Siluri: Jeta e dyfishtė e njė shqiptaro-amerikani tė akuzuar pėr trafik droge

Nė vitin 2018, prokurorėt shqiptarė ndėrprenė njė hetim pėr pastrim parash kundėr Ylli Didanit. Mė pak se dy vjet mė pas, ai u arrestua nė Shtetet e Bashkuara nėn akuzat pėr trafikim sasish tė konsiderueshme kokaine nė Evropė dhe pastrim parash.

Emri:  Ylli_Didani.jpg

Shikime: 165

Madhėsia:  34.2 KB
Foto e Ylli Didanit nga njė arrestim nė vitin 2009 nė Michigan, SHBA.

Nė pamje tė parė, banori i Miēiganit, Ylli Didani ishte njė biznesmen i suksesshėm me aksione nė kompani nė Shtetet e Bashkuara, Shqipėri dhe Kosovė, ku ai gėzonte njė marrėdhėnie biznesi me njė ish-shefin e eksortės pėr ish-kryeministrin e Kosovės Ramush Haradinaj.

Megjithatė, autoritetet e Shteteve tė Bashkuara thonė se kjo ishte thjesht njė fasadė.

Sipas agjencisė amerikane kundėr drogės, DEA, 43-vjeēari Didani bėnte njė jetė tė dyfishtė, gjoja duke gėrmuar pėr minerale, ndėrkohė qė nė fakt kontrabandonte kokainė nga Amerika e Jugut nė Evropė dhe pastronte tė ardhurat e paligjshme tė drogės.

Sipas autoriteteve trafiku i drogės ėshtė burimi kryesor i “parave tė pista” qė depėrtojnė nė ekonominė e dobėt tė Shqipėrisė, duke financuar korrupsionit politik, ndikimin e paligjshėm nė zgjedhje dhe mosndėshkueshmėrinė nga prokuroria.

Por ndėrsa njė hetim gjashtė vjeēar nė SHBA solli arrestimin e Didanit mė 1 prill nė Karolinėn e Veriut, prokurorėt nė vendlindjen e tij nė Shqipėri, ndėrprenė njė hetim ndaj tij nė vitin 2018, qė lidhje me transferta tė dyshimta bankare prej qindra mijėra dollarėsh.

Ēėshtja u mbyll nga prokurori, Alket Mersini i Prokurorisė sė Tiranės, i cili u shkarkua nė dhjetor tė vitit tė kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit – njė organ i pavarur i krijuar pėr vetingun e gjyqtarėve dhe prokurorėve, i cili vendosi qė Mersini nuk kishte arritur tė justifikonte burimin e pasurisė sė tij.

Nėpėrmjet telefonit, Mersini i tha BIRN: “Nuk e mbaj mend rastin. Kam marrė ca kohė pushim.”

Njė avokate qė pėrfaqėson Didanin nė SHBA nuk ishte e arritshme pėr koment.

“Kjo ėshtė shtėpia jote”

Emri:  Ylli_Didani_para.jpg

Shikime: 110

Madhėsia:  49.6 KB
Fotografitė me tufa parash e gjetur nga nė iPhonin e Ylli Didanit. Foto nga dokumentet gjyqėsore nė SHBA

DEA thotė se Didani drejtonte njė organizatė qė merrej me “trafik kokaine nė shkallė tė gjerė dhe pastrim parash”, e cila projektoi njė dron amfib pėr trafikimin e kokainės nga Amerika e Jugut nė Evropė dhe kishte financime nga njė biznemen nė fushėn e telekomunikacionit nė Miēigan, Marty Tibbitts deri kur Tibbitts vdiq pas rrėzoi avionin e tij luftarak tė epokės sė Luftės sė Ftohtė nė Uiskonsin nė vitin 2018.

Vetėm gjatė dy viteve tė fundit, autoritetet nė SHBA dhe Evropė kapėn rreth 3.5 tonė kokainė, e cila dyshohet se ėshtė trafikuar nga grupi i Didanit nga Amerika e Jugut nė Bilbao nė Spanjė, nė portin holandez tė Roterdamit dhe nė Antwerp tė Belgjikės.

Ai tani pėrballet me akuza pėr komplot pėr shpėrndarje tė substancave tė kontrolluara, komplot pėr shpėrndarjen e substancave tė kontrolluara nė bordin e njė anijeje nėn juridiksionin e SHBA si dhe pėr pastrim parash.

Sipas DEA-s, organizata e Didanit kishte lidhje nė Amerikėn e Veriut, Amerikėn e Jugut, Shqipėri, Turqi, Gjermani, Belgjikė, Spanjė, Holandė dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qė nė vitin 2015 dhe 2016, autoritetet amerikane e dinin se kishin zbuluar diēka tė rėndėsishme kur gjatė dy kontrolle tė veēanta tė iPhone-it tė Didanit gjatė kontrolleve kufitare nė aeroportin O’Hare tė Ēikagos u gjetėn fotografi ku shfaqeshin tufa tė mėdha dollarėsh amerikanė dhe Didani qė mbante armė zjarri.

Dy nga fotot kishin tė vulosur elektronikisht datėn dhe vendndodhja gjeografike e tyre u pėrcaktua si njė apartament nė qarkun Makomb, nė Miēigan. Apartamenti nė atė kohė ishte marrė me qira nga njė person i cili nė dokumentet gjyqėsore ėshtė identifikuar si CC-1. Hetuesit e panė Didanin nė kėtė apartament nė disa raste gjatė verės sė vitit 2016.

Sipas DEA-s, Didani dhe njė kontakt i cili nė iPhone-in e tij ishte regjistruar me emrin “Dan Dan” – pėr tė cilin agjentėt thonė se ėshtė CC-1 – shkėmbyen mesazhe Viber nė korrik dhe gusht 2016, duke diskutuar transferta tė paligjshme parash, marrje pakosh me FedEx, falsifikim pasaportash dhe shitje tė sasish tė mėdha kokaine.

Didani gjithashtu dėrgoi fotografinė e njė ēante sporti me ngjyrė tė kuqe, e cila brenda kishte pako tė shumta nė formė drejtkėndore, tė mbėshtjella me ngjyrė tė kuqe dhe tė verdhė dhe pėr tė cilat agjenti i DEA-s Brandon Leach tha se ngjanin me pakot njė kilogramėshe me kokainė. Fotoja shoqėrohej me mesazhin, “Kjo ėshtė shtėpia jote” dhe agjenti Leach i DEA-s tha se kjo donte tė thoshte se fitimet nga shitja e njė sasie tė tillė kokaine do tė ishin mjaftueshėm pėr tė blerė njė shtėpi.

“100 milionė euro”

Emri:  Marty_Tibbitts.jpg

Shikime: 160

Madhėsia:  33.2 KB
Marty Tibbitts duke pozuar me avionin e tij tė epokės sė Luftės sė Ftohtė. Foto nga Muzeu i Trashėgimisė Botėrore tė Aviacionit

Mė 19 korrik 2016, Didani i shkroi CC-1 duke kėrkuar qė tė takohej me “Marty-n sa mė shpejt tė jetė e mundur”.

Ai mė pas dėrgoi njė fotografi tė ekranit tė telefonit tė tij Blackberry duke treguar njė bisedė mbi gjetjen e dikujt pėr tė ndihmuar nė transferimin e “100 milion eurove” nga Deutsche Bank nė Frankfurt, Gjermani, nė njė bankė nė Dubai, me kusht qė banka mos ta raportonte transaksionin.

DEA e identifikoi “Marty”-n si bashkė-konspiratorin CC-2. Dokumentet e gjykatės shqiptare shkojnė mė tej, duke e identifikuar atė si biznemenin Marty Tibbitts nga Miēigani.

Tibbitts ishte drejtori ekzekutiv i njė kompanie telekomunikacioni tė quajtur ‘Clementine Live Answering Servic’e dhe themeluesi i Muzeut tė Trashėgimisė Botėrore tė Aviacionit nė Miēigan.

Si pjesė e hetimit tė pastrimit tė parave, DEA zbuloi se nė vitin 2016 dhe 2017, CC-1 mori njė sėrė ēeqesh tė mėdha nga Tibbitts tė cilat arrinin vlerėn e 860,000 dollarėve, tė cilat ai i arkėtoi nė njė dyqan ari dhe njė dyqan pengjesh.

“Nėpėrmjet trajnimit dhe pėrvojės, jam i ndėrgjegjshėm qė trafikantėt e drogės shpesh pėrdorin kėto lloje biznesesh, nė vend tė bankave zyrtare, pėr tė pastruar tė ardhurat e drogės nė njė pėrpjekje pėr tė mbetur tė pazbuluar nga agjencitė ligjzbatuese”, shkroi agjenti i DEA-s, Leach, nė deklaratėn e tij hetimore.

Dy ēeqet e para, tė cilat arrinin nė njė total prej 100,000 dollarėsh, u arkėtuan nga CC-1 mė 9 qershor 2016, nė tė njėjtėn ditė kur fotot e tufave tė parave – tė gjetura mė pas nė telefonin e Didanit – u shkrepėn nė apartamentin e CC-1.

Mė pas, mė 21 dhjetor 2017, pasi mori paratė e ēeqeve nga Tibbitts, CC-1 fluturoi me tė dretj Uashingtonit pėr tė takuar Didanin, duke ia dhėnė atij paratė e thata atė mbrėmje.

DEA thotė se, pėrveē dorėzimit tė parave tė thata nė Uashington, Tibbitts ishte i pėrfshirė nė njė sėrė transfertash me vlerė 1.8 milion dollarė nga njė bankė nė Tiranė tek njė anėtar i organizatės sė Didanit me qėllim financimin e trafikut tė kokainės.

Hetimi nė Shqipėri ndėrpritet

Emri:  Ylli_Didani_Para2.jpg

Shikime: 217

Madhėsia:  37.5 KB
753-kilogramė kokainė e kapur mė 11 gusht 2019 nė Portin e Roterdamit nė bordin e anijes MSC Anisha R. Foto nga: Dokumentet e gjyqėsore nė SHBA

Nė Shqipėri, Tibbitts vizitoi njė degė tė Raiffeisen Bank nė Tiranė mė 5 shtator 2017, duke thėnė se donte tė transferonte 500,000 dollarė nga llogaria e tij bankare nė SHBA pėr tė investuar nė Shqipėri, ndoshta nė telekomunikacion, prodhim, peshkim…

Transferta u realizua tė nesėrmen; paratė iu transferuan Didanit nė formėn e njė huaje 12-mujore pa interes, sipas njė marrėveshjeje tė noterizuar midis tė dy burrave.

Ditė mė vonė, Didani bėri dy tėrheqje qė arrinin nė total 65,000 dollarė nga Raiffeisen Bank. Ai gjithashtu nėnshkroi njė deklaratė noteriale se ai do tė blinte njė anije peshkimi me vlerė 500,000 dollarė nga njė shtetas shqiptar me emrin Ahmet Masha, i cili, sipas prokurorėve shqiptarė, nė vitin 2015 ėshtė dėnuar pėr kontrabandė nafte.

Dy javė mė vonė, mė 21 shtator 2017, Prokuroria e Tiranės lėshoi ​​njė urdhėr sekuestrimi pėr llogaritė bankare tė Didanit dhe depozitėn e sigurisė nė Raiffeisen Bank nė Tiranė, pas njė referimi tė bėrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Parandalimit tė Pastrimit tė Parave.

I kontaktuar nga BIRN, Masha mohoi tė ishte pėrfshirė nė ndonjė transaksion me Didanin, duke thėnė se ai e kishte takuar atė shkurtimisht nė vitin 2017.

“E takova vetėm pėr dy orė nė plazhin e ‘Il Gambero’”, tha ai, duke iu referuar njė restoranti me ēadra dhe shezlone nė Gjirin e Lalzit nė bregdetin shqiptar tė Adriatikut.

Duke folur nė kushte anonimiteti, njė prokuror shqiptar i cili kishte dijeni mbi kėtė ēėshtje, tha qė Masha kishte udhėtuar jashtė vendit me Didanin tre herė. Sipas prokurorit, varka qė Didani tha se do tė blinte pėr gjysmė milioni dollarė vlente vetėm njė milion lek.

BIRN mėsoi gjithashtu se Didani ishte shėnjestra e njė urdhri sekuestroje nga Prokuroria e Vlorės pėr 531,000 dollarė.

Muaj mė herėt, nė qershor 2017, Tibbitts nėnshkroi njė deklaratė noteriale pėr blerjen e njė prone nga njė shqiptar i quajtur Amarildo Ademi pėr 1.3 milionė dollarė, shumė e cila do tė paguhej me kėste.

Mė 19 qershor, Tibbitts transferoi kėstin e parė me vlerė 329,907 dollarė nė llogarinė e Ademit nė Credins Bank. Prokurorėt shqiptarė thonė se muajin tjetėr, 250,000 dollarė nga kėto para u transferuan nga Ademi tek Didani. Nė gusht, Tibbitts bėri njė tjetėr derdhje prej 499,915 dollarėsh nė llogarinė e Ademit.

Mė 22 nėntor 2017, prokurori i Tiranės, Ylli Pjeternikaj lėshoi njė urdhėr duke e sekuestruar llogarinė e Ademit dhe regjistroi ēėshtjen penale nr. 9539 tė vitit 2017, pėr pastrim parash.

I kontaktuar nga BIRN, Ademi tha se nuk kishte mė kontakt me Didanin. “Unė jam njė biznesmen dhe kam qenė i pėrfshirė nė transaksione pronash”, tha ai nė telefon. “E kam mbyllur kėtė ēėshtje.”

Nė fakt, kur Pjeternikaj u transferua nga Prokuroria e Tiranės nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė qershor 2018, ēėshtja i kaloi kolegut tė tij, Mersini, i cili zyrtarisht e ndėrpreu hetimit mė 31 korrik 2018.

Sipas regjistrave tė biznesit, Didani kishte dy kompani tė regjistruara nė SHBA, njėra prej tė cilave ėshtė mbyllur, dhe lidhje me dy firma nė Shqipėri, tė dyja tė regjistruara nė qytetin jugor tė Selenicės.

Ai ishte gjithashtu aksioner nė dy kompani tė regjistruara nė Kosovė nė fillim tė vitit 2018 – Urban-F Group Sh.p.k dhe Urban-FA Group Sh.p.k. Bashkė-aksionerėt e tij nė kompani pėrfshinin Arif Ahmetxhekaj, shefin e eskortės tė Ramush Haradinajt kur ky i fundit ishte kryeministėr.

Urban-F Group Sh.p.k kishte njė kapital aksioner prej 1.5 milionė eurosh dhe Didani kishte investuar 450,000 euro nė kompani. I kontaktuar nga BIRN, Ahmetxhekaj tha se ai nuk kishte pasur asnjė kontakt me Didanin qė kur mbylli kompaninė nė vitin 2018, pasi emrat e aksionerėve u publikuan nė media.

“I kemi ndėrprerė moti kontaktet, qė kur na kanė nxjerrė nė lajme, nuk kemi mė kontakte,” tha Ahmetxhekaj.

Droni i drogės “Siluri”

Emri:  siluri.jpg

Shikime: 121

Madhėsia:  44.9 KB
Prototipi i dronit, i cili u dizajnua nga organizata e trafikimit tė drogės e Ylli Didani. Foto nga Dokumentet e gjyqėsore nė SHBA

Me sa kuptohet nga hetimet e DEA-s, Tibbitts nuk e kufizoi veten nė financimin e operacioneve tė Didanit.

Ai ndihmoi gjithashtu nė hartimin e planeve pėr njė dron amfib parazit – tė krijuar pėr tė mbajtur drogė dhe pėr t’u bashkangjitur nė trupin e njė anije mallrash qė udhėtonte nga Amerika e Jugut nė Evropė. Plani ishte qė droni tė shkėputej nga anija rreth 100 milje larg brigjeve tė Evropės dhe tė transmetonte njė sinjal qė mėnyrė qė trafikantėt tė mund ta lokalizonin atė.

Midis majit 2016 dhe qershorit 2018, hetuesit pėrgjuan biseda tė shumta midis Didanit dhe Tibbitts ,nė tė cilat ata diskutonin pagesėn qė do t’i bėhej njė kompanie pėr zhvillimin e dronit, tė cilit ata i referoheshin si “Siluri”. Sipas komunikimit tė tyre, kompania ndėrtoi njė prototip, pėr tė cilin u pagua 12,000 dollarė, por hetuesit thonė se firma nuk kishte njohuri pėr qėllimin pėr tė cilin do tė pėrdorej droni.

Projekti u ndal pasi Tibbitts, i cili kishte komunikuar me kompaninė me emrin Dale Johnson, vdiq nė korrik 2018 kur avioni i tij britanik nga periudha e pasluftės ‘de Havilland DH 112 Venom’ – qė ai po pilotonte, u pėrplas nė njė hambar menjėherė pas ngritjes nė Uiskonsin.

Tashmė i mbetur pa kryefinancierin e tij, Didani nisi njė kėrkim ndėrkombėtar pėr njė zėvendėsues, nga Spanja nė Dubai, e nga Ekuadori nė Republikėn Dominikane.

Mė 8 shkurt 2019, ndėrsa ishte gati tė merrte njė avion pėr nė Ekuador, Didani u arrestua nė aeroportin Schiphol nė Amsterdam nėn dyshimin pėr pastrim parash. Ai u la i lirė njė javė mė vonė pasi pagoi njė gjobė dhe vazhdoi udhėtimin e tij.

Sipas DEA-s, nė Ekuador ai pati disa takime pėr tė diskutuar trafikimin e sasive tė mėdha tė kokainės nė Evropė pėrmes kompanive tė import-eksportit dhe kontejnerėve tė transportit.

Nga atje, ai fluturoi pėr nė Dubai mė 22 korrik 2019. Hetuesit qenė nė gjendje tė konfirmonin se organizata e Didanit filloi tė merrte shuma tė mėdha parash nga njė financues i ri pėr tė mundėsuar importet e kokainės nga Amerika e Jugut nė Spanjė, Holandė dhe Belgjikė.

Mė 11 gusht 2019, autoritetet holandeze nė portin e Roterdamit sekuestruan 753 kilogramė kokainė nė njė kontenier me banane qė vinte nga Ekuadori; mė 22 shkurt 2020, pėrsėri nė Roterdam, autoritetet portuale zbuluan nė njė anije mallrash 16 ēanta tė mėdha sportive qė pėrmbanin 644 kilogramė kokainė.

Autoritetet i lidhėn tė dyja kėto ngarkesa me Didanin. DEA qe gjithashtu ishtė nė gjendje ta lidhte organizatėn e tij me 1,000 kilogramė kokainė tė kapur mė 7 prill 2020 nė Holandė, e cila ishte dėrguar nga porti i Paitas nė Peru, dhe njė dėrgesė tė dytė prej 1,000 kilogramėsh tė kapur nė portin Spanjoll tė Bilbaos dy javė mė vonė.

Nė total, kokaina e kapur kapte njė vlerė tregu me shumicė prej mė shumė se 80 milionė eurosh.




Ky publikim (artikull) ėshtė prodhuar me mbėshtetje nga Programi Global: ‘Lufta kundėr transfertave tė paligjshme”, i zbatuar nga GIZ dhe i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkėpunimit Ekonomik dhe Ministria e Jashtėme Norvegjeze.

Pėrmbajtja e tij ėshtė pėrgjegjėsi e BIRN dhe jodomosdosmėrisht reflekton pikėpamjet e GIZ, tė Ministrisė Federale Gjermane tė Bashkėpunimit Ekonomik dhe Ministrisė sė Jashtėme Norvegjeze.


Autorėt: Besar Likmeta, Edmond Hoxhaj, Pėrparim Isufi
BIRN