Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Elbasani/ Prokuroria: Në makinën e Klement Xhaferrit u gjetën 19 karta ID dhe një listë me emra, në të Grecës, lista e patronazhistes. Çfarë u gjet nga kontrollet në banesa

    Të gjithë të akuzuarit e çështjes së Elbasanit kanë dalë sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Nga konflikti me armë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

    Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria nuk e përcakton se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit dhe nga ana e efektivëve të pranishëm në vendin e ngjarjes është deklaruar vetëm se janë dëgjuar të shtëna.

    Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim pas ngjarjes i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Dhe po kështu gjatë aksioneve për kërkimin e Xhaferrit janë gjetur në dy banesa serverat e dy kamerave të sigurisë, por edne nuk janë hapur.

    Ndërkohë në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur vetëm një listë me emra dhe patronazhist, por jo karta ID.
    Po kështu rezulton se mjeti që përdorte Klement Xhaferri, me të cilin ishte në vendngjarje ishte në pronësi të kompanisë Beko.

    Por Eldjo Beko i vetmi i arrestuar nga pala tjetër e konfliktit i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” tentoi ta fshihte këtë fakt.

    Balkanweb

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja në Elbasan/ Berisha publikon raportet e oficerëve të policisë gjyqësore: Në makinë u gjetën dhjetëra pasaporta, fletë votimi e blloqe pagesash (DOKUMENTI)

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e Policisë Ardi Veliu lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

    Berisha ka publikuar raportin e Policisë duke u shprehur se në makinën e Grecas dhe Xhaferit u gjetën dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, blloqe pagesash deri edhe shkop policie.

    Berisha pretendon se në raportin e dy oficerëve të policisë gjyqësore, thuhet se u gjetën 3 lloj gëzhojash, çka sipas Berishës tregon se në drejtim të aktivistit të PD u qëllua nga dy gryka zjarri.

    Deklarata e Berishës

    Breakin News!

    Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!

    Krimineli Ardi Veliu mashtron publikisht shqiptaret.

    Ne makinen e banditeve trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi u gjenden sipas raportit te policise dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, blloke pagesash deri dhe shkop policie.

    Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se nuk u gjenden materiale zgjedhore.

    Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.

    Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet dhe puthadori i tij Ardi Veliu! sb

    Emri:  Berisha-2.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  61.4 KB

    Emri:  Berisha-3.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  52.1 KB

    Emri:  Berisha-4.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  62.3 KB

    Emri:  Berisha-5.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  77.8 KB

    Emri:  Berisha-6.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  63.8 KB

    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    VIDEO SKANDALI/ Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit

    Lista me emra dhe fotokopje kartash ID, bllok shënimesh ku shkruhej “pagesa” si dhe një dokument format A4 me përshkrimin “formular patronazhi”, bashkë me disa fletëpalosje të Partisë Socialiste. Këto janë disa nga provat që Policia e Shtetit gjeti në automjetin pa targa të shtetasit Mehmet Greca, pas përplasjes me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan më 21 prill 2021, e cila përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur dhe njollosi zgjedhjet e 25 prillit.

    Sipas dokumenteve gjyqësore të para nga BIRN, Policia dhe Prokuroria kishin informacione mbi provat e gjetura dhe që sugjeronin se kishin të bënin me një krim zgjedhor, por dështuan të bëjnë arrestime apo të ngrenë akuza ndaj personave në fjalë, përfshirë një person me nofkën Met Dafllaku, emri i të cilit ishte shkruar mbi bllokun me shënimin “pagesa”.

    Provat e gjetura në vendngjarje nuk e penguan drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të deklaronte në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë pas ngjarjes, se nuk kishin gjetur materiale zgjedhore “që shërbejnë për shit-blerje të votës”.

    Ky skandal i rëndë u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kurse PD publikoi një video me titullin: Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit. Ndiqeni më poshtë:



    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

    Referimi policor mbi përplasjen e përgjakshme në Elbasan ngre pikëpyetje se Policia e Shtetit jo vetëm që mbylli sytë përballë provave që sugjeronin përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në krim zgjedhor, por mashtroi publikisht mbi faktet.

    Sipas deklaratës së Veliut, një grup ish-oficerësh policie të njohur si “Grupi i Mbrojtjes së Votave” të Partisë Demokratike, “i bllokuan rrugën automjetit të fuoristradë tip ML të drejtuar nga shtetasi me inicialet M.G. duke i prerë rrugën.” Policia e Shtetit e shpalli bllokimin e shtetasit Mehmet Greca si “heqje e paligjshme e lirisë”.

