Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama i bën bisht pyetjeve të gazetarëve dhe ftesave për debat publik

    Kryeministri Rama e ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo. Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.

    Emri:  Screen Shot 2021-04-21 at 2.24.55 PM.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  15.5 KB



    Report TV
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-04-2021 më 14:28

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama i bën bisht pyetjeve të gazetarëve dhe ftesave për debat publik



    Report TV

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Edi Rama i bën bisht pyetjeve të gazetarëve dhe ftesave për debat publik

    Vetem gazetar qe nuk jane keta, pavaresisht sjellja e Rames nuk mund te justifikohet.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama i bën bisht pyetjeve të gazetarëve dhe ftesave për debat publik

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Vetem gazetar qe nuk jane keta, pavaresisht sjellja e Rames nuk mund te justifikohet.
    Edi Rama ne mendjen e tij kujton se shqiptaret nuk kane te drejte te dine apo te pyesin kryeministrin e tyre se si eshte duke i shpenzuar taksat e tyre apo si eshte duke punuar per ta. Kjo duket tek bezdisja e tij nga pyetjet e gazetareve, edhe kur vete e shkon ne nje televizion qe i mban anen atij. Kjo tregon edhe perbuzjen dhe percmimin qe ai ndjen karshi qytetareve te atij vendi, per llogari te te cileve ai gjoja punon.

    Por me e bukura eshte kur e pyeten: Pse nuk pranon ftesen e Lulzim Bashes dhe Ilir Metes per debat publik ne kete fushate?

    I zene ngushte, doli edhe tha: "nuk ekziston nje tradite e tille politike ne vend". Me pak fjale, une nuk dal te debatoj me kundershtaret e mi politike para syve dhe vesheve te elektoratit shqiptar, pasi nje tradite e tille nuk ekziston ne keto 30 vjet. Dhe me kete qe tha, tregoi se sa Rilindas i madh eshte per shqiptaret! Njeriu qe i vuri titullin e madh vetes Rilindas para 8 vjetesh, sot nuk ka kurajon as te beje ate me elementaren: te debatoje balle per balle e sy me sy me kundershtaret e tij politike, per problemet qe has vendi.

    Te jesh kryeminister i vendit e te mos u japesh pergjigje pyetjeve te gazetareve dhe te mos besh debat publik ne nje skene televizive me kundershtaret e tu politike ne nje fushate elektorale, do te thote te mos respektosh elektoratin tend, ata njerez qe ti u kerkon votebesimin me vote.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama i bën bisht pyetjeve të gazetarëve dhe ftesave për debat publik

    “Hajde me gjithë ‘të fortët’ e tu”, Meta fton Ramën në përballje televizive: Bëhu njëherë trim, hë të keqen!

    Emri:  meta-rama.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  29.7 KB

    Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama.

    Përmes një mesazhi në “Facebook”, në ditën e fundit të fushatës elektorale, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete”.

    Mesazhi i Metës:

    Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!

    Emri:  meta-4.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  47.5 KB

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 11:45
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-08-2011, 08:55
  3. Edi Rama dhe Ben Blushi: Debat per situaten politike
    Nga ramaik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 29-08-2010, 06:50
  4. Pse nuk pranon Edi Rama debat elektoral me Sali Berishen?
    Nga ArberXYZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 16:34
  5. Ceka: Rama, përpjekje për të manipuluar opinionin publik
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 06:54

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •