Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Berat: Rilindja Socialiste kapet me një furgon me ushqime me të cilin do blinin vota

    “Ushqime në këmbim të votës”, Maliqi: Rilindja i piu gjakun për 8 vite

    Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e djeshme, më 19 prill në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që, sipas informacioneve të marra nga PD Berat, do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit.

    Pas kësaj ka reaguar kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi i cili e cilëson si mënyrën e vetme që i ka mbetur Partisë Socialiste është blerja e votës pasi është e tmerruar nga humbja.

    Emri:  maliqi.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  21.4 KB

    Ai i bën thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga Rilindja që nuk ka asnjë lidhje me ta.

    Postimi i plotë:

    “Të dashur miq!

    Ajo që pamë mbrëmë në Berat, tregon hapur se Rilindja e krimit është e tmerruar nga humbja dhe e vetmja formë që i ka mbetur dhe që di të bëjë më mirë, është blerja e votave me ca shishe vaji.

    I bëj thirrje Policisë së Shtetit të distancohet nga krimi i pushtetit dhe t’i shërbejë qytetarëve siç ligji ia dikton.

    I bëj thirrje Kryerilindasit të heqë dorë nga marifetet mafioze sepse populli të cilit i piu gjakun për 8 vite, nuk gënjehet me një shishe vaj për të votuar krimin dhe korrupsionin që ofron Rilindja.

    I bëj thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga Rilindja që nuk ka asnjë lidhje me ta, pasi është thjesht një organizatë kriminale dhe e ka shndërruar Shqipërinë në një greminë ku shanci i vetëm për ta shpëtuar është ndëshkimi me votë plebishitare më 25 Prill.”

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berat: Rilindja Socialiste kapet me një furgon me ushqime me të cilin do blinin vota

    Incidenti në Berat me furgonin e Bashkisë me ushqime, çështja i kalon SPAK, dy të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Emri:  bgdsg.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  22.2 KB

    BERAT
    Pas kapjes në flagrancë të furgonit të Bashkisë Berat,që ishte mbushur me ushqime për tu shpërndarë nga Partia Socialiste në këmbim të votës, drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë kallzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat,ku më pas u shoqërua edhe furgoni i ngarkuar me ushqime.

    Për disa orë me radhë në Prokurorinë e Beratit janë marrë në pyetje shoferi i furgonit Hekur Komani dhe kryetarja e Rajonit bashkiak nr.2 Joana Melëngu,që është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat bëjnë me dije se,Melëngu dhe Komani kanë deklaruar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore se,ushqimet që ndodheshin në furgon ishim ushqimet për familjet e prekura nga pandemia Covid-19.

    Sipas 2 punonjësve të bashkisë,ushqimet po transportoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat për të liruar sallën e konferencave ku ishin vendosur prej disa muajsh. Pas deklarimeve të marra dhe denoncimit të bërë nga opozita, Prokuria e Beratit ka vendosur ta përcjellë dosjen për hetim në SPAK,për mungesë kompetence në këtë hetim.

    Burimet zyrtare të Prokurorisë deklarojnë se,Joana Melëngu dhe Hekur Komani akuzohen për: Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal.Prokuroria e Beratit është në pritje të hetuesve të Spak për të kqyrur furgonin e sekuestruar nga Prokuroria e Beratit mbrëmjen e djeshme si dhe marrjen në dorëzim të dosjes hetimore.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-04-2021 më 10:23

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berat: Rilindja Socialiste kapet me një furgon me ushqime me të cilin do blinin vota



    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berat: Rilindja Socialiste kapet me një furgon me ushqime me të cilin do blinin vota

    E kupton se me çfarë zullumi ke të bësh kur lexon lajme të tilla:

    1. Në mendjen e sëmurë të Edi Ramës, ai është Pashai i Shqipërisë dhe Shqipëria nuk është një republikë, është pashallëku i tij. Detyrimisht, ai bën siç i do qejfi pa i dhënë llogari askujt, as qytetarëve të atij vendi dhe as botës së qytetëruar. Në mendjen e Ramës qytetarët e atij vendi janë argatët e tij. Këte unë e quaj: "A di çobanëria se çfarë është fisnikëria?!"

    2. Por nuk është vetëm Rama në faj. Ai përfiton që në rradhët e socialistëve, edhe pas 30 vjetëve demokraci, mentaliteti i tyre vazhdon të jetë mentaliteti i trashëguar i komunizmit. Në mendjet e tyre, ka vetëm Parti dhe një njeri në krye të Partisë. Dje ishte shoku Enver, sot është shoku Edvin. Dhe po në mendjen e tyre, Partia është Shteti! Nuk ka dallim në mendjen e tyre mes Partisë dhe Shtetit. Shkojnë e marrin mallrat nga magazinat e shtetit shqiptar, mallra të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, që ti shpërndajnë për fushatën elektorale të Partisë! Këtë unë e quaj: "mentalitet komunisti".

    3. E kupton edhe se çfarë Republikë Bananesh Shqipëria është kthyer, ku një i çmendur si Rama bën siç i do qejfi duke shkelur të gjitha ligjet e atij vendi, dhe prokuroria e gjykatat nuk i ndëshkojnë me ligj. Këtë unë e quaj: "Albanistan"

    Pak ditë na ndajnë për të parë nëse shqiptarët do të kalojnë testin e qytetarisë së tyre apo do të vazhdojnë të mbeten argatë të pashait Rama!

    Albo

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Berat: Rilindja Socialiste kapet me një furgon me ushqime me të cilin do blinin vota

    Je shume gabim Albo se nese e marrim ashtu sic thua ti, vetem me qeverine e Rames jugu pa rruge e drita, te shikosh te gjitha rruget qe lidhin zonen e laberise po investohet shume pune. Dhe jam i bindur qe nese e mer ai tjetri jo rruge qe nuk behen me po as do i hidhet me syte nga fshatrat sidomos nga zona jone.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-10-2015, 06:22
  3. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  4. Ushqime te fuqishme,ushqime qe te mbajne te ri,ushqime per ulje ne peshe.
    Nga benseven11 në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 07:59
  5. Gjergj Koja: Ja cilat vota synon Partia Socialiste e Re
    Nga Begby në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 04:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •