Akuzat e Ramës, Meta: Lidheni të marrin shokë socialistë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kreu i shtetit po kërkon të destabilizojë vendin, duke shfrytëzuar për politikë plagosjen në Kavajë.
Meta i drejtohet socialistëve me fjalët, “lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat“.
Kreu i shtetit publikon edhe foton ku duken autorët e plagosjes në Kavajë në shoqërinë e kryebashkiakut Redjan Kralit dhe kryetarit të degës lokale të PS, Elton Elezi.
“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt? Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?”, shkruan Meta.
Postimi i Metës
Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?
Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.
Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!
Shqipëria e shqiptarëve! 🇦🇱 Shqipëria në Bashkimin Europian! 🇦🇱🇪🇺
MAPO
Krijoni Kontakt