    “Nga këqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës,” deklaroi Veliu në konferencën për shtyp të datës 22 prill. [Link]

    Por ndryshe nga sa flet kjo deklaratë, dokumenti i referimit të veprës penale nga Policia për Prokurorinë e Elbasanit shkruan: “Në sedilen e djathtë përpara të këtij mjeti gjendet një çantë dore kafe, brenda së cilës gjenden […] një fletore me vija me shënim në kapak Met Dafllaku pagesë, brenda në 6 fletë shënime me emra dhe nr. id, format A4 me përshkrim formular patronazhi me tre fletë, 5 formate A4 me kopje kartash identiteti dhe pasaportash biometrike…”

    Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu konfirmoi në një përgjigje me shkrim se materjalet në fjalc janë gjetur në vendin e ngjarjes por sipas tij, këto materjale nuk përbëjnë prova për krim zgjedhor.

    “Grupi hetimor nuk i ka vlerësuar provat e gjetura dhe të sekuestrua në automjetin ML pa targa, si elementë apo si indicje që mund të shërbenin për çeljen e një hetimi për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve,” deklaroi Veliu në përgjigjen e tij. Argumenti kryesor për këtë vlerësim sipas Veliut lidhet me faktin se në automjet janë gjetur “vetëm 100 euro”.

    Veliu ia kaloi përgjegjësinë prokurorisë për të vijuar më tej me këtë çështje.

    “…është në tagrin e prokurorit që të nisë hetime edhe për vepra të tjera penale nisur nga provat e administruara apo dëshmitë e marra,” shkroi Veliu.

    Prokurori Alfred Shehu refuzoi të komentojë mbi çështjen dhe i tha BIRN se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë në çështje të debatit publik.

    Një zyrtar i policisë e përshkroi Grecën si një “socialist të flaktë” dhe banor të lagjes, ndërsa policia duket se u bind nga justifikimi që Greca dha për përdorimin e një automjeti pa targa.

    Pasi u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje si “person që ka dijeni për ngjarjen”, Greca u pa nga dëshmitarët duke qëndruar pranë qendrave të votimit në lagjen “5 Maji” në Elbasan në ditën e zgjedhjeve.

    Dokumenti policor i këqyrjes së vendit të ngjarjes tregon se në përplasjen e përgjakshme që ndodhi në sytë e dy drejtuesve të policisë së Elbasanit dhe një numri policësh u përdorën disa pistoleta, vërtetuar kjo nga larmishmëria e markave të gëzhojave të gjendura në vendngjarje, si dhe duket se është qëlluar nga pozicione të ndryshme.

    Raporti i Policisë thotë se aty u gjendën 7 gëzhoja të markës GFL 9 mm Luger si dhe 9 gëzhoja PPU 45 të kalibrit 11.2, ku këto të fundit u gjetën në gjashtë pozicione të ndryshme. U gjetën më tej tre gëzhoja S&B dhe një fishek 1 Maxx Tech. Gëzhojat e gjetura në terren sugjerojnë përdorimin e minimalisht tre llojeve të ndryshme të armëve, por policia ka sekuestruar vetëm armën e dorëzuar nga i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj.

    Gjithashtu, prania e policisë në vendngjarje nuk e pengoi një nga personat e përfshirë në konflikt, Klement Xhaferrin të largohej. Xhaferri është shpallur aktualisht në kërkim policor, por policia nuk ka gjetur ende vendndodhjen e tij.

    Sipas deklaratës së 22 prillit të Veliut, në vendin e ngjarjes, para, gjatë dhe pas përplasjes së armatosur gjendeshin dy zëvendësdrejtorë të Policisë së Qarkut.

    Greca, të cilit Policia e Shtetit iu referua si një qytetar që u mor peng me dhunë, është dënuar në Britaninë e Madhe në vitin 2016 pasi u kap me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund cash.

    Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e së dielës me 48% të votave, por akuzat për përfshirje të strukturave të krimit të organizuar në zgjedhje vazhdojnë. Në qarkun e Elbasanit, socialistët thelluan rezultatin e vitit 2017 dhe arritën të fitojnë 55% të votave.

    Një nga provat e sekuestruara në vendngjarje është një dokument me titull “formular patronazhi”, i gjendur në makinën pa targa të bllokuar nga mbështetësit e PD. Patronazhistët u bënë të njohur në publik pas rrjedhjes së një databaze të madhe me emrat e 910 mijë votuesve të Tiranës, databazë që besohet se i përket Partisë Socialiste.

    Kjo nuk është hera e parë që socialistët akuzohen se kanë përdorur persona me të shkuar kriminale për fushatat e tyre elektorale.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja e Xhuvanit/ Hetim penal dy zv.drejtorëve të Policisë së Elbasanit

    Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal mbi dy zëvendësdrejtorët e policisë në Elbasan Albert Nushi dhe Niko Palla e patrullën e policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

    Hetimet për rastin po kryen në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit, ndërsa sipas të dhënave vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve.

    Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje. Burime për ABC bëjnë të ditur se janë mbi 10 punonjës policie dhe dy zv/drejtorët që janë në hetim nga SHÇA.

    Kujtojmë se Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë nga një përplasje e armatosur më 21 prill në Elbasan. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Syri

  6. #26
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lihet në burg Arbër Peplekaj

    Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan lidhur me masat e sigurisë në ngarkim të Arbër Paplekajt dhe 10 të tjerëve.

    Paplekaj do të vazhdojë të qëndrojë bë burg. 10 të tjerët detyrim paraqitje 2 herë në muaj.

    Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e 56-vjeçarit, ndërkohë që gjatë përplasjes u plagosën dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.


    Ish-efektivi i RENEA-s, akuzohet për kryerjen e veprave penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

    Albeu.com

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

    Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke manipuluar të vërtetën për një vrasje që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit.

    Agjencia për Mbikqyrjen Policore zbuloi se policët që ishin aty, kur u vra Pjerin Xhuvani në datë 21 Prill të 2021 u bënë pjesë e një skeme manipulimi të dinamikës së ngjarjes. Hetimet kanë dalë në përfundimin se dy shefat e policisë në atë kohë, Albert Nushi dhe Nikollaq Papa kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe për më tepër, janë koordinuar me vartësit.

    Bashkë me ta, 6 policë të forcave Shqiponja janë bërë pjesë e manipulimit dhe kanë gënjyer para prokurorit të çështjes, njësoj si shefat e tyre.

    Për ngjarjen është në burg Arbër Paplekaj, ish-shoqërues i Gazment Bardhit që akuzohet për vrasjen me dy plumba të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dhëndrit të tij, Elton Bodinakut.

    Në përplasjen me armë, mbetën të plagosur edhe një police e Shqiponjave, Xhensila Sota dhe dy nga personat që ishin të përfshirë në mbrojtjen e votave për PD, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

    Mbetet ende mister shkaku që i detyroi policët të gënjenin dhe detajet që janë përpjekur të fshehin.

    Por ajo që duhet dalluar në këtë histori është fakti se në manipulim nuk u përfshi vetëm njëri apo dy policë, por i gjithë grupi bashkë. Dy shefa dhe 6 policë të Shqiponjave kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin për të dhënë dëshmi të rreme, mbi mënyrën se si mbeti i vrarë Xhuvani dhe si u plagosën të tjerët.

    Çfarë fshehën policët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan? Kush i organizoi të gënjenin të gjithë bashkë? Kë mbrojtën shefat e policisë në vendin e krimit?

    Deklaratat e tyre të rreme i shtohen manipulimit publik të ish-prokurorit të çështjes, Alfred Shehu.

    Ai deklaroi publikisht se në vendin e krimit nuk u gjetën materiale zgjedhore, por në gjykatë ai pohoi se aty ishin gjetur karta identiteti, lista të tipit të patronazhistëve dhe një sasi parash.

    Përveç kësaj, në makinën e njërit prej protagonistëve të ngjarjes, Kelmend Xhaferaj u gjetën postera dhe materiale të fushatës zgjedhore të Taulant Ballës.

    Xhaferaj u arrestua nga RENEA disa ditë më parë, por u lirua menjëherë, sepse kishte fituar pafajësinë. Roli i Kelmend Xhaferajt në përplasjen me arm mbeti i paqartë, ndërsa ende nuk dihet se kush i plagosi dy ish-punonjësit e policisë Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

    Lapsi.al

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    “Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit! Të gjitha detajet si ndodhi konflikti me fjalë, grushte e armë në Elbasan

    Emri:  Xhuvani-Gentian-Sharra-1536x725.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  27.1 KB

    Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerxin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

    Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Më tej, gazetarja Lala sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, që ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.



    Balkanweb

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:13
  2. Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-06-2015, 18:22
  3. Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
    Nga stern në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2011, 11:09
  4. Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policisë së Tiranës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 18:35
  5. Arrestohet Pjerin Ndreu
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •