1. Vota eshte zė. Zėri zyrtarizohet me votė, tė tjerat mbeten fjalė.
2. Ne Shqiperi nuk ka kuorum pjesemarrje ne zgjedhje, ndaj nese voton qofte edhe nje pakice shume e vogel, zgjedhjet certifikohen dhe rezultatet perkthehen ne mandate 4 vjecare te njerezve te zgjedhur nga pakica, por qe do bejne ligje per TE GJITHE ne.
3. Kete vit do kemi risi edhe nje vote preferenciale, jepja nje kandidati ose kandidateje qe e meriton dhe qe percjell vlera, qe mesazhi i njerezve qe duam ne politike, te jete i qarte.
4. Nese nuk votojme ne, ndoshta vazhdon dhe ajo tradita qe te tjere mund te votojne per ne, keshtu qe me mire te votojme vete.
5. Ne rast se eshte tendenca qe votat te vidhen apo te numerohen keq, kjo mund te ndikoje kur ka pak votues. Mund te vidhen e te tjetersohen, 100, 1000, 10.000 vota, por jo 100.000 e 1 milione! Sa me shume votues te jemi, aq me pak do na vjedhin dot.
6. Vota eshte nje mesazh, zgjidhni se cfare mesazhi do donit te jepnit. Mesazhi i votes se bardhe nuk eshte se i intereson njeriu ne Shqiperi dhe nuk u nxihet faqja per te, por mesazhi pro ose kunder, po. Ndaj voto, mos e digj voten. Ka gjithsej 735 gra kandidate dhe 1105 burra kandidate, ne rang kombetar, zgjidh njerin prej tyre.
7. Nese e shet, e tregton apo e kėmben voten me nje favor, mendoje si nje kredi qe merr ne banke. Sot merr 5.000 leke, neser do paguash me interes 5 milione leke per gjerat qe nuk shkojne, ndaj mendoje a ia vlen.
8. Nese te kane bere presion per voten, mos harro se pertej asaj qe thone, ata nuk e dine dot se per ke do votosh realisht. Ndaj voto ke te duash sidoqofte, s'kane per ta marre dot vesh.
Edlira Cepani
Krijoni Kontakt