Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dyshohet si shkak i sherrit shpërndarja e parave për vota, e plagosur edhe një efektive e “Shqiponjave”

    Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku militanti i PS-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri në lagjen “5 maji”.



    Raportohet se kanë mbetur 3 persona të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Efektivja Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes.

    Emri:  ekspo.jpg

Shikime: 569

Madhësia:  23.9 KB

    Grupi që dyshohet se fshihet pas ngjarjes së rëndë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

    Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.

    Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u vra pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”. Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

    Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    FOTO/ Vrasja në Elbasan, konflikti nisi pas denoncimit për ‘furgonin që shpërndante para’, ja momenti kur u pikas

    Skedarët e Bashkëngjitur 176603

    Ky është momenti që ka qenë dhe pikënisja e konfliktit në Elbasan që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit.

    Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet. Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohet autori, ish-efektiv i RENEA-s. Gazetarja: Pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit (EMRI)

    Emri:  VRASJA-NE-ELBASAN544444-1536x864.jpg

Shikime: 656

Madhësia:  43.0 KB

    Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani sot në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Arbër Paplekan. Sipas Lalës, Papleka është ish-efektiv i RENEA-s.

    Ndërkohë që janë plagosur katër persona të tjerë, mes tyre një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

    Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

    Sipas burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë, ish-efektiv i forcave të RENA-s, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Xhuvanit, i cili thuhet se po qarkullonte në një automjet pa targa, ndërkohë që ka lënë të vdekur viktimën.

    Mësohet se ndaj tij janë shtënë 8 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Gazetarja raporton se autori i dyshuar i vrasjes që tronditi sot Elbasanin është pjesë e shtabit elektoral të kandidatit për deputet të PD, Gazmend Bardhi. Viktima e ngjarjes së sotme është personazh me shumë dritëhije. Ai u denoncua nga PD për incidentin në Ditën e Verës, kur zoti Basha dhe Rama shkuan në Elbasan, ku sipas bluve Xhuvani ishte mbështes i PS-së. Më herët ai ka qenë përkrahës i LSI-së, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar me PS-në.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-04-2021 më 11:04

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja në Elbasan/ Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

    ELBASAN
    Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në një prononcim për mediat pak pas vrasjes në Elbasan.

    “Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimti të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”- u shpreh Bardhi.



    Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.

    Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Dalin emrat/ Kush janë 4 të plagosurit në përplasjen e Elbasanit

    Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS. Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

    Janë plagosur:

    Emiljan Prenga, 39 vjeç

    Pavlo Vuksani, 50 vjeç

    Eltjon Bodinaku, 32 vjeç

    Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

    Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Lexoni edhe temen e incidentit ne Elbasan, diten e veres: https://www.forumishqiptar.com/threa...C3%ABris%C3%AB
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Me radio policie në dorë – PAMJET e fundit të Xhuvanit në mitingun e Ramës

    Emri:  9e38fc4f-9c82-4d60-a8fc-4fac91e00403.jpg

Shikime: 439

Madhësia:  22.9 KB

    Mapo siguron pamje nga momentet e fundit në publik të 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani, që u vra sot nga ish-efektivi i Reneas, Arbër Papleka, në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

    Dje ai ishte i pranishëm në mitingun e kryeministrit Edi Rama, që u zhvillua në stadiumin e qytetit.

    Sikundër mund të shihet edhe në foto, Xhuvani mbante një radio policie në dorë, detaj ky që tregon se 56-vjeçari ishte pjesë e rrethit të ngushtë të socialistëve në qarkun e Elbasanit.

    Risjellim në vëmendje se kryeministri Edi Rama e ka mohuar me ngulm lidhjen e Pjerin Xhuvanit me Partinë Socialiste kur PD-ja e denoncoi si eksponent krimi pranë kësaj force politike, por gjithashtu si një nga organizatorët e përplasjes së ndodhur Ditën e Verës në Elbasan.

    “Ku lidhem unë me këtë grup? Unë nuk e di kush janë këta njerëz. Nuk më interesojnë kush janë. Nuk janë aty për mua…Janë 10 rrugaçë që u përplasën atje”, – u shpreh para pak kohësh Rama në një studio televizive kur u pyet grupin që u përplas më 14 Mars me simpatizantët e PD-së.

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Zëri i Amerikës për Elbasanin: Autori ka deklaruar se ka vepruar për vetëmbrojtje

    Emri:  voa-ngjarja.jpg

Shikime: 479

Madhësia:  24.8 KB

    Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë Socialiste mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit.

    Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.


    Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota.

    Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes.

    Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë Socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës.

    Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.

    Reagon ambasada amerikane

    Në një deklaratë të për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i bën “thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”.

    Deklarata bën të ditur më pas se ambasadorja Yuri Kim “i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, përfundon deklarata.

    VOA

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Dinamika e ngjarjes/ Banda e Suel Çelës qëlloi shtabin e PD-së

    Një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku eksponentë kriminalë, të njohur si grupi i Suel Çelës, janë kapur nga shtabi elektoral i Gazment Bardhit janë kapur me një makinë, që shpërndante para për blerjen e votës. Nga kjo përplasje ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa janë plagosur katër persona, mes të cilëve dhe një punonjëse policie.

    Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa katër të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një punonjëse policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në lagjen “5 Maji” në Elbasan, zonë e cila njihet për influencën që ka aty grupi kriminal i Çelajve.

    Raportohet se ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi,i cili ka ndaluar një automjet me para dhe karta identiteti që po bënte shitblerjen e votave, ku më pas kanë njoftuar shërbimet e policisë. Në mjetin me para mësohet se ka qenë dhe Klement Xhaferri, një eksponent i njohur kriminal, si pjesë e grupit të Suel Çelës, i cili njihet si mbështetës i Taulant Ballës.

    Policia është vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mes palëve kanë nisur fillimisht debatet verbale e më pas situata ka degjeneruar në konfrontime fizike. Gjatë përplasjes, personat që ishin në automjetin me para dhe karta identiteti kanë hapur zjarr në drejtim të mbështetësve të Partisë Demokratike, duke plagosur dy persona, konkretisht Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç.

    Kalimtarët janë tmerruar dhe janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes. Madje, banorët shprehen se e gjithë përplasja ka ndodhur në prani të dy drejtuesve lokalë të policisë.

    Në këtë moment, mbështetësit e PD janë kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Konkretisht, Arbër Papleka ka nxjerrë armën personale që kishte me leje. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur për mbështetjen e eksponentëve kriminalë të Partisë Socialiste edhe Pjerin Xhuvani me dhëndrin e tij, persona të njohur për policinë dhe që sulmuan simpatizantët e Partisë Demokratike për Ditën e Verës më 14 mars në Elbasan.

    Në ato momente mësohet se ka mbërritur dhe një patrullë e repartit Shqiponja, ndërsa të shtënat kanë vijuar nga ana e grupit që shpërndante para. Pikërisht nga këto të shtëna mendohet se ka mbetur i vrarë edhe Pjerin Xhuvani, 46 vjeç dhe janë plagosur punonjësja e policisë Xhensila Sota, 27 vjeçe.

    Burime policore thonë se Klement Xhaferri është shpallur në kërkim, por zyrtarisht policia hesht përballë të fortëve që tronditën Elbasanin.

    Emrat e Suel Çelës dhe Klement Xhaferrit u përfshinë në vitin 2017 dhe në sulmin ndaj policisë, kur me një mjet Audi goditën mjetin e nëndrejtorit të policisë Elbasan Gjergj Oshafi. Por vetëm disa muaj më vonë, ata u shpallën të pafajshëm për shkak të mbrojtjes së fortë që kishin nga mazhoranca.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani


  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kapet turku, blinte vota për LSI/ Vlorë, përgjimet e prokurorisë zbulojnë skemën e blerjes së votave

    Dy aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, u ndaluan nga policia për shkak se ata dyshohet të jenë përfshire në krime zgjedhore.


    Në përgjimet e nisura nga ana e prokurorisë së Vlorës, rezulton shtetasi turk, Abdulgfur Balikci 23 vjeç dhe Juriseld Mucaj 24 vjeç, kanë biseduar me njëri-tjetrin për blerje të votave. Dyshohet se në periudha të ndryshme, Muçaj ka marrë shuma parash nga turku Balikçi, për të marrë vota për LSI-në nga disa persona të njohur prej këtij te fundit.

    Në momentin e ndalimit, të dy aktivistëve, atyre u është sekuestruar një bllok, ku në të ishin shkruar 15 emrat e personave që dyshohet se do u blinin votën, po ashtu u janë sekuestruar edhe celularët për shkak se kanë pasur biseda mes tyre, që konfirmojnë veprën penale të shitblerjes se votës.

