  81e2b054-2115-4692-a11e-99b4a7316332.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  20.5 KB

    Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, u bë pritëse e mijëra anëtarëve të LSI, pasi në atë shesh, u zhvillua mitingu përmbyllës i fushatës elektorale për atë parti.

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj për qytetarët e pranishëm, tha se qeveria aktuale i ka lënë në harresë njerëzit.

    Ajo theksoi, se është detyrë e LSI që të ndërtojë një të ardhme të sigurt për familjet shqiptare, duke ofruar arsim më cilësorë, paga të mirëpaguara për të gjithë.

    “Motra dhe vëllezër, në këtë shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë.
    Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve.

    Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore.
    Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.
    Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh.

    Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës.

    Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit.

    Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.

    Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet. Vetëm LSI do të mblidhte qindra të mijëra të rinj e të reja në sheshin Nënë Tereza. Lista e LSI është ajo fituese, e këtë e tregon kjo pjesëmarrëse në këtë shesh. Lista e LSI është fitorja e të rinjve dhe të rejave, fitorja e të gjithë shqiptarëve. Ka vetëm një alternativë, përballë profesionistëve, të LSI ndodhen rilindasit që grabiten vendin, e braktisën.

    Ndodhen ata që terrorizojnë administratën për të dalë në shesh, vetëm e vetëm nga frika e këtij takimi të mrekullueshëm në sheshin Nënë Tereza. Ju e dini shumë mirë për mesazhet kërcënuese që i çohej administratës për të dalë në sheshin Skënderbej, por socialistët e ndershëm i përgjigjeshim, do të marrë pjesë në miting por në krahun tjetër të sheshin, aty tek LSI. Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, sepse ne kemi vënë zemrën e gjithçka që kemi për Shqipërinë.

    Për të realizuar ëndrrën për të pasur një Shqipëri të vërtetë. Për atë që kanë ëndërruar studentët e dhjetorit, prindërit tanë, që kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë, ne do u japim shqiptarëve atë mundësi që Rama ua mori. Do u japim mundësi shqiptarëve për të pasur shëndetësi të mirë, e jo me 100 standarde sipas Edi Ramës, por për të pasur një shëndetësi të vërtetë. Ne, do t’u japim shqiptarëve një arsim cilësor, ku fëmijët e familjeve shqiptarëve të kenë mundësi të shkollohen me dinjitet dhe me një arsim cilësor, në mënyrë që studentët shqiptarë të konkurrojnë në tregun e punës me dinjitet. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri ku politikanët nuk shihen si mashtrues, por do të jenë ata që do të mbajnë fjalën, sepse LSI e mban fjalën, të rinjtë e të rejat tek ne, luftojnë për Shqipëri Evropiane.

    Të dashur miq, ne sot, jemi në ditën e fundit të mitingjeve, sepse nesër që është dita e fundit e fushatës e pasnesër është dita më e rëndësishme e LSI, sepse këto dy ditë janë ditët më të rëndësishme për të punuar çdo sekondë me qytetarët, për t’i mësuar si votojnë, e të mos e bëjnë fletën e pavlefshme. Të mos bien pre e bandave të rilindjes, të patronazhistëve të Edi Ramës dhe fuksave të Veliajt. Ne do të kujdesemi për qytetarin, ashtu siç kujdeset nëna për fëmijën e tij.

    Ne do të kujdesemi për të rinjtë e të rejat shqiptarë, në mënyrë që ata të jetojnë dinjotoz pranë gjyshërve të tyre. LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike. Do të krijojmë një klimë biznesi. 25 prilli do t’iu kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre, pasi qytetarët shqiptarë do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.

    Vota e shqiptarëve do e bëjë ndryshimin. Qeveritë dhe qeveritarët ju e dini shumë mirë janë kalimtarë, e dini shumë mirë keni parë shumë kryeministra ministra, keni parë njerëz që kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shpërdoruar atë. Më 25 prill do i jepni fund pushtetit të individëve dhe do e ktheni popullit, sepse vota juaj është qeveria më e fortë”, tha Kryemadhi.

    Emri:  51f5028b-8bb4-4f2a-9d51-4126ed796376.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  29.4 KB

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Socialistët në panik. LSI miting madhështor në Tiranë

    Kryemadhi pas mitingut madhështor: Faleminderit Shqipëri! Të dielën, të gjithë bashkë votoni numrin 6

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka falënderuar sot dhjetëra mijëra qytetarët që morën pjesë në mitingun e sotëm të LSI-së në Tiranë.

    “Faleminderit Shqipëri! Mirënjohje pafund Tirana! Ju prisja, por erdhët kaq shumë. Jam pa fjalë dhe me mirënjohje në zemër. Të dielën do të jemi të gjithë bashkë, në shtëpinë e shqiptarëve që mban numrin e bekuar 6.

    Voto 6

    Voto LSI”,- shkruan Kryemadhi në mesazhin e tij.

    Emri:  Kryemadhi-LSI-2.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  48.8 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Socialistët në panik. LSI miting madhështor në Tiranë

    Mijëra mbështetës të LSI kalojnë afër vilës së Ramës në Surrel: Rama ik!

    Emri:  Surrel-2.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  41.6 KB

    LSI zhvillon sot mitingun e madh në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”. Mbështetës të kësaj force politike nga zonat përreth Tiranës, para mbërritjes në kryeqytet kanë kaluar afër vilës së kreut të qeverisë, Edi Rama në Surrel.



    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Një “model madhështor paturpësie”
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2017, 18:19
  2. Greqi, miting antishqiptar
    Nga MafiaWarz në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-08-2010, 09:54
  3. MTV, koncert madhështor në Vlorë
    Nga Albo në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 09:46
  4. Opozita e mbyll fushatën me një miting madhështor nga sheshi Skënderbej
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  5. Miting për Kosovën në Uashington më 24 Mars
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 07:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •