Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio përgjim që dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste.

Në përgjim del se një zyrtar i lartë i PS dhe administratës së Bashkisë Klos, ka paguar rreth 60 mijë lekë të reja (600 mijë) për të marrë votat e një qytetari.

Në bisedën rezulton se qytetari ka pasur probleme me banesën nga tërmeti dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit, i ka dhënë nga xhepi i vet, pa asnjë dokument, paratë për vendosjen e dritareve të reja duro alumin.

Nënkryetari i Bashkisë Klos (PS), Armand Gjini, ka marrë kështu garancinë nga qytetari, që pas pagesës së lekëve të votojë për Partinë Socialiste.



Koha Jonë