    Ndërkaq, hetimet e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK, si organi kompetent për krimet zgjedhore. Turku Abdulgafur Balikçi, ka qenë i angazhuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe ka pasur takime te shpeshta me kandidatin për deputet, Luan Rama.

    Balikçi prej disa vitesh jeton në Vlorë dhe së bashku me babain e tij, kanë një klinikë dentare. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, ku aktivistë dhe drejtues qarqesh të LSI-së, bien në pranga për blerje të votave. Ne Pukë, pak ditë më parë u procedua penalisht drejtuesi lokal i kësaj partie, Demir Syla, si dhe u vu në pranga Vasil Shabani, i dyshuar si sekser.

    Atyre iu gjeten një liste me emrat e 27 votuesve në Pukë, dy fleta të ngjashme me atë të fletës së votimit dhe mbi 5 milionë lekë të vjetra, me te cilët dyshohet se do të blinin votat.

    Top Channel

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    DEKLARATË E DREJTUESIT POLITIK TË QARKUT ELBASAN, GAZMENT BARDHI



    Të dashur qytetarë të elbasanit,

    Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.

    Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.

    Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.

    Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.

    Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes se Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.

    Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Në keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.

    Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.

    Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme, të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.

    Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.

    Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

    I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.

    Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Gazetari: Në Elbasan u plagos dhe një person tjetër me precedentë penalë. Po mjekohet në shtëpi, e largoi policia nga vendi

    Ngjarja kriminale që tronditi sot në Elbasanin nuk la katër të plagosur, por pesë. Gazetari Spartak Koka deklaroi se një person i rangut të lartë në hierarkinë e krimit në Elbasan është plagosur dhe po mjekohet në shtëpi. Po sipas tij, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e policisë. Gjithashtu Koka tha se janë zhdukur edhe serverat e kamerave të qytetit.

    “Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka.

    Koha Jone

  14. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Publikohet SKANDALI/ Kapet mat zyrtari i lartë i kësaj partie, ngacmon seksualisht vajzën dhe premto

    Publikohet SKANDALI/ Kapet mat zyrtari i lartë i kësaj partie, ngacmon seksualisht vajzën dhe premton punë pas zgjedhjeve: Do t’i them atij të PS-së unë, do...?

    Emri:  -800-0-607f293fa83f4.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  14.7 KB

    Publikohet SKANDALI/ Kapet mat zyrtari i lartë i kësaj partie, ngacmon seksualisht vajzën dhe premton punë pas zgjedhjeve: Do t’i them atij të PS-së unë, do...?

    SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
    20 PRILL 2021
    Publikohet SKANDALI/ Kapet mat zyrtari i lartë i kësaj partie, ngacmon
    Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së për Tiranën, bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

    Vajza i premtoi 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë i tha se nëse do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.

    Qytetarja: Hë, mor burrë i dheut!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në këtë orë vihet?

    Qytetarja: Ku je? Të mbajmë distancën njëherë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Mirë, o mirë, do të pish ndonjë gjë?

    Qytetarja: Të ruajmë distancën!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do pish ndonjë raki?

    Qytetarja: Ça të pi mo?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Raki më!

    Qytetarja: Jo, rrofsh! Tani 5 veta janë ok, i gjashti është kështu

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: mua më intereson të shikoj edhe ky timi, që ja ti, edhe bile duhet të vish çdo javë k’tu te zyra, ja që kontribon vajza, ka ardhur, nesër pasnesër të shikojë ai, që lëviz në zyra, jo erdhe njëherë dhe pastaj të thotë ai, që të verifikohesh për nesër në punë.

    Qytetarja: Ndonjë teke raki? S’e pi? Po pak o pak, se po na bën tapë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo unë pak pi me ndonjë shok, që vjen këtu.

    Qytetarja: Një çikë o, një çikë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do marr për vete një çikë. Gëzuar!

    Qytetarja: Mos është e fortë?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo më, jo!

    Qytetarja: Si po ecni me këto? Të flasim për punë njëherë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë për punë, e kemi garant, që fiton ky.

    Qytetarja: Është një familje, po është dorë e zezë. Ok! Tani mua ajo më intereson, se është një familje. Janë 5 veta. Si t’ia bëjmë me ato?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ajo ka 5 vota e ça do ajo?

    Qytetarja: Ça duan ato më? Ti e di, ça duan. Ti mendon, se dora e zezë do vende pune?



    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: O po, ça do?

    Qytetarja: Po jevgj, kush nuk e do lekun? Unë e para, po troç o vëlla, ça me të thënë kot budallallëqe, për ça vijmë vërdallë? Ore unë nuk besoj te fakti, që do më lirojnë post në drejtori mua.

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pse? Atëherë mos humbim kohë, edhe njëherë unë ta shpjegova shumë mirë, në qoftë se ne marrim ministri, ne s’jemi të varur, duhen me shkollë.

    Qytetarja: Po!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në qoftë se marrim drejtori ujësjellësi, këta janë pa shkollë, drejtoria e ujësjellësit, sa veta ka punësuar? Se ne e kemi këtu e në Kavajë, vetëm në Tiranë pa fshatrat 50 000 vetë. Nga këta 50-të janë 70 drejtorë mini degë, se dikush merret me kanalizime, dikush me projekte, dikush me sjelljen e ujit, dikush me faturime, dikush me linjat e reja. Çdo sektor ka drejtorin e vet. Po unë s’do bëhem ndonjë drejtor i vogël, se po të ishte për drejtor të vogël, s’kisha pse bëhesha nënkryetar, e mjafton një anëtar e një shoqëri me atë kryetarin e madh, drejtorin e madh, e kështu. Tani me punësim, i zgjedh unë. Unë kë do zgjedh? Kush ka kontribuar këtu, se nuk mund të them tani një njeri, që s’ka ardh fare në zyra dhe ta vë drejtor aty. S’ke arsimin përgjegjës, e di, sa punëtor ka? Ku? Në gjelbërim do bësh këtë në lulishte!

    Qytetarja: Po mirë, me sa vota e arrijmë këtë, që të mbledh? Shiko, se dua fjalë burrash, jo me më sorollat kot!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Moj!

    Qytetarja: Se për punë sorollatje, kam…

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa më shumë, aq më mirë për ty, po të flas. Unë, nëqoftëse do më bësh 10-të, po të shënoj 15-të nga ana ime, se unë kam shoqëri të tjerë. Ata, se unë postin tim, do s’do, do e marr vetë edhe pa më votuar njeri.

    Qytetarja: Ok!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po unë interesohem të marr sa më shumë vota, për të arritur atë, që duam ne, jo atë, që do na japi Luli.

    Hodaj shpjegoi se në ujësjellës ka 5 mijë vende pune dhe ata të PS-së do të duhet të paguajnë, për të mbajtur endin e punës, ndërsa aktivistët e FRD-së do të futen në punë pa pagesë.

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: S’na kanë kaluar fonde akoma, jemi në proces të atyre, ditën e zgjedhjeve, nëqoftëse do kemi lekë nëpër duar, kuptohet.

    Qytetarja: Sa po dalin si puna ime, që po bombardojnë gjithandej? Sa kanë dalë?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si puna jote? Secili më vete më, secili më vete. Këtu erdhi dje Prefekti i Dibrës, ai i Kukësit, ai tha 1000 veta t’i bëj unë, mori fletëpalosje vetë Prefekti. Vjen ai i komunës, ai i Kavajës këtu, ça ke bërë? Thotë ai – Kaq, kaq! Ok! Merri këto fletëpalosjet, bëji 5 takime, më thuaj mua, ku do t’i mbledhësh, t’i them kryetarit të vijë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të thashë, administrata, ne 10 mijë do bëhemi në Tiranë, ja 15-të.

    Qytetarja: Po!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Administrata ka 50 mijë, duhet të gjej edhe 30-të të tjerë, ta… Drejtoria e Ujësjellësit, siç them unë, ka 50 mijë punëtorë, ku do t’i gjej unë 30-të? Ne s’kemi 50 mijë FRD Tiranë. Ai 5 po mendoi se merr 100 mijë lekë, sot 4 vjet do rrijë në pritje, kurse ky që erdhi vullnetar, do hajë 4 vjet me 500 mijë lekë rrogë, do hajë tamam ky 4 vjet, 4 vjet do hajë 20 milionë, sa i bie. Se ti, që ma dhe votën jam i detyruar të të gjej një vend pune, sepse dhe kontributin tënd, pavarësisht u përhape në shoqëri, i the këtij më solle këta edhe 4 vjet do ta mbash vendin e punës, se të takon. Unë s’mund të.., ai i PS-së nuk i takon dhe unë po e marr në punë, po atë do ta marr në punë, po o me shoqëri, o me lekë, do ta marr në punë, se i bie, se ai s’më erdhi vullnetar për votën mua, do t’i them atij të PS-së unë, do vend pune? 500 mijë lekë e hajde futu! S’i them unë do kërkoj tek drejtori ai, që e ka në patronazh, po bie fjala. Se një i PS-së, që të punësohet te PD-ja, vetëm me miq, me lekë do futet, vullnetar s’mund të futet dot ai, se s’ka më punë ai.

    Por sipas tij, spastrimet në institucione do të bëhen pak nga pak, që të rinjtë t’ia marrin dorën punës.

    Qytetarja: Po mua s’do më lësh pas dore?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po hëngra unë, do hash dhe ti të thashë, më!

    Qytetarja: Dua post!

    ILIR HODAJ, N/KRYETAR I FRD – Po hëngra unë, do hash edhe ti apo jo? A e lamë kështu?

    Qytetarja: Në rregull! Këtyre t’u flas për vende pune atëherë!

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Vende pune, 4 vjet po vende pune, rrogën e di, sa është. Ministria i ka 1 milionë rrogat, drejtoria, ujësjellësi e ka 400 mijë lekë, sa e ka faturusja, tani unë nuk i premtoj ka edhe 500-nd, 600-nd, 700-nd, sipas përgjegjësisë, që ke.

    Qytetarja: Ndodhin këto për shembull aktualisht, ça janë te ujësjellësi, do hiqen nga puna?

    Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ohhh…, do ndërrohen ata avash-avash, sa t’i marrim dorën, do ndërrohen ata, se s’mund të fusim një, që e di zanatin e punës edhe të them ty vazhdo punën, ti s’e ke haberin fare, nga do t’i marrësh ato, ça bën ai. Seleksionojmë 10-të veta këtë javë, 10-të javën tjetër, 10-të, sa t’i marrim dorën, domethënë duke bërë stazh të rinjtë, duke i hequr ata. Kështu ekziston parimi, se s’mund të futemi të gjithë edhe ça të marrim ne? Nga vjen ky uji? Si bëhet? Ata kanë gjithë sistemin e kompjuterit, ne s’dimë fare, mund t’i fusin një të shuar ata, ça të bëjmë ne?/tvklan.

  15. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Nje percudnim i ngjarjes se ndodhur ne kete teme/ Nje makine e pd me me nje turme paramilitaresh te armatosur, kane sulmuar simpatizantet e pd, me pretendim se po "blejne vota"/
    Partia pd parti terroriste, te gjitha te nxitura nga "presidenti" i cili beri hapur thirrje luftenxitese. (mos u tallni duke bere qejf ne kafet e amerikes, se paku moralisht).
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Kreu i shtetit kërkon sqarime nga Prokuroria për ngjarjen në Elbasan: Ku janë pamjet filmike dhe dëshmitë e policëve?

    Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar sot nga strukturat e Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të japin sqarime publike lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur katër të tjerë.

    QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z ILIR META PËR NGJARJEN TRAGJIKE NË ELBASAN

    Kam ndjekur me shumë vëmendje, veprimet dhe reagimin e organeve ligjzbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan dhe që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike.

    Ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, nuk kanë dhënë një version të plotë zyrtar dhe shterrues.

    Janë disa pyetje, që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese:

    – A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?

    – A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?

    – A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?

    – Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?

    – Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?

    – A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?

    – Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?

    – Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?

    – Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?

    – A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?

    – A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?

    Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Zoti Drejtues i Prokurorisë SPAK, Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

    Në Republikën e Shqipërisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhet të japin llogari përpara tij!

    Ndaj, me shumë përgjegjshmëri, ju kërkoj:

    Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të!

    Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor.

    Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor. Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene!

    Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani! Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!

    Koha Jonë

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kush është “Kel Çami”, krahu i djathtë i Suel Çelës, dyshohet se plagosi dy ish-policët

    Në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, është bërë këqyrja e disa kamerave të sigurisë, por që kanë rezultuar pa interes për hetimin.



    Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Kelmend Xhaferri, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, të mbetur në tentativë, në dëm të disa personave. Zyrtarisht as drejtori i Përgjithshëm, as prokurori i çështjes që ishin dje në konferencë për shtyp, nuk dhanë shpjegime se kush kishte qëlluar i pari në vendngjarje. Por, burime nga grupi hetimor thanë se i pari ka qëlluar Arbër Paplekaj dhe më pas është kundërpërgjigjur me armë Kelmend Xhaferri, i cili është shpallur në kërkim.

    Në konferencën për shtyp të zhvilluar dje në Elbasan, nuk u dha përgjigje as për ndonjë hetim të mundshëm në lidhje me hetimet e Policisë, pasi dy zëvendësdrejtorët e Elbasanit dhe disa punonjës të Njësisë “Shqiponja”, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë që ndodhi të mërkurën. Ata janë pyetur për atë që ka ndodhur, po ashtu sikurse ishte sekret hetimor momenti se si ka nisur shkëmbimi i zjarrit, duket se sekret hetimor është edhe dëshmia e oficerëve të Policisë që kanë qenë në vendngjarje.

    Emri:  Suel-Cela2.jpg

Shikime: 502

Madhësia:  48.3 KB

    I KERKUARI

    Kelmend Xhaferri, i cili njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Megjithatë sipas burimeve, ai dyshohet të jetë personi që ka plagosur dy ish-policët, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, që ishin pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të Partisë Demokratike. Kelmend Xhaferri është një personazh i njohur në qytetin e Elbasanit.

    Ai u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me Policinë para tregut Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri, i njohur edhe si Kel Çami, u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës. “Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të Policisë në Elbasan te Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi Bardhi.

    Mbrëmjen e së mërkurës, gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” se Xhaferri e ka telefonuar personalisht dhe i ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me Prokurorinë dhe Policinë. Lala tha se e ka të regjistruar bisedën dhe se Xhaferri i ka thënë që është gjendur në atë ngjarje disa minuta pasi ka ndodhur vrasja pasi banon në atë zonë.

    Ndërkohë më herët, Gazment Bardhi tha se një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje është Klement Xhaferri, i cili ka tentuar të largonte makinën dhe personin që po blinte vota. Sipas tij, Xhaferri është autori i plagosjes së dy anëtarëve të SMV-së së PD-së. “Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve”, tha Bardhi në një deklaratë për shtyp.

    Panorama

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani


  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    I dënuar në Britani për trafik droge/ E shkuara kriminale e Mehmet Grecës, personit që u mbajt ‘peng’ nga PD në Elbasan

    Personi që qarkullonte me një makinë pa targa dhe u kthye në mollë sherri mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, ka precedentë kriminalë për trafik kokaine në Mbretërinë e Bashkuar.

    Emri:  Mehmet-Greca.jpeg

Shikime: 433

Madhësia:  67.7 KB

    Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.

    Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

    “Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

    Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

    Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

    Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

    Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

    Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

    Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash. Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

    BIRN

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Ekspertiza: 13 plumba “izraelitë” s’u qëlluan në Elbasan nga Arbër Paplekaj

    Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur 4 persona, mes tyre një efektive policie.

    Sipas burimeve nga ekspertiza të gazetarit Elton Qyno, rezulton nga gëzhojat e gjetura në vendgjarje se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga një pistoletë tip “Glock 9” ndërsa nga një pistoletë izraelite (ende nuk është gjetur) është qëlluar 13 herë .


    Hetimet e deritanishme përjashtojnë nga autorësia Klement Xhaferrin, i cili është në kërkim.

    Kush qëlloi? Nuk ka ende një përgjigje!

    7 gëzhojat e qëlluara nga arma e Paplekajt janë gjetur në një vend, ndërsa 13 gëzhojat e tjera janë gjetur diku tjetër. Nga këto të fundit besohet se janë plagosur Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksani.

    Në hetime është zbuluar dhe pronari i Benzit luksoz me targë AB 010, biznesmeni i karburanteve Ilir Beko, person të cilit RENEA i sekuestroi në 2019 arsenalin e armëve luksoze në ambientet e karburantit të tij në Papër të Elbasanit.

    Benzi përdorej nga djali i Ilirit, Eldjo Beko, i cili ditën e ngjarjes ia kishte dhënë makinën në përdorim Klemend Xhaferrit.

    Gjatë marrjes në pyetje, Beko nuk ka pranuar të tregojë se kujt personi ia ka dhënë makinën, ndaj dhe policia e ka arrestuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

    Risjellim në vëmendje se Policia ka lançuar emrin e Klemend Xhaferrit për autorësinë e plumbave kundrejt grupit të ish-policëve.

    Por dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se Xhaferri ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt, pasi e ka shtëpinë rreth 50 metra larg vendngjarjes.

    MAPO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:13
  2. Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-06-2015, 18:22
  3. Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
    Nga stern në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2011, 11:09
  4. Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policisë së Tiranës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 18:35
  5. Arrestohet Pjerin Ndreu
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •